• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Luftar Reçi tregon me emra ushtarët e Çapjave, vrasjet e autorët: Pagesat për ekzekutimet i bënte Behar Shehu, te hoteli ka fjetur Imami dhe zyrtarë të tjerë të PD

by Java News
26/04/2022 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

I penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, në letrën sekrete të datës në 23 maj të vitit 2018, të cilën ia dërgon 34-vjeçarit Erjon Llapushi, sot një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, flet edhe për nëntokën e krimit në Shqipëri, për vrasje, ushtarë, lidhje politike, aleanca dhe plane. Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maksim Lalës dhe djegien e kufomës së tij, i shkruan shokut të tij të burgut Erjon Llapushi, për një person, i cili i ka dërguar një letër Reçit në burg, në të cilën flitet për krimet grupeve në Elbasan.

Reçi i rrëfen Llapushit përmbajtjen e letrës së pretenduar që i kanë dërguar, duke përmendur edhe një vrasje ku ka marrë pjesë, sipas tij, edhe vetë Llapushi.

Në letër, Luftar Reçi përmend disa emra, të cilët sipas tij janë ushtarë të grupit të Çapjave në Elbasan. Me tyre, figuron edhe vetë Erjon Llapushi, të cilit i dërgohet letra, sot në kërkim për vrasjen e për arsye banale të kryekamerierit  një restorant në Elbasan, Gazment Kurmaku, në tetor 2021.

Luftar Reçi thotë se sipas letrës që i kanë dërguar, ushtarët e Çapjave janë Gentjan dhe Saimir Baku, Erjon Kume, Erjon Llapushi, Bledar Muça, Astrit Sinani, Arben Jaçe, Marjus Tafa dhe Armand Llaka. Sipas tij, këta kanë vrarë kunatin e Fadil Memës, kanë vrarë Dritan Shemën, Ilir Rexhepin, Roland Rexhepin, si dhe babë e birë Gentjan dhe Nezir Beqirin.

Ai thotë se vrasjet janë bërë pas vrasjes së Kolit, duke iu referuar vrasjes së Sokol Çapjas. Sipas tij, ushtarët, pasi bënin vrasjet, paguheshin nga Bledar Shehu, kunati i Çapjave.

Luftar Reçi shkruan se Çapjat kane lidhje me PD-në, se tek hoteli i tyre Univers ka fjetur Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.

Pjesë nga letra prej 10 faqesh e Luftar Reçit

“Që të dalim në temë. Para 1 muaji më erdhi një letër nga një person. Në letër më shkruante, meqë unë njoh dhe kam miq në rangje të larta të Policisë së Tiranës, me bënte këtë ofertë siç do ta shpjegoj.

Edhe pse disa kanë vdekur nga emrat që do të shkruaj më poshtë, në letër më shkruan se, Agron, Ardian, Fejzulla, Enver, Grion, Ardit, Lorenc Çapja, plus kunatin Behar Shehu. Ushtarët Gentjan dhe Saimir Baku, Erjon Kume, Erjon Llapushi, Bledar Muça, Astrit Sinani, Arben Jaçe, Marjus Tafa dhe Armand Llaka.

Më ka shkruar për shumë krime gjasme të bërë nga këta emra. Si psh: 2006, plagosjen e Fadil Memës. Në 2006, vrarë kunati i Fadil Memës. Po në 2006, në Don Bosko, vrarë çuni i dajës së Fadil Memës, Dritan Shema. Në 2009, vitet vëllai i kunatit të Dritan Shemës, Roland Rexhepi, i quajtur Doda. Në vitin 2011, vritet vëllai i Roland Rexhepit, Ilir Rexhepi. Në vitin 2012, vritet shoku i Dritan Shemës, Gentjan Beqiri dhe Nezir Beqiri. 6 vraje pasi u vra Koli. Më shkrua se organizatorët janë vëllezërit Çapja si këto që janë gjallë dhe të vdekurit.

Më shkruan se ekzekutorët e Ardian Ibrahimit, Dirtan Shemës dhe Roland Rexhepit janë Behar Shehu, Gentjan Baku, Marjus Tafa dhe Armand Llaka. Më shkruan se pasi ushtarët bënin vrasjet, pagesat i bënte kunati i Çapjave, Behar Shehu. Disa nga vrasësit me pagesë i ka gjetur Gentjan Baku. Që Marjus Tafa dhe Armand Llaka janë komshinjtë e Saimir dhe Gentjan Bakut.

Më shkruan se në 2006, Erjon Llapushi nga Pogradeci ka qenë person në kërkim dhe është fshehur tek Saimir dhe Gentjan Baku pasi i ka çuna tezesh. Dhe që ti ke marrë pjesë në vrasjen e Ardian Ibrahimit dhe Dirtan Shemës.

Më shkruan se në vitin 2011 është kapur me dy pistoleta me seleciator Astrit Sinani nga Fieri, banues në Tiranë. Dhe ka bërë dy javë burg se ishte miku i Çapjave. Dhe pasi u lirua ai, është vrarë Ilir Rexhepi, Gentjan Beqiri dhe Nezit Beqiri. Më shkruan se janë njerëz të PD-së, që kanë fjetur tek Hotel Univers Arben Imami dhe të tjerë. Dhe shumë gjera që do të më lodhin po t’i shkruaj…”. /Shqiptarja.com/m.j

Next Post
Komisioneri Varhelyi vizitë zyrtare në Tiranë/ Takim me Ramën, Metën e Bashën. Do të mbajë edhe…

'Shtyrja e integrimit të Ballkanit s'është në interes të BE-së'/ Varhelyi: së: Lufta në Ukrainë na ka treguar se s'kemi kohë për të humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Hormovë të Tepelenës, flakët rrezikojnë përhapjen në Gjirokastër

Situatë kritike në Mallakastër, rrezikohet masivi pyjor i Lofkëndit! Kërkohet ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarreve

August 5, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Ulet çmimi i naftës, këtë të mërkurë zbret në 199 lekë/litër

August 5, 2026
SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

August 5, 2026
Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

August 5, 2026
Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet gjatë natës në 6-7 gusht autostrada Tiranë-Durrës

August 5, 2026
FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

August 5, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

August 5, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

August 5, 2026
Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com