• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë/ Ja pse disa vende vazhdojnë të mbështesin Rusinë?!

by Java News
30/04/2022 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistët thonë se pjesa më e madhe e botës perëndimore është bashkuar kundër sulmit rus në Ukrainë. Por shumë vende afrikane, aziatike dhe të Lindjes së Mesme, po përpiqen të mbajnë një qëndrim neutral në lidhje me konfliktin.

Të enjten, në të njëjtën ditë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ndodhej në Kiev për një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Rusia kreu një sulm ajror, duke goditur një ndërtesë banimi, e duke vrarë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ushtria ruse kishte goditur ndërtesat e fabrikës së prodhuesit ukrainas të raketave hapësinore Artem.

“Është gjithashtu simbolike që në momentin e sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ndodhej në Kiev. Kjo është e ashtuquajtura ‘përshëndetje’ për të, me anë të së cilës Putini bombardoi shtëpitë tona, duke i shkatërruar ato. Objektivi i Putinit nuk janë shtëpitë, por jetët e njerëzve”, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Shumica e vendeve perëndimore janë të bashkuar në dënimin e sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës, por pikëpamja mbi luftën është më komplekse në pjesë të tjera të botës, thonë ekspertët.

“Ia vlen të thuhet se 141 vende kanë nënshkruar rezolutat të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë. Pra, 75 për qind e vendeve anëtare të OKB-së e kanë bërë një gjë të tillë. Por ne e dimë se në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, shumë vende janë të shqetësuara nga ndikimi i kësaj lufte në ekonomitë e tyre. Ekziston frikë se lufta në Ukrainë do të çojë në rritje të mëdha të çmimit të ushqimeve, energjisë dhe për shumë udhëheqës jashtë Evropës, këto janë në fakt çështjet më shqetësuese”, thotë Richard Gowan, drejtor për çështjet e OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Ekspertët thonë se lufta mund të ketë një ndikim me pasoja të rënda përballë mungesave të mëdha ushqimore në disa pjesë të Afrikës.

Ndërkohë, Rusia po përhap dezinformata në kontinent, duke pretenduar se Ukraina dhe NATO janë agresorët, dhe se ata kërcënuan Rusinë, gjë që nuk është e vërtetë.

“Pra, nëse kjo paraqitet si një betejë Lindje-Perëndim, shumica e afrikanëve nuk do të duan të përfshihen në të. Por nëse kjo luftë shihet si një kërcënim për kartën e Kombeve të Bashkuara, ligjin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit, unë mendoj se shumë qeveri afrikane do të kundërshtonin atë që po bën Rusia”, thotë Joseph Siegle i Qendrës Afrikane për Studime Strategjike.

Ekspertët thonë se shumica e vendeve në Lindjen e Mesme nuk po mbajnë anën e askujt në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Mendoj se shumë vende po vendosin të ndjekin rrugën e tyre. Vendet prodhuese të naftës që janë pjesë e OPEC Plus-it [Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës], si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duan të mbajnë lidhje të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. Pra, ata po tregohen shumë të kujdesshme”, thotë Brian Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Mes sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, disa vende në Azi, përfshirë Indinë dhe Kinën, po blejnë më shumë energji nga Rusia me çmime të zbritura. Presidenti rus Vladimir Putin u takua me kryeministrin indian Narendra Modi në dhjetor për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

“India blen shumë pajisje ushtarake nga Rusia. Ajo gjithashtu ka lidhje të rëndësishme energjetike dhe ekonomike me të. Por qeveria indiane është afruar më shumë edhe me Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, në një kohë që është mjaft e pakënaqur me politikën amerikane në Afganistan. Në këtë situatë, indianët nuk shohin një arsye themelore strategjike për të shkëputur të gjitha lidhjet e tyre me Moskën”, thotë zoti Gowan.

Ekspertët thonë se nëse Rusia vazhdon të vendosë në shënjestër civilët e të kryejë krime lufte, disa vende që tani janë të paanshme, mund të detyrohen të ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Next Post
Burri rreh ish-gruan në sy të fëmijëve dhe tenton t’i vërë zjarrin shtëpisë, pranga 46-vjeçarit në Lushnjë

Kuçovë/ Pranga ‘tmerrit’ të banorëve të qytetit. 49-vjeçari u futej banorëve nëpër shtëpia dhe i vidhte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In