• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lufta ndaj informalitetit, ja sesi do të zhvillohet operacioni i qeverisë

by Java News
31/08/2015 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga data 1 shtator qeveria pritet të nisë një operacion të gjerë kundër informalitetit. Ashtu siç është deklaruar disa herë nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministra të kabinetit qeveritar, ky operacion do të synojë të rikthejë në shinat e ligjshmërisë të gjithë ato biznese që nuk punojnë konform ligjeve të shtetit shqiptar.

Operacioni kundër informalitetit do të konsistojë në dy faza. Fillimisht është plani i veprimit afatshkurtër dhe më pas do të jetë hartimi i një plani veprimi përfundimtar që do të jetë 2-vjeçar (2016-2017). Ky plan pëfundimtar do të jetë gjithpërfshirës dhe pritet të jetë gati në muajin dhjetor 2015.

Sa i përket planit të veprimit afatshkurtër, i cili starton në 1 shtator, ai ka si qëllim të promovojë aktivitetin formal. Ky plan synon gjithashtu rritjen e punësimin formal si dhe rritjen e zbatimit vullnetar të ligjit dhe pagesës së taksave dhe tatimeve.

Një tjetër synim i planit afatshkurtër është rritja e kapaciteteve të kontrollit dhe të bëhen penalitetet edhe më dekurajuese. Plani i qeverisë, ndër të tjera synon edhe zhvillimin e kapaciteteve të kontrollit/auditimit të Drejtorisë së Përgjihshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në këtë kuadër synohet përmirësimi i shkëmbimit të të dhënave ndërinstitucionale dhe ashpërsimi i penaliteteve për shkelësit e ligjit.

Gjithashtu, plani synon edhe gjithëpërfshirje në luftën kundër informalitetit të publikut, biznesit, insitucioneve, por edhe median. Si pjesë e planit synohet të rritet komunikimi ndërinstitucional dhe pjesëmarrja e publikut dhe biznesit të ndershëm. E githë kjo bëhet për të mbrojtur konsumatorin.

Qeveria gjithashtu kërkon ndërgjegjësimin e biznesit të ndershëm, duke e ftuar atë të bëhet pesëmarrës në këtë operacion në luften kundër informalitetit, teksa fokusi kryesori operacionit do të jetë biznesi i madh me vet-deklarimet apo pasqyrat financiare.

Ndërsa nga publiku kërkohet ndërgjegjësim për aspektin pozitiv të formalizimit, ku pagesa e taksave do të thotë përfitim i shërbimeve publike. Tërheqja e kuponit tatimor e kthen çdo qytetar në inspektorin e parë tatimor. Gjithashtu publikut do t’I bëhet e qartë se ka sanksione për mos tërheqjen e kuponit tatimor.

Sa i përket administratës shtetërore, do të ketë sensibilizm për detyrimin që ka për tërheqjen e kuponit tatimor. Ky plan konsiston edhe në aspektin legal, ku do të ketë ashpërsim të masave ligjore për moszbatuesit e ligjit. Do të ketë ashpërsim të masave ligjore për administratën tatimore dhe doganore. Do të ketë detyrim për t’u trajnuar dhe testuar, si dhe do të ketë ashpërsim të masave në rastet e korrupsionit të administrates.

Gjithashtu pritet të ketë ndryshime ligjore për rritjen e incentivave për zbatimin e ligjit. Plani do të konsistojë edhe në identifikimin e zonave, sektorëve dhe bizneseve me risk të lartë, si sektori i karburanteve, duhanit, profesionet e lira (audituesit, ekspertët kontabël etj.)

Do të krijojhet një task-forcë e përbashkët me përfshirjen e DPT, DPD, sektorit kundër Krimit Ekonomik, Inspektoratit të punës. Do të thjeshtohen strukturat operativo – hetimore të DPD dhe DPT. Gjithashtu do të ketë thjeshtim të procedurave të hetimit, kontrollit dhe vlerësimit të DPT dhe DPD. Do të ketë rritje të kapaciteteve, aftësive profesionale, komunikuese, bashkëvepruese të administrates si dhe promovim i korrektëve dhe ndëshkim i jo korrektëve.

Next Post

FOTO/ Bën selfie me dorën te vagina e pacientes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

January 22, 2026
Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

January 22, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

January 22, 2026
Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

January 22, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

January 22, 2026
21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In