• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, ambasadorët dhe rreziku fals nga Huawei kinez

by S M
06/11/2019 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Mazi

Asnjehere me shume se sa vitet e fundit vendi yne eshte bere si top futbolli prej lecke. Kjo vjen nga futja e tmerrshme e hundëve në të gjitha qelizat nga ana e disa vendeve të mëdha, veçanërisht e ndonjerit prej tyre. Edhe ajo pikëz autonomie që mund te mendohej se i kishte mbetur vendit tonë, po preket e po dhunohet, permes ndonjë të ngarkuari me pune apo nje sekretari te parë të ambasades, duke i luajtur gishtin tregues shqiptarëve dhe t’u thuhet “bëj keshtu, bëj ashtu, mos bëj keshtu” etj.

Jam i ndërgjegjshëm se disa “kritizere” te zellshëm, apo puthadorë të pahijshëm të ambasadave, do të nguten të më etiketojnë keshtu apo ashtu, se si mund të guxohet te flitet keshtu ndaj partnereve tane strategjike qe kane bërë këtë apo ate për ne, e ku di une, të tilla gjera. Nuk ka rëndësi, thoshte dikush, nese une e njoh ose jo ministrin e arsimit per t’i kërkuar një bursë studimi, rëndësi ka si me njeh ai mua, për të ma dhene ose jo bursen! Edhe ne kemi bere shumë për ta, përfshirë duke i vene ne dispozicion gjithe territorin, si partnere, për çka edhe na duan aq shume.

T’i thuhet nje vendi te vogel si i yni se nuk duhet te zhvillojë teknologjinë 4G apo 5G, sepse është rreziku kinez apo rus, më duket një marrëzi totale. Ajo fsheh vetëm interesat e atij apo ketij vendi që thotë kështu, si dhe konfrontimet midis tij dhe firmave te tij dhe Kines dhe firmave kineze. Huawei, per shembull, nuk ka spiunuar ose nuk do të spiunojë më shumë se ç’spiunon Ipad-i ose Iphon-i. Të gjithë bëjnë të njëjtën punë, bejne të njëjtat gjera, perfshire spiunimet. Për këtë nuk duhet te kihet asnje pike dyshimi. Ka dalë prej kohesh, përfshirë në media, që kjo gje behet si dhe nga cilët firma e institucione behen.

Kina ka zhvillim aq dinamik ne te gjitha sferat sa nuk eshte aspak vështirë të shihet qarte se, ndërsa sot është fuqia e dyte me e madhe industriale botërore, brenda një 10 vjeçari tjeter, ajo do te jete numri nje, me rritjet qe ka sot, pa i ngadalesuar ato, sipas ekonomisteve me ne ze ne bote. Huawei, dihet, eshte konkuruesi me i madh i i-phone-it, i-pad-it, etj. Ai po i merr me rradhë tregjet në zona të ndryshme gjeografike te globit. Ai ofron te njejtat sherbime, me cilesi me te larte se konkuruesit e tij, dhe me çmime më të uleta. Kete thone specialistet. Kjo humbje e terrenit gradualisht, e te tjera, shqetesojne se tepermi perendimin apo disa shtete kryesore te perendimit. Te tjerat jane retorikle dhe justifikime te shëmtuara per supremaci e dominim ne tregjet ekonomike.

A i thane lojtaret kryesore perendimore, per shembull, Luksemburgut, se cfare duhet te bente ose te mos bente kur kinezet blene aksionet e njeres prej bankave me te medha te Luksemburgut? Apo kur kane blere dhe krijuar kete apo ate zone te lire tregetare ketu dhe aty, pa permendur emra te tjere? A u degjua te thuhej mos e bej kete apo ate gje? Po Greqise a iu tha “mos” kur kinezet ishin ne bisedime dhe me pas blene Portin e Pireut? A iu tha gje anglezeve, deri në “mos”, kur ata filluan bisedimet me kinezet per ndertimin e nje reaktori tjeter berthamor? Ndoshta iu eshte thene, ndersa media ka heshtur, ose ka bere sikur nuk e ka ditur.

