• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

by A R
21/07/2026 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa fajësojnë Teheranin. Të tjerë Uashingtonin. Por, gati të gjithë banorët e bregdetit jugor të Iranit bien dakord për një gjë: rikthimi i sulmeve ajrore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit i ka goditur rëndë, duke i lënë pa energji elektrike, pa karburante dhe pa mundësi për të siguruar jetesën.

Në brigjet e provincave Khuzestan dhe Bushehr përgjatë Gjirit Persik, si dhe në bregdetin Makran në provincën Hormozgan, buzë Detit të Omanit, jeta ka qenë gjithmonë e lidhur me detin.

Sulmet e fundit nga Shtetet e Bashkuara – që Uashingtoni thotë se janë nxitur nga sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare në dhe përreth Ngushticës së Hormuzit – kanë goditur porte, anije dhe varka peshkimi, duke përmbysur jetën e peshkatarëve, detarëve dhe të gjithë atyre që varen nga tregtia detare.

“Shumë varka janë fundosur, janë goditur nga raketat”, thotë një banor i jugut të Iranit në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Shumë varka u dogjën… Harrojini paratë, mendoni sa jetë njerëzish janë humbur”.

Autoritetet iraniane thonë se bombardimet kanë vrarë rreth 50 persona, përfshirë civilë, që kur SHBA-të kanë nisur sulmet në jug të Iranit në fund të qershorit.

Gjatë nëntë ditëve të fundit, sulmet janë bërë të përditshme.

Shtetet e Bashkuara thonë se qëllimi kryesor është dobësimi sistematik i kapaciteteve detare dhe ushtarake të Iranit në zonën e Ngushticës së Hormuzit – një korridor jetik për transportin global të energjisë, të cilin Irani e ka bllokuar si përgjigje ndaj luftës.

Uashingtoni këmbëngul se sulmet kanë në shënjestër objektivat ushtarake që, sipas tij, përdoren për të kërcënuar lundrimin në Ngushticë.

Por, banorët thonë se pasojat ndihen shumë më thellë në jetën e përditshme.

Sulmet ndaj termocentraleve dhe nënstacioneve të transmetimit përgjatë bregdetit kanë lënë pa energji sistemet e ftohjes në një rajon ku temperaturat në korrik shpesh i kalojnë 40 gradë Celsius.

Në qytetin port Bandar Abas, një banor tregoi se është detyruar të rrinte me familjen në makinë, pasi shtëpia e tyre kishte mbetur pa energji elektrike.

“Nuk kemi rrymë. Natën, kur duam të flemë, dëgjojmë vetëm luftën dhe shpërthimet… Çfarë kemi bërë që ta meritojmë këtë? Të rrimë në mesditë në makinë me gjithë familjen, në vend që të pushojmë në shtëpi? Në 41 gradë, pa rrymë, thjesht zien nga vapa”, tha ai.

Në provincën e pasur me naftë të Khuzestanit, banorët thonë se ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, që e bëjnë edhe më të vështirë valën ekstreme të të nxehtit.

“Po e ndërpresin rrymën në këtë vapë”, tha një banor, duke iu referuar qyteteve Abadan, Khorramshahr dhe pjesës tjetër të provincës. “Është e padurueshme”.

Rrugët dhe urat e dëmtuara e kanë përkeqësuar edhe më krizën, duke bllokuar hyrje-daljet nga qytetet bregdetare.

Në rrjetet sociale, shoferët u bëjnë thirrje njerëzve të shmangin udhëtimet me makinë.

Radhët e gjata për karburante janë bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa ndërprerjet e energjisë kanë prekur edhe rrjetet e komunikimit, duke lënë shumë familje, për orë të tëra, pa mundur të marrin vesh nëse të afërmit e tyre në zonat e goditura janë të sigurt.

Megjithëse sulmet amerikane janë kryer në pjesë të ndryshme të Iranit, fokusi kryesor ka qenë bregdeti jugor, ku mijëra mjete lundruese kanë mbetur të bllokuara në Gjirin Persik, për shkak të luftës.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar muajin e kaluar, i cili ka ndalur luftimet, për të hapur një periudhë 60-ditore bisedimesh për zgjidhjen e konfliktit që shpërtheu më 28 shkurt.

Situata është bërë aq e rëndë, sa javën e kaluar dhjetëra mijëra iranianë nënshkruan një peticion online, për t’u kërkuar udhëheqësve të linjës së ashpër që të vizitojnë jugun e vendit dhe t’i shohin vetë kushtet, në vend që të marrin vendime nga larg që, sipas tyre, rrezikojnë jetën e qytetarëve të zakonshëm.

“Një veprim i tillë mund të sjellë më shumë ndjeshmëri, mbështetje më efektive dhe vendimmarrje më reale në nivel kombëtar”, thuhet në peticion.

Të tjerë, të zhgënjyer nga rikthimi i luftës, thonë se edhe Uashingtoni mban përgjegjësi për rifillimin e luftimeve.

Një banor e përshkroi situatën si një fushatë bombardimesh “që nuk na lë të flemë”.

Konflikti ka goditur rëndë edhe turizmin.

Megjithëse monumentet historike në Khuzestan dhe në ishullin Keshm nuk janë dëmtuar drejtpërdrejt, zonat bregdetare janë kthyer në zona sigurie, duke zbrazur bujtinat dhe duke lënë pa punë guidat turistike, pikërisht para sezonit kur zakonisht rajoni pret më shumë vizitorë.

Në Keshm dhe Sirik, varkat e djegura kanë marrë me vete jo vetëm burimin e jetesës së peshkatarëve, por edhe një pjesë të trashëgimisë detare të jugut të Iranit.

Por, mes shkatërrimit, banorët flasin edhe për solidaritetin e njerëzve në pjesë të tjera të Iranit, të cilët kanë hapur dyert e shtëpive për familjet e zhvendosura nga zonat më të goditura.

Për shumë banorë të Gjirit Persik, pikërisht kjo ndjenjë solidariteti – po aq sa shpresa për fundin e luftës – është ajo që i ndihmon të vazhdojnë.

“Gjëja e parë që kontrollojmë është nëse jemi ende gjallë, nëse fqinji ynë është gjallë dhe nëse kemi ende pranë miq e familjarë”, tha një banore e jugut të Iranit./REL

Next Post
Kundërshtimet mbi hartën e re gjyqësore, reagon KLGJ: Synon rritjen e efikasitetit!

Shpallen kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! -

Trump në OKB i jep një mesazh Putinit: Zgjidhni luftën! –

September 22, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut –

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com