• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta zhvillohet në Ukrainë, por daullet bien edhe për Shqipërinë!

by Pajtim Bello
28/02/2022 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Në Shqipëri, sulmi rus ndaj Ukrainës, përcillet jo me intsitetin e ngjarjes së jashtë zakonshme. Politikanët nuk heqin dorë nga zakoni i sfilatës politike. Media lëshon tituj bombastik por vetëm kaq. Qytetarët reflektojnë një qasje pothuajse indiferente, e perceptojnë këtë luftë si ngjarje jashtë galaktikës sonë; tretur në thellësisë e universit.

U mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, u formulua Rezoluta kundër Rusisë për në Këshillin e Sigurimit, u dënua agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, u vendosëm sanksione ndaj Rusisë, u bë një demonstratë para Ambasadës Ruse në Tiranë. Asgjë e tepërt, të gjitha të domosdoshme e të lavdërueshme. Por po merremi vetëm gjëra të mëdha! Kush do të ulet të mendojë për gjërat e thjeshta, për ato të voglat fare?! A është e mjaftueshme të themi se jemi të sigurtë si vend antar i NATO-s?! Si vend antar i NATO-s jemi më të sigurtë se kurrë por jo të pa cënueshëm nga ndonjë luftë e mundëshme. Por a është e përgaditur popullsia shqiptare për situatat që sjell një lufte e mundshme? Para së gjithash psikologjia e popullit sa është e përafruar ndaj një situate të tillë? Për mbi 30 vjet është folur se nuk kemi nevojë të përgaditemi për luftë, kjo aromë e këndshmë opiumi ka dehur mëndjet e njerëzve… Po shikoni çfarë bëhet në Ukrainë? Nuk mund të heqim paralele gjeostrategjike me Ukrainën por për atë çfarë ngjet në teatrin e luftës po. Nuk besoj të presim që të luftojnë vetëm aleatët, e bashkë më ta edhe ushtria jonë dhe ne shqiptarët të vëzhgojmë teatrin e luftimeve?! A dinë shqiptarët të përdorin armët, sidomos brezi i ri? A janë të përgaditur për një luftë guerile të mundshme?

A di kush ku e ka vend strehimin për te futur kokën, në një alarm për sulm ajror, nëse ka të tillë? A i jemi popullsi e përgaditur të shërbejmë pranë forcave të Emergjencave Civile për t’iu bërë ballë situatave emergjente që do të krijojë një sulm i mundshëm?! Nuk është faji i qytetarëve, kështu iu kemi thënë: bota është e sigurtë, lufta ishte vetëm në mëndjen e disa të marrëve dhe globi nuk ka më të marrë! Por tani nuk janë të paktë ata që e pranojnë se lufta mund të lëvizë edhe drejt trojeve shqiptare.

E përse të mos ushtrohemi paraprakisht për situata të tilla? Të vlerësosh drejt një situatë dhe të përgaditesh për përballimin e sajë nuk do të thotë se po e afron apo e ndjell të keqen dhe as se krijon panik. Neve, brezin tim, na patën mësuar se përballimi i valës së parë është vendimtar për të qëndruar dhe për të fituar. Nëse nuk përgaditesh psikologjikisht, shpirtërisht dhe profesionalisht e ke të humbur betejën qysh në përplasjen e parë. Ne sot, nëse duhet, do të qëndrojmë të përballemi, siç pamë të bëjnë ukraiansit, apo të gjithë do të marrim valixhet e do t’ia mbathim si dikur Mbreti Zogu i Parë?! A mund të vijë një situataë e tillë?! Nuk e duam por nuk është në dorën tonë dhe as të aleatëve tanë. Strategjia e krijimit të Botës Ruse ka nisur të zbatohet dhe kjo jo vetëm që nga dita e sulmit rus ndaj Ukrainës. Po kështu edhe oreksi për një Serbi të Madhe! Pasardhësit e naçertanies kanë kohë që i vringëllojnë armët në kufirn e Kosovës!

Akoma më shpërthyese është situata në Bosnjë Hercegovinë. Serbia ka shtuar arsenalin e armatimit në një hark kohor disa mujor! A mund të flemë gjumë duke kujtuar se Serbia nuk mund ti shpallë luftë NATO-s? Një mëndje e shëndoshë mendon pikërisht kështu. Por vallë mendojnë kështu në Serbi e cila është një kobure e mbushur në dorën e Rusisë?! Kokat e çmëndura nuk arrijnë dot të mendojnë, ato pushtohen e mjegullohen nga deliri nacionalist dhe i hyjnë detit në këmbë. Mos të flemë mbi dafina. Është momenti për reflektim. Na duhet të lëvizim me masa dhe veprime konkrete? Mos të kemi turp e përtesë të përgaditemi për të mbrojtur kufijtë dhe jetët tona? Jo vetëm me trajnim por edhe me rezerva materiale jetësore dhe ushqimore. Nëse gjendemi të papërgaditur në një rast sulmi atëhere bota do të na tregojë me gisht dhe me të drejtë do të na qeshë; do të jemi të humbur dhe do të na mbulojë turpi. Mbi të gjitha e kemi për detyrë patriotike të përgaditemi dhe të fitojmë, e kundërta të çon në tradhëti.

Next Post
“Tek Arjola më pëlqen…”/ Iliri zbulon çfarë profesioni do kishte nëse nuk do ishte balerin dhe për çfarë është penduar

“Tek Arjola më pëlqen...”/ Iliri zbulon çfarë profesioni do kishte nëse nuk do ishte balerin dhe për çfarë është penduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In