• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë / Në shënjestrën e Kievit janë depot ruse, por edhe trupat e Koresë së Veriut

by A R
18/11/2024 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Selia e Moskës po përjeton orë plot tension.

Vendimi i Joe Biden e detyron atë të rishikojë të gjithë vendosjen e forcave në pjesën e pasme të rajonit të Kurskut dhe ndoshta do të imponojë një pauzë të gjatë në operacionin që filloi një javë më parë për të dëbuar ukrainasit nga territori rus i pushtuar tetorin e kaluar.

Besimi se amerikanët nuk do të lejonin përdorimin e Atacms në këtë zonë nënkuptonte që kazermat, depot e municioneve dhe bazat ajrore të ngriheshin brenda rrezes së veprimit të këtyre armëve, të barabartë me afërsisht treqind kilometra.

Tani, vendimi i presidentit në largim i shndërron ato në objektiva, mbi të cilët në orët e ardhshme ka rrezik të bien raketa amerikane. Këto janë armë shkatërruese, pasi lëshojnë 950 bomba thërrmuese mbi një zonë prej 33 mijë metrash katrorë.

Ata nuk do të jenë kërcënimi i vetëm: të gjithë presin që Parisi dhe Britania e Madhe gjithashtu të japin të njëjtin autorizim për përdorimin e raketave Storm Shadow-Scalp të prodhuara nga konsorciumi evropian MBDA.

Këto raketa kanë një rreze veprimi edhe më të madhe — mendohet se mund të arrijnë mbi katërqind kilometra —dhe janë të projektuar për të shkatërruar bunkerë nëntokësorë. Elementi më i rëndësishëm është sistemi i drejtimit që njeh hartat e terrenit pa u varur nga satelitët GPS: një pajisje që teknikët rusë nuk kanë arritur kurrë ta pengojnë me masat e tyre kundërvepruese elektronike.

Dy javë më parë, qendra kërkimore ukrainase Tatarigami publikoi një analizë të infrastrukturave ruse që mund të shënjestrohen nga ATACAMS. Dhjetëra depo municionesh dhe karburanti nuk janë më të mbrojtura nga sulmet. Gjithashtu, edhe aeroporti i Kurskut, nga ku operojnë avionët bombardues Sukhoi 25, që kryejnë sulme në lartësi të ulët kundër pozicioneve të Kievit: pistat shërbejnë kryesisht për transferimin e ushtarëve nga pjesa tjetër e Rusisë me avionë transportues Ilyushin 76.

Fronti është vetëm njëqind kilometra larg dhe një pjesë e kontingjentit koreanoverior ka ateruar aty pas stërvitjes në Siberi. Gjithashtu, dhjetëra godina të shndërruara në konvikte për 50 mijë ushtarë të Moskës dhe Phenianit, të grumbulluar për sulmin kundër ukrainasve, rrezikojnë të shkatërrohen njëra pas tjetrës.

Nuk është e qartë se çfarë autonomie do t’u jepet komandave ukrainase, por për ta do të ishte strategjike të mund të sulmonin bazën ajrore të Lipetskut: nga aty nisen dhjetëra avionë Sukhoi që lëshojnë bomba Kab mbi qendrat e rezistencës ukrainase në rajonin e Kurskut dhe atë të Luganskut.

Satelitët kanë fotografuar avionë të fuqishëm Sukhoi të të gjitha modeleve — nga Su-24 te Su-34 dhe Su-35 — të rreshtuar në bazë: por ajo ndodhet 290 kilometra larg kufirit dhe për të arritur ta sulmojnë, raketat Atacms do të duhet të afrohen në mënyrë të rrezikshme pranë vijës së parë të frontit.

Për më tepër, rusët kanë organizuar në rajonin e Kurskut kampe të vogla që shërbejnë si baza të përparuara për helikopterët luftarakë: janë pika mbështetëse ku ata furnizohen me karburant dhe municione, duke u mundësuar të kthehen shpejt në betejë. Ka të ngjarë që ato të çmontohen pasi të gjitha ndodhen brenda rrezes së raketave taktike amerikane.

Së fundmi, ekziston një pyetje thelbësore që Kievi do të duhet t’i përgjigjet: të bombardojë apo jo karvanët hekurudhorë që transferojnë tanke, artileri dhe furnizime? Rusët muajt e fundit kanë sulmuar karvanët e ngarkuar me mjete ushtarake në stacionet e Donbasit, por ukrainasit duhet të marrin parasysh rrezikun e një hakmarrjeje kundër trenave të mallrave dhe pasagjerëve që deri tani nuk janë prekur.

Si do të përgjigjet Kremlini ndaj hyrjes së ATACAMS në territorin e Kurskut? Për muaj me radhë ka kërcënuar me hakmarrje të ashpër, duke përmendur edhe armët bërthamore, por duket e vështirë që Putini të nisë një përplasje të drejtpërdrejtë me Uashingtonin kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga inaugurimi i Donald Trump.

Më e mundshme duket një hakmarrje e tërthortë: furnizimi me raketa dhe informacione grupit rebel Houthi në Jemen për të mbajtur nën presion flotën amerikane në Detin e Kuq. Ose mund të lejojë sisteme kundërajrore dhe teknologji bërthamore Koresë së Veriut. Dy lëvizje që gjithsesi do të përfaqësonin një përshkallëzim të mëtejshëm të krizave të hapura në planet.

La Repubblica

Next Post
FOTOLAJM / Kryemadhi shkon në GJKKO, e shoqëruar nga vajza e saj

FOTOLAJM / Kryemadhi shkon në GJKKO, e shoqëruar nga vajza e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In