• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baza e NATO-s në Kuçovë, takimi i Taulant Ballës me Trump dhe dhurata për Ramën

by Agron Gjekmarkaj
05/08/2018 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga AGRON GJEKMARKAJ/

Sa i përkorë është Taulant Balla. Deli djalë. Ta bësh dhënder ta bësh. Gjithë të mirat i ka. Punon natë- ditë për Shqipërinë e nuk ndihet. Të gjitha meritat ia kalon Edi Ramës. Baza që NATO do ndërtojë në Kuçovë qenkësh vepër e tij, por ai ja rriti nderen Edi Ramës me një status të latuar taze në Facebook. E shkrojti gjithë zulme e naze ashtu siç di ta qëndisë ai gjuhën shqipe.

Zanoret e bashkëtingëlloret në dorë të tij nuk duken si shat a lopatë si ndo zot dashakeqet mendojnë, por si tinguj organoje në katedralen e rilindjes vërshëllejnë ato. Pasi anashkaloi ministrushen e qashtër të Mbrojtes dhe ministrin e Jashtëm, të cilët duhej të flisnin për këtë sukses, ai tha qe ishte Tramp që e bëri këtë i magjepsur pas Ramës, si Ornela Vorpsi. Historia qenkësh më e thellë seç duket. Gjatë ditëve të qëndrimit në Europë, Tramp i paska kërkuar takim Taulantit.

Ky megjithëse mjaft i zënë me pune në Librazhd, pasi mendoi pak nuk ja theu zemrën presidentit amerikan. Veshi kostumin e shtrenjtë që i kanë dhuruar së fundmi, u kreh, futi një çamçakëz në gojë dhe drejt e në Rinas.  Darka në Bruksel e zu menjëherë me Trampin. Ai sapo mori vesh që Balla kishte mbërritur çoi lajmës që të takoheshin menjëherë. U përqafuan menjëherë si të njohur të vjetër. Tramp ju drejtua me ti pa mëdyshje. “Fjalë të mira kam dëgjuar për ty”- tha.

Më ka informuar Donald Lu. Në të ardhmen do jesh lider jo vetëm i PS, por edhe i Shqipërisë e krejt Ballkanit. Rama është treguar largpamës që të caktoi nr 2 të partisë. Me këtë zgjedhje respektoi atdheun dhe PS e sidomos intelektualët që me ty gjenden të përfaqësuar.

Taulanti ndihej mirë. Menjëherë ju drejtua me emër – Donald e herë pas here Don.

“Shiko”- i tha, vërtetë Kryeministri ynë dhe Kryetari im e dhjeu me ty në fushatë, por e kishte nga padija e jo me të keq. Ata të Sorosit e gënjyen. Por bëhem unë dorzanë dhe të siguroj se nuk të shan më. Jo vetëm, por ç’të kesh m’i thuaj mua e ai do t’i zbatojë një më një. Trampi u mendua pak.

Qoftë i falur-, i tha. Në dorën tënde është. Tani hajde të pimë një skoç. Taulanti tha ma ndalon feja, hoxhallarët e Librazhdit e pinë fshehurazi, po mua më thonë që është haram…nejse për hatrin tënd po e hedh një kupë.

Biseda u ngroh qamet. Trampi po e pyeste gjerë e gjatë.

Si e sheh te ardhmen e Shqipërisë, i tha, majtas e djathtas. E mirë do jete, tha Taulanti. PS do vijë në dorën time, ndërsa PD në atë të Salianjit, një djalë flori pro amerikan! Good good, thoshte Trampi, ma bëre zemrën mal.

Ti, i tha Taulantit, le punët e tua e erdhe të më takosh. Çfarë të bëj për ty? Taulanti u mendua një çast! Shiko, tha, ne na akuzojnë si prosovjetik…kemi ca baza ajrore që ndërtuan ata…një mes malesh në Kuçove…si thua ta bëjmë bazë të NATO-s, të pastrohemi nga sovjetllëqet?

Tramp nuk hezitoi asnjë çast!

Good immediately! Si thua, e pyeti, t’ju them në Samit që e bëra për ty?

Jo jo, tha Taulanti, ca dite më vonë se dua t’ja bëj peshqesh Ramës se shumë i mërzitur është këto kohë. Nuk venë punët mbroth në atë vakëf që e thërrasin Albanian!

U ngritën! U përqafuan gjatë.

Trampi i tha mos harro mi bej selam Salianjit, Klotilda Ferhatit dhe Braimllarit. Taulanti u habit pak, por nuk bëri pyetje.

Patjetër, i tha. Erdhi në Tiranë e vrap në Rogner i rrethuar nga 5 a 6 apostuj që i mbanin xhaketën dhe pastronin karrigen …rrëfeu të parrëfyeshmen ..takimin me Tramp dhe pajën që i dha me vete, bazën e Kuçovës për NATO-n.

 

Next Post
VIDEO/ Vlorë, delfinët dhurojnë spektakël në det, mahniten pushuesit

VIDEO/ Vlorë, delfinët dhurojnë spektakël në det, mahniten pushuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In