• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në Gaza, Rama takon presidentin e Izraelit: Shqipëria mbështet armëpushimin! Ajo që po ndodh është…

by A R
12/09/2024 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. Pas takimit mes dy delegacioneve në ambientet e kryeministrisë të dy ata zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu i qeverisë shqiptare u ndal tek lidhja historike mes shqiptarëve dhe Izraelit.

“Paraardhësit tanë qofshin myslimanë a të krishterë kapërcyen çdo lloj paragjykimi fetar dhe mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bë një vend ku ndryshe nga vende të tjera hebrenjtë nuk largoheshin, por vinin të gjenin miqësi, strehë dhe mbrojtje. Është një lidhje historie që gjithmonë do të jemi të prirur ta forcojmë. Do të vazhdojmë të jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme, a mënyre antisemitizmi”, tha Rama.

Nga ana tjetër ai u shpreh se Shqipëria mbështet armëpushimin dhe çdo përpjekje të mundshme që shpëton pengjet, por edhe që të nisë një proces të ri për të sjellë paqen në rajon.

“Jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe populli i Palestinës jetojnë, është absolutisht shumë e rëndë dhe është absolutisht diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet dhe se lufta kundër terrorit është shumë më e vështirë sesa ç’mund të duket nga larg. Megjithatë Shqipëria ka qenë po kështu një mbështetëse mjaft e madhe e armëpushimit dhe e çdo përpjekje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur një proces të ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Jam shumë i prirur të theksoj se ndërkohë këto janë kohë mjaft të vështira për Izraelin, popullin e tij dhe çdo popull që jeton në atë kënd të botës. E ardhmja do të jetë me siguri e ardhmja e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt”, tha Rama.

Një ftesë, kryeministri Edi Rama e pati edhe për izraelitët që duan të pushojnë apo të bëjnë biznes në Shqipëri.

“Jemi këtu krahë hapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin turistë, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë. Qofshin njerëz që merren me teknologji të lartë apo ata që janë në moshë më të vjetër që duan të kenë shtëpinë e tyre këtu në mes të Europës. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ka një potencial të jashtëzakonshëm për tu zhvilluar me shpejtësi. Prirjet janë shumë inkurajuese dhe të dukshme, por afërmendsh që duhet të bëjmë më tepër. Jam shumë i lumtur që kam presidentin këtu si mik, jo vetëm si president i Izraelit, por si mik i vjetër që e kam njohur shumë kohë më parë, kur ishte në llogoret e politikës në Izrael”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
‘Do qëndrosh edhe pak ditë kryetar, një video do bëhet publike’, debati në mbledhje, kush është zyrtari që e dinte për videoskandalin e Gjicit

Dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë, ja si paraqitet gjendja e Safet Gjici

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    More faqezi që nuk the një fjalë për popullin palestinez që u vra nga Ky president me dorën vrastare të Netanyahut !I paturp! I thur lavde krimit dhe kriminelëve dhe nuk i çove një copë bukë,me kripë dhe një gotë ujë fëmijëve të përflakur nga agonia vdekjeprurëse…O Zot!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In