• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta mes bandave në Greqi, shpërthen depoja me pije alkoolike në Athinë, dëmtohet pallati dhe makinat

by A R
11/03/2024 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shpërthim i fuqishëm në bodrumin e një pallati në Athinë është regjistruar në orët e para të mëgjesit të kësaj të hëne.

Mediat greke, raportojnë se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në bodrumin e një pronari club-i nate, i cili mbante aty verë dhe pije të tjera alkoolike.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa një banor shprehte se dy katet e para të pallatit u shembën.

“Dy katet e para të pallatit u shembën, 11 makina u shkatërruan, të gjitha xhamat u thyen”, tha një banor i zonës për prototothema.gr.

I njëjti person, ka qenë në shënjestër edhe disa vite më parë. Sipas banorëve, rreth 10 vite më parë, në të njëjtin bodrum ishte vendosur lëndë plasëse, ku dëmet edhe në atë kohë kishin qenë të mëdha.

“Ky bodrum është i pronarit të klubit të njohur të natës që ndodhet në anën e pasme. Kishin bombarduar sërish në të shkuarën, 8-10 vjet më parë nuk e mbaj mend saktësisht. Dhe i njëjti dëm ishte bërë. Të gjitha xhamat janë thyer nga shtëpia ime dhe në të gjithë lagjen. Ishte një shpërthim shumë i fortë pasi pallati u trondit”, tha një tjetër banor.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa janë dëmtuar edhe disa makina që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Kjo ngjarje, dyshohet të ketë lidhje me bandat që operojnë në Greqi. Tre vitet e fundit grupet mafioze po riformatohen mbas ekzekutimeve të ndodhura në Athinë,ku janë vrarë dhjetëra mafiozë nga banda të ndryshme.

Ministri grek i Mbrojtjes deklaroi se shteti u ka hapur luftë bandave dhe nuk do të ndalet derisa t’i shkatërrojë ato.

Ekspertët thonës bandat janë në një betejë të përherëshme pasi në Greqi aktiviteti i kondrabadës së naftës e kalon 1.5 miliardë euro.

Mbi 1 miliard janë përfitimet nga kundrabanda e cigareve dhe afro 600 milionë përfitohen prej trafikut të pijeve alkolike dhe atyre freskuese, ndësa trafiku i drogës dhe prositucionit e kalon 1 miliardë euro në vit.

Pak kohë më parë, në Greqi u ekzekutua edhe biznesmeni Kristos Jalias me breshëri kallashnikovi, ku sipas hetuesve, 20 plumba që janë derdhur ndaj tij i kanë marrë jetën. Më pas, autorët i kanë vënë flakën mjetit me të cilin lëvizte viktima dhe armën që përdorën në krim, duke u munduar të humbisnin çdo lloj gjurme. Biznesmeni ishte i përfshirë në kontrabandën e cigareve, ndërsa pak kohë më parë në rrethana ende misterioze atij i kishin ekzekutuar edhe ish bashkëshorten.

/a.r

Next Post
Lufta mes bandave në Greqi, shpërthen depoja me pije alkoolike në Athinë, dëmtohet pallati dhe makinat

Vrasja e Pëllumb Metës, në armën e krimit gjenden gjurmë edhe të djalit të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In