Historiani Paskal Milo thotë se Lufta Nacional-Çlirimtare është më e suksesshmja që ka bërë ndonjëherë populli shqiptar.
Në emisionin “Real Story” në “News 24” Milo theksoi se në disa tipare, Lufta Nacional-Çlirimtare ka qqenë madje edhe më e suksesshme sesa ajo e Skënderbeut.
“Për nga përmasat, si luftë po flas, për nga organizimi dhe për nga rezultatet është lufta më e suksesshme që është bërë ndonjëherë në historinë e popullit shqiptar. Sa i takon rezistencës së Skënderbeut, ajo rezistencë ka zgjatur 25 vjet, por në përfundim të saj nuk kishim rezultate të madhërishme.
E dyta, Skënderbeu ka bërë një rezistencë aktive mbijetese, ndërsa kishte aleancë në Perëndim. Siç pati Lufta e Dytë Botërore aleatë, edhe Skënderbeu pati aleatë. Aleatët perëndimorë Skënderbeut jo gjithmonë i kanë ardhur në ndihmë. Në këtë kuptim, Lufta Nacional-Çlirimtare është më e rëndësishme madje edhe se e Skënderbeut, në disa tipare flasim”, tha Milo.