Presidenti polak Andrzej Duda thotë se është pajtuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se veprimet e Rusisë në periferi të Kievit dhe në rajone tjera të vendit janë gjenocid.
“Është e vështirë të mohohet kjo”, tha ai për CNN, duke shtuar se “është krim që përmbush të gjitha kriteret e gjenocidit – në veçanti nëse e shikoni në kontekstin e bisedave që janë zhvilluar”, transmeton Telegrafi.
“Qëllimi i pushtimit është fare i thjesht – të shfaroset popullit ukrainas”, tha ndër tjera Duda.
Në anën tjetër Ukraina prej më shumë se një muaji, po ballafaqohet me luftime të ashpra kundër ushtrisë ruse.
/b.h