Vendi yne, sot e 30 vjet te shkuara, i ka hyre rruges te ekonomise te tregut. E tille eshte ekonomia jone. Kemi mesuar nga perendimoret se oferta dhe kerkesa percaktohen nga tregu, ose tregu luan rolin kryesor ne percaktim. Shteti, permes levave te tij, luan rolin e rregullatorit, dhe nuk shet disa sherbime kyce te rendesise strategjike. Çdo individ, firme apo vend, keshtu na eshte mesuar nga partneret tane perendimore, blen ate qe eshte me e leverdisshme nga e gjithe paketa qe ofrohet. Shume shpesh vetem cmimi me i lire, kundrejt sherbimeve po ashtu te plota dhe me te lira, ndikon apo percakton marrjen e vendimeve. Kete, ne shqiptaret, e perseris, e kemi mesuar nga vendet perendimore, nga partneret tane. Nga regjimi komunist nuk mund te mesonim gje me hollesi te kesaj natyre, pervec parimeve dhe nepermjet librave.

Te jesh mik e partner i afert me dike, perfshire i madh ose shume i madh, dhe te behesh armik me dike tjeter, perfshire shume i madh, do te thote qe te mos ta kesh te mprehur mire majen e lapsit. Shtetet e vegjel nuk mund dhe nuk duhet te bien pre e perplasjeve te te medhejve. Te vegjelit, sa me shume “sandëitch” te zihen ne mes te kacafytjeve te te medhejve, aq me te veshtire do te jete ose mund te jete per ta e ardhmja. Te medhejte sot kacafyten, neser behen perseri miq, sepse te tilla I kane ngerthimet ndermjet tyre. Duhet qe te evitohet, pra, me cdo kusht kapja “sandëitch” ndermjet te medhejve. Ajo sjell pasoja sot dhe neser per nje vend te vogel.

Te mëdhenjte nuk i harrojnë lehtë bëmat dhe budallëqet e të voglit. Ata nuk harrojne por veprojne edhe pasi t’i kenë përmiresuar dhe rregulluar marredheniet ndermjet tyre. I vogli eshte ai qe e peson. Kjo nuk do te thote aspak qe ne te ndryshojme drejtimin dhe qasjet tona strategjike, aspak. Ato jane percaktuar tashme prej dekadash. Por t’i thuash jo ketij apo atij vendi te madh, ofertave dhe sherbimeve qe vijnë prej tyre, thjeshtë se vijne prej tyre, se jane kineze, etj., kur ben absolutisht sens te mos veprosh keshtu, do te thote qe te jesh teper naiv, miop, i paorientuar dhe i frikesuar ne palce.

Mjafton te shkosh ne te gjithe qytetet kryesore perendimore, apo te hulumtosh lehte dhe shkurt, se çfare po ben, çfare prezence ka, çfare fabrikash ka ngritur apo cfare ka blere Kina ne keto qytete apo vende, do ta kuptosh qarte se sa u tha me lart eshte krejtesisht e vertete. Kina dhe fuqia e saj ekonomike, etj., do te jene te pandaleshme ne kete shekull, pavaresisht deshires, synimeve apo presioneve qe vijne nga kjo apo ajo ambasade. I tille eshte dimensioni, zhillimi dhe potenciali i saj.

Ne Kine ka ende funksionare te larte, qe jane edhe pak te moshuar, te cilet ende mbajne mend mire marredheniet miqesore apo vellazerore, si i thonim ne atehere, qe Shqiperia ka patur me Kinen per afro tre dekada. Kinezet mbajne mend mire, sepse ata shenojne çdo gje (kulturë mijera vjeçare), se çfare ka bere per ta Shqiperia e vogel per te fituar votat e duhura qe Kina te futej ne OKB dhe ne Keshillin e Sigurimit, duke nxjerre jashte Tajvanin, perfshire edhe duke lundruar ne ujrat nderkombetare me flamurin shqiptar deri atehere.

Sa jane ende gjalle keta udheheqes ne Kine është mirë që strategjikisht të bashkepunohet ngushte ekonomikisht edhe me Kinen. Nuk ka perse jo! Nuk ka perse te mendohet qe kjo e keqe apo ajo e keqe do të na vijë nga Kina. Ka pak rendesi se jemi ne kete apo ate organizate sigurie. Mund te thuhet se tani mund te jemi, apo te dukemi, mjaft te vonuar ne krahasim me çfare është bërë dhe vazhdon te behet ne mjaft vende perendimore, përfshire edhe ne ato me kryesoret. Përsëri ka kohë.

Next Post
Transportonte drogë nëpër Korfuz, pranga 21-vjeçarit shqiptar

Goditi 12 herë me thikë nënën e saj teksa flinte, 14-vjeçarja shqiptare: Nuk mbaj mend asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In