• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në Gaza/ Rama: Ballkani, rajon multietnik dhe multifetar. Nuk përjashtohemi nga ndikimet

by Java News
22/11/2023 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Ukrainë, e tashmë edhe ajo mes Izraelit dhe Hamasit, për kryeministrin Edi Rama kërkon me domosdoshmëri forcimin e paqes në rajonin e Ballkanit. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e rajonit, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk duhet harruar se Ballkani Perëndimor është një rajon jo vetëm multietnik, por edhe multifetar ndaj “ndikimet negative të atij konflikti (Izrael-Hamas) nuk janë të përjashtuara”.

 

“Posaçërisht e angazhuar me më shumë trupa për të siguruar kufirin mes Serbisë dhe Kosovës i cili është burim i shumë të këqijave dhe prej të cilit penetrojnë edhe individë, grupe, forca, që synojnë të destabilizojnë Kosovës. Është e padiskutueshme e jo më kot sekretari e nënvizoi pavarësisht se nuk është një instrument i drejtpërdrejtë i NATO-s, por i BE, që e vetmja rrugë për të trajtuar të gjitha problemet që duhen zgjidhur drejt paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës është rruga e ndërmjetësuar e dialogut e BE. Kemi një dëshirë tanimë të përbashkët këtu që formati i ardhshëm i këtij takimi të parë të kësaj natyre të zhvillohen me praninë edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, që nuk janë anëtare të NATO-s, por që me NATO-n kanë marrëveshje të nivele dhe të ndryshme të partneritetit. Nuk duhet harruar që paqja që kemi në këtë rajon është jashtëzakonisht  e çmuar, edhe pse ka brishtësinë e vet dhe  pavarësisht se e brishtë dhe forcimi i paqes është një objektiv strategjik i të gjithëve dhe duhet të jetë i tillë në çdo hap dhe për të gjitha arsyet, aq më tepër në një botë jo shumë larg nesh që është përfshirë në luftëra. Sepse tani nuk kemi vetëm një luftë në dyert e Europës, në Ukrainë, por kemi dhe një luftë tjetër në vijimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Të mos harrojmë që jemi rajon jo vetëm multietnik, por edhe multifetar dhe ndikimet negative të atij konflikti nuk janë të përjashtuara, nga rajoni ynë. Ndaj këtu në rajonin tonë ne të gjithë së bashku duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të mos bërë asnjë hap pas sepse vijmë nga një e shkuar jo shumë e largët, me shumë gjak, me shumë plagë me shumë dhimbje, dhe asnjëherë nuk kemi qenë më mirë sesa sot. Natyrisht nesër duhet të jemi shumë më mirë se sot, nëse nuk duam që e nesërmja të jetë e djeshme. ”

Sa i takon Kosovës, Rama thekson se kahja e saj euroatlatike është jashtë çdo lloj diskutimi dhe ajo duhet ndihmuar që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO.

“Ne jemi të bindur që Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO. Ndaj me (presidentin e Kroacisë) bindjen absolute, që është absurde që Kosova të pengohet në këtë proces ndërkohë që të gjithë së bashku në NATO jemi jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të angazhuar në Kosovë aktualisht. Dhe kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo lloj diskutimi. Ndërsa hezitimet për ta njohur Kosovën nga vendet e BE, NATO-s, janë jehonë e një të shkuare që është gjithmonë më pak relevante në krahasim me të tashmen që ka sjellë kaq shumë sfida të reja dhe që kërkon shumë më tepër unitet dhe shumë më tepër vështrim strategjik”.

/f.s

Next Post
Felaj: Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një punonjës të Gardës dhe fëmijët e tij

Felaj: Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një punonjës të Gardës dhe fëmijët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

October 28, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In