• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta ndaj drogës, Rama akuza PD-së dhe Kokëdhimës: Industri balte helmuese

by Java News
09/10/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “komunikimin e javës” në rrjetin e tij social, Kryeministri Rama ka zgjedhur të folë për raportin më të fundit të Guardia Di Finanza për luftën ndaj kanabisit.

Kryeministri ka rradhitur arritjet e bëra nga policia e shtetit në luftën kundër mbjelljes së kanabisit në vend duke u bazuar tek shifrat e nxjerra nga GDF.

Jashtë fjalës së Ramës nuk kanë mbetur dhe replikat e akuzat drejtuar Sali Berishës, Lulzim Bashës e madje as ish deputeti Koço Kokëdhima. Kryeministri i vendit i ka cilësuar akuzat e Berishës dhe Bashës si pjesë e një industrie të tërë balte, duke “futur në të njëjtin thes” edhe ish deputetin Kokëdhima, teksa foli për “raportet sekrete” të policisë. (Një artikull i publikuar në gazetën “shekulli”, që Ministria e Brendshme dhe Ministri Tahiri e cilësuan si një raport fals me prapavijë politike).

“Shifrat e raportit janë mjaft kokëfortë. Këtë vit u mblodh 35% më pak sesa në  vitin më të suksesshëm të qeverisë së shkuar dhe u shkatërruan 92% më shumë sesa në vitin më të suksesshëm të altoparlantëve të shpifjes.

Kjo ka bërë që sasia e kanabisit të jetë 6 herë me e ulët sesa vjet edhe pse sipërfaqja e mbjellë ka qenë me madhe sesa vitin e kaluar, duke e shtrirë mbjelljes nëpër skuta e zgëqe të vendit.

Në shifrat objektive të ekspozuara nga Guardia Di Finanza, ne duhet të jemi krenar për punën e bërë nga policia e shtetit. Ndërkohë vazhdon, si në çdo fushë ku janë bërë reforma, lufta kundra fakteve të provuara me shifra, e cila është bërë një linjë mode e shëmtuar në debatin politik, ku sot topmodeli është padiskutim Saliu i cili pasohet nga drejtori i PD-së , nga deputetë, portalistë e propagandistë të gjithëfarë soji. Kjo linjë sulmon përditë shoqërinë tonë me lëndët më helmuese të industrisë së baltës, raporte sekrete të fabrikuara, fakte të shpikura dhe shifra të falsifikuara,fotomontazhe të publikuara, mesazhe të sajuara e të lexuara në emër të qytetarëve. Me një qëllim të vetëm, të krijohet sa më shumë pasiguri, konfuziuon, dyshim, mbi cdo gjë që bëhet dhe që të mos mbetet asgjë e bërë, pa u bërë pis me baltën e kësaj industrie.”- tha Rama.

Rama shtoi se përpara qeverisjes së majtë, askush nuk guxoi të dilte në ballë dhe të luftonte fenomenin e mbjelljes së kanabisit… ndryshe bënë sipas Ramës Berisha dhe Basha.

”Askush përpara nesh nuk guxoi ta hapte këtë luftë siç bëmë ne, nga lazarati deri tek operacionet e përditshme në plantacione.

Nuk ka qenë 100 vjet më parë, por vetëm 10 vjet më parë, kur si Ministër i Brendshëm, Lulzim Basha shkonte në Lazarat dhe përgëzonte publikisht ata që kultivonin kanabisin, i quante aleatë të qeverisë kundër drogës… si kryeministër Sali Berisha deklaronte publikisht në televizor, se për lazaratin kishte një qëndrim politik në favor të mbjelljes së hashashit, sepse ai komunitet i varfër kishte vuajtur shumë në kohën e komunizmit.”– tha Kryeministri./java/a.k

Next Post
Pse është e vështirë që t’ju zërë gjumi në një vend të ri?

Pse është e vështirë që t'ju zërë gjumi në një vend të ri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

August 28, 2026
Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

August 28, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

August 28, 2026
Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

August 28, 2026
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

August 28, 2026
Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

August 28, 2026
Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

August 28, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com