• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

by El Be
06/03/2026 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin Sheshi i Dollarit në ABC News, eksperti i ekonomisë Irgis Sefa paralajmëroi se vendi mund të përballet me rritje të çmimeve dhe nevoja më të mëdha financiare për qeverinë nëse tensionet apo konfliktet zgjasin në kohë, nga tensionet në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, Shqipëria ka marrë angazhimin që të rrisë shpenzimet për sigurinë kombëtare deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel që përkthehet në rreth 1 miliard euro. Në këtë kuadër, 3.5% e PBB-së do të shkojë për ushtrinë, ndërsa 1.5% për infrastrukturën e brendshme të sigurisë.

Sefa theksoi se kjo situatë do të shtojë presionin mbi buxhetin e shtetit, sidomos nëse krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe energjisë, duke detyruar qeverinë të gjejë burime të reja financimi në një kohë kur vendi po përballet edhe me kosto shtesë nga dëmet e përmbytjeve dhe problemet infrastrukturore në aksin Librazhd-Prrenjas të Korridorit VIII.

“Ka presion më të shtuar për rritjen e çmimeve. Presioni për shpenzimet buxhetore do të jetë i madh. Pak a shumë faturën e mbrojtjes ne e dimë. Kemi marrë vetë angazhimin dhe detyrimin që të shkojmë deri në 5% të prodhimit të brendshëm bruto në shpenzime që lidhen me sigurinë kombëtare, 3.5% për ushtrinë dhe 1.5% për infrastrukturën e brendshme. Nuk është pak me 1 miliard euro për Shqipërinë.

Presioni do të jetë më i madh për qeverinë, kur nëse lufta zgjat një muaj, do të shikojmë rritjen e çmimeve të shportës bazë dhe të produkteve energjetike bazë. Aty qeveria do të jetë e detyruar që të shpenzojë, pyetja është se ku do i gjejë. Të ardhurat me dy forma ose do marrim borxh, ose do rriten taksat. Tani duke qenë se nuk duam të bëjmë asnjërën nga këto, duhet të marr nga diku tjetër dhe ta çojmë këtu.

Pyetja është se ku do marrim?! Shqipëria ka edhe fatin e keq, sepse Shqipëria pati edhe dy goditje të mëdha që janë kosto për buxhetin e shtetit, përmbytjet dhe shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, ku kalon një pjesë e mirë e tregtisë të mos themi e gjitha tregtia që kalon në Maqedoni”, tha Sefa.

Next Post
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In