• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Lufta’ për mandatin, Shabani: Adriatik, ti s’je burrë, e drodhe, kërcënove fëmijët e Zeqirit!

by A R
16/07/2025 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të martën e 15 korrikut, përmes së cilës shpreh vullnetin e tij të qartë për të marrë mandatin e deputetit, nëse rezulton fitues pas shpërndarjes së mandateve në zgjedhjet e 11 majit.

Lidhur me këtë kërkesë ka pasur një reagim edhe nga kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj. Në një postim në rrjetet sociale shprehet se sipas tij është angazhuar e gjithë ‘këneta’ që të arrihet qëllimi që Lapaj të marrë mandatin e deputetit dhe të futet në parlament.

Mirëpo pas disa replikash në distancë ka ardhur edhe një reagim i gjatë i Endri Shabanit:

Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.

Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.

Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!

Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.

Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!
Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.

Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.

Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.
Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.

Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!

Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, vendosi të mos kthehej mbrapsh.

Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.

Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.
Next Post
Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Comments 1

  1. Proshi says:
    8 months ago

    Or ti , Shabani, e di atë shprehjen ;
    Mut Këzia, mut Ballkëzia?!
    Të dy jeni lloje mutërash , asgjë tjetër. Ju frustuan mediat duke ju ftuar në të njëjtën orë dhe ju kapërcenit sa më një studio tek tjetra duke na përsëritur të njëjtin shirrit magnetofoni.
    Por në teren ishit mashtruesat vetë. Pa marrë mandatin po ziheni si cuba katundin. Farrë e keqe.

    Reply

Leave a Reply to Proshi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In