• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Shtyrja e integrimit të Ballkanit s’është në interes të BE-së’/ Varhelyi: së: Lufta në Ukrainë na ka treguar se s’kemi kohë për të humbur

by Java News
26/04/2022 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të martën në Sofje, komisionari Varhelyi tha se “jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po flasim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendova se e zgjidhëm këtë çështje dy vjet më parë, por kjo tani është kthyer në tryezë”.

Varhelyi theksoi se BE-ja nuk ka as kohë dhe as interes që të shtyjë konferencat e para ndërqeveritare me Shkupin dhe Sofjen.

“Të gjitha shtetet anëtare duhet të kuptojnë fuqinë transformuese të procesit të anëtarësimit. Dhe ky është mesazhi që po sjell përsëri në Sofje. Kam qenë këtu para tre javësh dhe do të vij sa të jetë e nevojshme për ta zgjidhur këtë çështje në qershor të këtij viti, sepse lufta në Ukrainë na ka treguar se nuk kemi kohë për të humbur dhe as interes që ky proces nuk vonohet”, tha ai.

Sipas tij, “lufta në Ukrainë dhe mësimet e së kaluarës kanë treguar se procesi i integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet”.

Por, pavarësisht kërkesës së komisionarti i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes, ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, përsëriti se vetoja bullgare për Shkupin nuk do të hiqet pa u përmbushur kërkesa për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Është kusht i deklaratës së Kuvendit kombëtar bullgar dhe është konfirmuar nga Këshilli konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Në këtë fazë është e rëndësishme që ky kusht të plotësohet para fillimit të negociatave”, ka deklaruar Gençovska në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit në Sofje.

Kundërshtimet e Sofjes, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i ka vlerësuar si luftë politike mes partive bullgare, për shkak të paqëndrueshmërisë së Qeverisë bullgare.

“Lufta politike në një vend fqinj, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe retorika populiste- nacionaliste nuk mund të jenë pengesë për anëtarësimin e një vendi që ka katër raporte radhazi për të nisur Konferencën e parë ndërqeveritare”, ka deklaruar në Shkup kryeministri Kovaçevski.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonase duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues./REL

g.kosovari

Next Post
Hepatiti akut misterioz ka kapur 12 shtete/ Mjeku Llajo: Prek kryesisht vajzat, mbi 10% e kalojnë rëndë

Hepatiti akut misterioz ka kapur 12 shtete/ Mjeku Llajo: Prek kryesisht vajzat, mbi 10% e kalojnë rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Dorëhiqet drejtuesi i AMP-së për Tiranën, Franci Ndoja

May 25, 2026
Operacioni “The Wanted” në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK për drogë dhe mashtrim kompjuterik

Operacioni “The Wanted” në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK për drogë dhe mashtrim kompjuterik

May 25, 2026
Bisedime të fshehta në Doha! Irani dhe SHBA afër një marrëveshjeje paqeje, bie çmimi i naftës

Bisedime të fshehta në Doha! Irani dhe SHBA afër një marrëveshjeje paqeje, bie çmimi i naftës

May 25, 2026
Gara e turizmit, si pozicionohet Shqipëria? 2.7 të huaj për banor, këtë vit mund t`ia kalojë Greqisë dhe Malit të Zi

INSTAT: Shqipëria priti 891 mijë turistë të huaj në prill, rritje me 8.8%

May 25, 2026
Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët!

Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët!

May 25, 2026
Balla: Shqipëria në prag të fazës përmbyllëse të negociatave me BE

Balla: Shqipëria në prag të fazës përmbyllëse të negociatave me BE

May 25, 2026
Financat buzëqeshin! 288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e kaluar

Financat buzëqeshin! 288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e kaluar

May 25, 2026
Haxhiu: Nëse Shqipëria dështon me kushtet e BE-së, faji bie vetëm mbi qeverinë

Haxhiu: Nëse Shqipëria dështon me kushtet e BE-së, faji bie vetëm mbi qeverinë

May 25, 2026
Trump: Marrëveshja e re me Iranin s’do të jetë si “katastrofa” e JCPOA-së të Barack Obama

Trump: Marrëveshja e re me Iranin s’do të jetë si “katastrofa” e JCPOA-së të Barack Obama

May 25, 2026
Beqaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

Beqaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In