• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lufta” tregtare e Trump, BE afrohet me Kinën

by A R
16/07/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një atmosferë të pasigurtë të ekonomisë globale, liderët e Evropës dhe Kinës po takohen për të peshuar rrugët për t´iu kundërvënë pasojave të politikës së Presidentit Trump “Amerika First”.

Nga Srivinas Mazumdaru

Sulmet e Presidentit të SHBA Donald Trump ndaj sistemit ndërkombëtar të tregtisë duke vendosur tarifa dhe angazhimi i tij në një retorikë virulente kundër tregtisë, kanë afruar partnerët tregtarë të Amerikës të gjejnë një përgjigje të përshtatshme.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Kinës, partnerët më të rëndësishëm të SHBA-së, takohen të hënën (16.07)në Pekin, ku temat krysore të agjendës do të jenë marrëdhëniet e tregtisë, investimeve globale dhe bilaterale.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe shefi i Komisionit Jean-Claude Juncker do të përfaqësojnë BE-në. Ata do të zhvillojnë bisedime me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Presidentin Xi Jinping dhe Kryeministrin Li Keqiang për një sërë temash mes të tjerash, sfidat e ekonomisë globale dhe sigurisë, përfshirë marrëveshjen nukleare me Iranin, situatën në Siri dhe ndryshimet klimatike.

Nisur nga përshkallëzimi i tensioneve tregtare si pasojë e vendosjes së tarifave “tit-for-tat” të dyja palët pritet të shprehin mbështetjen e tyre për rregulla që bazohen në sistemin tregtar ndërkombëtar, nën survejansën e Organizatës Botërore të Tregëtisë.

Të bashkuar kundër tarifave

Tarifat e Trumpit për çelikun dhe aluminin si edhe kërcënimeve për taksa të reja në industrinë e automjeteve, kanë shqetësuar partnerët tregtarë të Uashingtonit në të gjithë Evropën, sidomos Gjermaninë.

Po ashtu Kina ka qenë në qendër të kërcënimeve të Trumpit për muaj me rradhë. Administrata e SHBA-së ka vendosur tarifa 25% për 818 produkte kineze me vlerë 34 miliardë dollarë amerikanë dhe një fazë e dytë prej 16 miliardë dollarësh është në përpunim e sipër. Ndërkaq Pekini është përgjigjur menjëherë duke njoftuar se do të kundërpërgjigjet për çdo dollar. Ndaj hakmarrjes kineze Trumpi kërcënoi tarifa 10% kundrejt 200 miliardë dollarë importeve kineze. Kina e ka akuzuar SHBA-në se po thellon konfliktin në tregti dhe thuhet se Pekini shpreson të bashkojë forcat me Brukselin në një front të unifikuar kundër politikës së njëanshme të Uashingtonit „America first”. Kina dhe BE-ja së bashku japin një të tretën e prodhimit ekonomik global dhe gati gjysmën e tregtisë botërore.

Mosmarrëveshje të mëdha

Megjithësë të dyja palët janë tashmë në një anë lidhur me tarifat, observuesit mendojnë se nuk pritet që Brukseli dhe Pekini të formojnë një aleancë  kundër Uashingtonit. Samiti pritet vetëm të prodhojë një komunikatë modeste që afirmon mbështetjen një sistem multilateral tregtie. Kjo sepse BE-ja dhe Kina kanë mosmarrëveshje të forta për çështje të tilla si aksesi në treg dhe të drejtat e autorit.

Dhoma e tregtisë së BE-së ka konkluduar, se Kina është një nga tregjet më restriktivë në botë. Firmat Evropiane dhe Amerikane janë ankuar vazhdimisht se ndeshen me një sërë vështirësish në tregun kinez. Një çështje tjetër është e drejta e autorit. Iniciativa e Pekinit “Made in China 2025” që synon kthimin e Kinës në lider teknologjik në nivel global, vlerësohet si shtrytëzuese nga shumë specialistë në BE. Të dyja palët janë përplasur kohët e fundit edhe për iniciativën kineze Belt and Road Initiative (BRI) që nëpërmjet një infrastrukture me vlerë 1 biliardë dollarë synon t´i japë një impuls trëgtisë me vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës.

Ankesat janë mëse normale

Në Bruksel disa shikojnë me dyshim forcimin e lidhjeve të Pekinit me Evropën Lindore dhe Qendrore duke u shqetësuar se ndikimi i Kinës në këto vende mund të rrezikojë unitetin e BE-së, normave dhe vlerave të saj.

“Evropianët kanë shqetësime kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre ekonomike me Kinën. Fuqia ekonomike dhe konkurrenca nga Kina janë në rritje. Në këtë kontekst me rritjen e populizmit në Evropë, janë shtuar edhe shqetësimet rreth Kinës”, thotë për DW drejtori i Qendrës për Studime Evropiane në Universitetin e Fudan-it në Shanghai, Ding Chun. Pork jo është mëse normale, nëse kihet parasysh se bëhet fjalë për ekonomitë numër dy dhe tre në nivel global, shton eksperti.

Të dyja palët kanë kërkesat e tyre, tha ai, por theksoi se Kina beson se do të marrë Statusin e Ekonomisë së Tregut, e cila do t´i lejojë të shijojë të njëjtin status në treg si BE-ja dhe SHBA-ja, kur bëhet fjalë për hetimet kundër dampingut në OBT.

“Unë shpresoj se Kina dhe BE-ja do të mund të bëjnë progress konkret në fushën e bashkëpunimit ekonomik, për shembull duke çuar përpara bisedimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për investimet”, tha Chun. “Nga një marrëveshje e tillë do të përfitonin të dyja palët madje e gjithë bota. Ky do të ishte një kontribut në luftën kundër proteksionizmit”.

Pekini dhe Brukseli janë në proces negociatash për të arritur një traktat dypalësh investimesh, që synon të sigurojë më shumë mbrojtje ligjore dhe mundësim për futje në treg të investorëve nga të dyja palët. “Dhoma Evropiane mirëpret arritjen e një marrëveshjeje që përfshin shqetësimet e tregut në të gjithë sektorët dhe krijon një klimë rregullatore biznesi më transparente dhe më të qëndrueshme”, tha Harborn.

“Topi është në fushën e Kinës dhe është urgjente që qeveria të tregojë se po lëviz përpara në një nivel deciziv të negociatave përpara fundit të vitit 2018. Duke bërë këtë dërgohet një mesazh i qartë se Kina është e gatshme të plotësojë premtimet drejt hapjes së tregut. Nëse do të ketë vonesa, kjo do të kishte efekte negative si për Kinën ashtu edhe për BE-në.”/dw/a.m.

Next Post
Iniciativa/ Asnjë kosovari s’do t’i konfiskohet më patenta në Shqipëri

Iniciativa/ Asnjë kosovari s’do t'i konfiskohet më patenta në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

November 14, 2026
Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

November 14, 2026
Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

November 14, 2026
“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In