• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta në Gaza/ Minxhozi: Po përplasen dy të drejta, por terrorizmi i Hamasit është për t’u demaskuar. Shqipëria, një lloj “Izraeli” i Ballkanit…!

by Java News
09/10/2023 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi tha se mbeten ende të paqartë arsyet se pse inteligjenca izrealite nuk kishte informacion për një sulm nga grupi islamik i Hamasit.

Kjo tha ai është një situatë, e cila po shqyrtohet dhe analizohet nga të gjithë aleatët e tij në gjithë botën. Ai shtoi se në këtë konflikt përplasen dy të drejta, të cilët natyrisht shpërfaqen duke shkaktuar pasoja në jetën e civilëve.

“Një sistem ushtarak është shumë i avancuar, por të metat, të cilat mbeten për tu zbuluar, ose dhe për arsye të tjera ndoshta më të errëta se kaq dhe që po analizohet nga katër anë e botës në këtë moment, për këto lloj arsyesh mbrojta izraelite u tregua inefektive dhe tashmë kemi një numër të vdekurish Izraelit që nuk ishin parë që nga viti 1973.  Përsëritet një cikël 50 vjeçar si për të na treguar se problemi izralito-palestinez është jo vetëm 50-vjeçar, por shumë më tepër se kaq.

Është një situatë që fton për dënimin e terrorizimit pa asnjë ekuivok. Duhet të na kujtojnë  se përplasen dy të drejta. Përplaset e drejta e izraelit për të pasur shtetin e vet, por edhe e drejta e Palestinës për pasur shtetin e vet ose ajo që qohet strategjia e dy shteteve.  Kjo strategji ka dështuar dhe tani fjalën e kanë armët. Nga njëra anë është një shtet militarist, i cili reklamon të drejtën e vet siç është Izreali dhe nga ana tjetër është një popullatë me të drejtat e saj që vuan prej shumë dekadash dhe për shkak të vuajtjes kalon edhe në një formë ekstremizmi si ai i Hamasit, i cili natyrisht është i gjithë për t’u demaskuar dhe për t’u hedhur poshtë”, tha ai.

Ai theksoi se konflikti në Lindjen e Mesme mund të zgjasë pasi në këtë rajon ka interesa të shumta nga shtete të tjera. Sipas Minxhozit, shtetet e tjera fusin duart në konflikt për të jetësuar planet dhe interesat e tyre.

“Nuk besoj se do kemi një fund kjo herë. Nuk mund të përcaktojmë fundin e një konflikti, që është shumë i vjetër dhe që i ka rrënjat në histori, tek i cili përfshihen interesa të treta, katërta dhe të pesta shtetesh, të cilat janë shumë larg  gjeografikisht lindjes së mesme, por gjithsesi fusin duart në konflikt dhe luajnë sipas interesat e tyre.

Një interes i tillë është ai i përfolur nga ana e Iranit. Ai akuzohet se ka përkrahur Hamasin. Ai akuzohet se ka ofruar financime, armatime, në mënyrë që Hamasi të kryejë këtë sulm, megjithëse sekretari Blinken, tha se nuk ka ende prova të dukshme që kjo të ketë ndodhur, që Irani të këtë përfshirë, por na kujtonte edhe faktin se Irani është mbështetës i hershem i Hamasit në luftën e tij kundër Izraelit”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj në News Hour se pse Shqipëria është rreshtuar në krah të Izraelit në këtë konflikt të armatosur, për këtë Minxhozi bëri këtë parashtrim:

“Shqipëria ka një histori të vogël simbolike, por domethënëse të mbrojtjes së hebrenjve që daton që në fillimet e asaj që më vonë do ishte lufta e dytë botërore. Shqipëri iu krijojë strehë pak hebrenjve që kishte, dhe ne me krenari e kemi klasifikuar veten vendin ku numri i hebrenjve pas luftës së dytë botërore ishte më i madh se para se kjo luftë të fillonte.

Ka qenë një raport i vjetër më shumë në planin njerëzor dhe shpirtërore se sa interesa të prekshme të interesave të ndryshe. Kjo është një strategji dhune, e cila nuk mund të gjejë përkrahjen e çdo shteti normal. Besoj se Shqipëria ka pasur edhe nëpërmjet deklaratave të ndryshme, për tu afishuar si një lloj Izraeli i Ballkanit në raport me SHBA.

Pra, një shtet i lidhur shumë me SHBA dhe kërkon të shërbejë si një hapësirë fuqishëm pro-amerikane ashtu si Izreali shërben mes shteteve arabe. Shteti shqiptar bënë gjënë e drejtë që tërheqë qytetarët për të mos pasur pasoja dhe nesër të kemi brenga në ndërgjegjet tona se përse i lamë atë njerëz në situatë të komplikuara”, tha ai./m.j

Next Post
Balla: Masa më të ashpra për shoferët e dehur, pa patentë dhe për tejkalim shpejtësie

Megaoperacioni ku u arrestua shefi i komisariatit në Laç, Balla: Dyshohet si bashkëpunues me një grup kriminal, vijon procesi i ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

October 7, 2026
Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

October 7, 2026
Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

October 7, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Harta jonë me 100 bashki i shërben qytetarit”- Konflikti për Territorialen, Bardhi akuza mazhorancës: Rama kërkon të shuajë edhe 15 bashki të tjera!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

October 7, 2026
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com