• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta Shqipëri-Kosovë: Si nisi në 2019 nga Haradinaj dhe u përforcua si armë e aksit Berisha-Meta ndaj Ramës!

by Java News
12/08/2021 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Lufta Shqipëri Kosovë duket se është një luftë artificiale, që u shërben vetëm disa politikanëve të përveçëm. Pasi realisht nuk se ka ndonjë logjikë apo kauzë politike.

Rëalisht ky tension nisi në vitin 2019, kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj, i cili ka një parti në Kosovë siç ka qenë LSI në Shqipëri, diku te 8-9%. Por kur Kadri Veseli, bindi Thaçin se nëse bëjmë Ramushin kryeministër biem rehat, gjërat u bënë edhe më lëmsh.

Ramushi, shkoi në Berlin, ku siç dihen gjërat janë thënë aq shumë e me detaje sa nuk ja vlen të përsëriten. Në thelb, Ramush Haradinaj, vuri taksën 100% për mallrat serbe, me idenë se AAK, pra partia e tij do të të rritej edhe matanë Dukagjinit, ku i merr votat Ramushi.

Spin doktora të Haradinajt u bënë njerëzit e mediave pranë Berishës e Metës këtu, të cilët thonin se Ramushi është rritur shumë në sondazhe e mund t’i fitojë zgjedhjet i vetëm. Natyrisht që kreu i AAK nuk besonte se mund të fitonte zgjedhjet i vetëm, por mendonte se do të shkonte te 13-14%, çka do ta çonte në një nivel me partinë e dytë në vend.

E nisi kështu sulmi ndaj Edi Ramës si tradhëtar që do të ndajë Kosovën, së bashku me Hashim Thaçin, që e kishte aleat në qeveri. Hashimi, president i Kosovës, së bashku me Kadri veselin, ishin në dijeni të procesit të Hagës, por mbanin profil të ulët, duke shpresuar në një marrëveshje me SHBA, çka do të bëjë që të mos përfundojnë të paragurgosur siç ndodhën, sidomos nëse do ishin firmosës së një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Ramushi kërkoi vota, Berisha e Meta, që ishin në kulmin e një fushate siç ishte 30 qershori 2019 ku kishin dalë nga Kuvendi, e bojkotuan zgjedhjet lokale etj, e ktheu botën shqiptare në një territor kaosi në media ndërmombëtare. Shto dhe këtu telenovelën e përgatitur nga Hajdarmataj e të dërguar nga PD në Bild që dihet tashmë që ishte një variant tipik Babale 2.

E gjithë kjo luftë e Ramushit, me aleatët e tij mediatikë në Prishtinë e Tiranë, kreut të AAK nuk i solli asgjë në xhep, po fare. Madje i arrestuan aleatët më të ngushtë politikë, që Haradinaj i kishte ngucur jo pak. Zgjedhjet i fitoi Albin Kurti në Prishtinë. Në Tiranë, Edi Rama, mori jo vetëm zgjedhjet e 30 qershorti 2019 por edhe mandatin e tretë qeverisës.

Në Kosovë, Albin Kurti kishte fituar dy palë zgjedhje politike me logjikën e luftës ndaj Hashim Thaçit e Edi Ramës që dhanë territore të Kosovës ndaj Serbisë. Po realisht nuk ishte bërë asnjë marrëveshje e tillë. Në 2009, Sali Berisha, në koalicion me Ilir Metën, i kishte dhënë Greqisë një territor të Shqipërisë, e as Kurti apo Haradinaj, nuk thanë asnjë fjalë. As këta paramilitarët talibanë që shajnë me nënë e me motër në vveb, të cilët policia duket t’i identifikojë ngaqë shkelin ligjin.

Megjithatë ja ku erdhëm sot, që në një situatë krejt pa lidhje, ku për një festival birre e një artist që nuk është serb u prodhua kjo zhurmë e ndyrë, që kur Greqisë ju dha një sipërfaqe e territorit të Shqipërisë nuk u tha asnjë fjalë. Madje nuk thuhet as sot. Keni parë ca “gazetarë” të televizioneve të Kosovës, që justifikojnë Sali Berishën edhe për Remzi Hoxhën.

Ku i biri është atje dhe ja ka shpjeguar me detaje, me detaje, që të atin ja ka zhdukur një grup njerëzish që ishin urdhëruar nga Sali Berisha. Ka edhe vendime gjyqësore për këtë rast. Por prap tradhëtar ato nxjerrin Edi Ramën. E pse?

Çfarë shiti Edi Rama? Çfarë shiti, çfarë i dha Serbisë? Ja sot është kryeministër Albin Kurti e ta mbrojë Kosovën, le mos t’i shesë asgjë Serbisë, madje takon edhe Vuçiçin, shumë mirë bën që i paraqet kërkesat e tij të forta, të buta, puna e tij.

Ja ta zëmë se Edi Rama po veproka gabim me Vuçciçin, e Bregoviçin e Bërnabiçin, që u jep kafe në Tiranë e Durrës, po me Kosovën realisht s’ka punë kryeministri i Shqipërisë. Po përse sulmohet nga Kurti? Mitrovicën, veriun e Kosovës, e ka në administrim Albin Kurti e jo Edi Rama…

Next Post
“Skanim i shpejtë i territorit”/ BE: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira!

“Skanim i shpejtë i territorit”/ BE: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira!

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Pata,pata ben gallata

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In