Rusia ka saksionuar 287 anëtarë të Dhomës së Komunave të Britanisë, sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme ruse, shkruan The Guardian.
Në një deklaratë, ministria tha se vendimi për të vendosur sanksione kundër anëtarëve të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar u mor në përgjigje të vendimit të Britanisë për sanksionimin e 386 anëtarëve të Dumës për mbështetjen e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës.
Me heret, sipas Londrës, Kievi ka të drejtë të sulmojë në tokën ruse me armë “të prodhuara në Britani”. Moska u përgjigj se ishte “gati për hakmarrje”.
Sakaq, Moldavia ka vënë në gatishmëri forcat e saj të sigurisë pas një sërë shpërthimesh në Transnistria, rajoni separatist pro-rus ku janë stacionuar 1500 ushtarë nga Moska.
/b.h