• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta verbale Thaçi-Berisha, hipokrizi e zakonshme shqiptare

by Ben Andoni
05/08/2018 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do ta konsiderojmë ashtu si është Kosovën, pjesë të kombit shqiptar, atëherë duhet të mësohemi edhe me reagimin e zakonshëm të liderave respektivë. Këtë herë të fundit ka qenë presidenti kosovar Thaçi që i është përveshur ish-kolegut të tij, Sali Berisha, pas statusit të radhës së tij.

Arsyeja dihet dhe kjo lidhet me ndarjen e territoreve. Por, ndërsa Hashim Thaçi është sot njeriu i besuar i SHBA-së dhe Brukselit, Sali Berisha është protagonist në rreshtat pas dhe i lokalizuar në politikën e ngushtë shqiptare, e cila se ka dot peshën për të ndikuar për Kosovën.

Në fakt, problemi është më shqetësues dhe lidhet me etikën historike. Qoftë edhe me mënyrën sesi e perceptojmë ne tjetrin. Dhe, historia na ka mësuar një gjë që ne shqiptarët nuk i shmangemi dot dhe që jemi të destinuar ta përsërisim, ofendimin dhe uljen e bashkëkombasit tonë. Ko më së shumti tek njerëzit publikë, ku shqiptarët jo nuk e kanë për gjë të ofendojnë tjetrin por edhe janë gati kurdoherë që të ngrihen mbi fatkeqësinë e tij. Çfarë nuk bënë shqiptarët t’i jepnin dërrmën Ismail Qemalit deri sa ia arritën qëllimit, falë dhe ndihmës së plakut të pavarësisë. Ah mund ta harrohet apeli i princ Vidit, që kërkonte thjesht nga shqiptarët të zhduknin Ismail Qemalin dhe Esat Pashën dhe pastaj gjërat do të shkonin mirë.

Po urrejtja proverbiale e Faik Konicës me Fan Nolin dhe anasjelltas, që përfundoi në një miqësi të ndjerë, por që duket e tepërt për mesazhin që ata dhanë për shqiptarët e SHBA-së dhe jo vetëm. Nuk po flasim për diktaturën, ku Enver Hoxha etiketoi armiq këdo që nuk i shkonte pas avazit, për të mos thënë që përdori lloj-lloj ofendimesh për shqiptarët, që drejtonin në Kosovë dhe jo vetëm. Kuptohet që edhe ai nuk mund t’i shpëtonte trendit kombëtar për t’iu kundërvënë kujtdo, thjesht për të evidentuar veten.

Historia jonë është e mbushur me këto dualitete dhe i kemi aq të shumta,  saqë sherri i orëve të fundit na kujton hipokrizinë e marrëdhënies sonë dhe mbi të gjitha problemin e madh moral për mungesën e respektit ndaj atij që mendon ndryshe.

Hashim Thaçi e ka ditur dhe duhet të ruajë pak turp për ato që ka thënë për Ibrahim Rugovën, por jo vetëm që nuk i ka bërë përshtypje, por pak kohë më parë në përkujtimin e tij do të kishte fjalën kryesore!!! Praktikisht po nderonte pijanecin, të nënshtruarin, disfatistin, frikacakun dhe politikanin pasiv. Do ta konsideronte pak vite më parë mik Berishën…dhe pak orë më parë do t’i kujtonte që “në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”.

…

Kosova është një investim i mirëfilltë amerikan dhe nëse ata e kanë vendosur këtë ndarje atëherë duhet menduar mirë sepse është e mbaruar, porse një gjë dihet mirë, shqiptarët dhe serbët edhe për dekada të tjera do e kenë të vështirë të merren vesh mesveti. Gjaku që rrjedh mes dy vendeve nuk mund të harrohet aq lehtë. Nëse është e vërtetë, atëherë duhet pesha e të gjithëve për të marrë më të mirën, porse deri më tani askush nuk e do ndarjen. Liderat shqiptarë duhet t’i japin fund hipokrizisë së madhe me njëri-tjetrin dhe nderimit fals. Jemi tepër të vegjël dhe të pafuqishëm për të ndryshuar dhe shkëmbyer kufij dhe territore, kurse urrejtjen dhe miqësinë e shtirë që kemi duhet ta mbajmë brenda kufijve të etikës normale dhe të mos jemi kaq të shtirë në shprehjen e miqësisë ashtu si edhe urrejtjen. Sa për kombin e kemi treguar se e kemi shitur dhe kemi bërë tregti kur kemi pasur interesat personale, pa edhe më të voglin mëdyshje. Këta jemi ne dhe kështu kemi qenë më së shumti, përveç pak rasteve, që nuk e ulin dot këtë trend. Thaçi dhe Berisha me gjithë vogëlsinë e tyre të momentit nuk bëjnë përjashtim, paçka peshës jo të vogël që kanë në historinë e shteteve respektive. (Homo Albanicus)

Next Post
Pedagogët pa rroga, zv.dekani i Filologjikut: Qeveria test nënshtrimi!

Baza e NATO-s në Kuçovë, takimi i Taulant Ballës me Trump dhe dhurata për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com