• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta me Rusinë, lë Ukrainën pa punëtorë! Qytetari: Nuk ka burra për të hapur varre për të vdekurit!

by E S
30/11/2025 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dezertimi, shmangia e rekrutimit dhe mosha minimale prej 25 vjetësh e shërbimit të detyrueshëm ushtarak kanë kontribuar në një mungesë personeli që po pengon mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, i cili mbush katër vjet në shkurt, nëse nuk arrihet paqja.

Por, nevoja e Kievit për të dërguar njerëz në front për shkak të mungesës së personelit, me mungesën e fuqisë punëtore që po godet shumë industri dhe disa qyteza pothuajse janë bosh sa i përket burrave që janë në moshën për shërbim ushtarak.

Është një dukuri e nxitur si nga rekrutimi ashtu edhe nga largimi, pasi miliona ukrainas janë larguar nga vendi. Disa nga ta janë burra në moshë për shërbim ushtarak të cilët kanë arritur të largohen nga shteti pavarësisht ndalesës aktuale që pamundëson që burrat e moshës 23-60 vjeç të largohen nga Ukraina.

“Mungesa e njerëzve me aftësi teknike dhe arsim është katastrofike”, tha për Radion Evropa e Lirë ekonomisti ukrainas, Oleh Penzin.

Sipas Qendrës Shtetërore të Punësimit, mungesat më të mëdha të fuqisë punëtore janë në arsim, transport tokësor, prodhim të produkteve metalike, prodhim të moblijeve dhe industritë e furnizimit me energji.

Ndërmarrjet strategjike, sikurse kompanitë e industrisë së mbrojtjes dhe hekurudhat, mbeten kryesisht të përjashtuara nga rekrutimit, por bizneset në mbarë Ukrainën po përballen me vështirësi, tha analisti politik, Kostyantyn Batozskiy.

“Punonjësi juaj mund të thirret për shërbim ushtarak në çdo moment dhe ky është një problem”, tha ai për REL-in.

“S’ka burra për të hapur varre për të vdekurit”

Në Makiv, një qytezë e vogël në rajonin e Hmelnitskit në perëndim të Ukrainës, burrat në moshë për luftë shihen shumë rrallë. Shumica janë rekrutuar ose janë larguar nga vendi, dhe ata që kanë mbetur mbajnë një profil të ulët për të shmangur mobilizimin, i cili nganjëherë kryhet nga grupe të oficerëve të rekrutimit, policë ose personel ushtarak që ndalojnë burrat në rrugë.

“Djemtë që punojnë me kompjuter mund të punojnë në banesën e tyre. Por, punëtorët… që dalin për të punuar, duke u përpjekur të fitojnë para për familjet e tyre – dhe ata i mbledhin si bagëti”, tha për Current Time Kateryna, një banore e Makivit, që u prezantua vetëm me emrin e saj.

“Nuk ka asnjë burrë që të hapë një varr për të vdekurit”, tha Kateryna. Ajo shtoi se kishte mësuar të përdorte një sharrë elektrike dhe mjete të tjera që nuk i kishte përdorur kurrë më parë, vetëm për t’ia dalë mbanë në punët e përditshme.

Miliona kanë ikur. A do të kthehen?

Disa fermerë po shpresojnë të punësojnë adoleshentë, të cilët janë shumë nën moshën e rekrutimit, për punë sezonale – një praktikë që daton që nga koha sovjetike.

“Unë vetë kam marrë pjesë dikur – quhej punë praktike, por në të vërtetë ishte punë”, tha Khomenko.

Ndërsa shumë burra dhe disa gra po shërbejnë në ushtri, rreth 6-7 milionë ukrainas janë larguar nga shteti që nga kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, rreth 1.6 milion të rritur, në moshë pune, e kanë lënë Ukrainën, shumica e tyre gra.

“Nëse arrijmë të kthejmë të paktën 40 për qind prej tyre, kjo do të ishte një ndihmë e madhe për ekonominë”, i tha REL-it ekonomisti Penzin, duke iu referuar burrave dhe grave.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli për problemin e fuqisë punëtore në gusht të vitit 2024.

“Nuk mund të lejojmë të humbasim ushtrinë tonë dhe rezervat e saj, por gjithashtu kemi shumë nevojë për punëtorë për vendet tona të punës”, tha ai. “Duhet të gjejmë një ekuilibër”.

Qeveria dhe bizneset po kërkojnë zgjidhje për këtë problem.

Në vendet evropiane, që kanë komunitete të mëdha ukrainase, Ukraina ka nisur krijimin e Qendrave të Unitetit, që synojnë ofrimin e mbështetjes dhe këshillave, si për ukrainasit që integrohen jashtë vendit, ashtu edhe për ata që po e shqyrtojnë kthimin vullnetar kur ky opsion të jetë i mundur.

“Ky është një projekt i ri, dhe nuk ka shumë për të thënë ende lidhur me të”, tha Batozskiy për Radion Evropa e Lirë.

Danylo, një refugjat 17-vjeçar që jeton në Gjermani dhe që u prezantua vetëm me emër, tha se nuk ka plane që të kthehet në Ukrainë.

“Nëse kthehem në qytetin tim të lindjes, do të duhet të filloj nga e para”, i tha ai Radios Evropa e Lirë. “Atje nuk kam asgjë”.

Punëtorë të huaj. Në Ukrainë, disa biznese ukrainase po sjellin punëtorë të huaj ose po e shqyrtojnë këtë mundësi.

Në mars, Lamella, një prodhues mobiliesh në Tiaçiv, pranë kufirit me Rumaninë në rajonin perëndimor të Transkarpatias, larg vijës së frontit, ka punësuar punëtorë nga Bangladeshi.

“Kemi shumë gra – rreth 60 për qind – që punojnë në makineritë për pjesë të vogla, por ka pozita që kërkojnë forcë mashkullore”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it Yaroslav Shcherban, drejtori komercial i Lamella-s.

Ish-ministri i Ekonomisë, Tymofiy Mylovanov, i tha medias Ukrayinska Pravda se Ukraina mund të ketë nevojë për deri në 10 milionë migrantë për të sjellë ndryshime pozitive në ekonominë e vendit. Sipas tij, ata do të jenë kryesisht profesionistë të punëve fizike apo teknike.

Batozskiy tha se beson se është tepër herët për të bërë një parashikim të tillë. “Së pari duhet t’ mbijetojmë luftës dhe pastaj të vlerësojmë se çfarë na nevojitet”, tha ai.

Penzin gjithashtu tha se paqja mund të jetë e vetmja gjë që do të rregullojë vërtet situatën.

“Gjëja e parë që nevojitet për të zgjidhur mungesën e fuqisë punëtore është të përfundojë lufta. Pastaj gjithçka do të zgjidhet me kalimin e kohës”, theksoi ai./REL/

Next Post
Abuzoi me të renë, polici mohon akuzat/ Oficeri Jetmir Uta u arrestua në Dibër pas denoncimit të një 19-vjeçareje

Abuzoi me të renë, polici mohon akuzat/ Oficeri Jetmir Uta u arrestua në Dibër pas denoncimit të një 19-vjeçareje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Tjetër aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin, një person përfundon në spital

June 9, 2026
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani

June 9, 2026
“Mbështesim protestën qytetare”, Berisha: Ndodhemi në sallën e urgjencës për faj të Ramës

“Mbështesim protestën qytetare”, Berisha: Ndodhemi në sallën e urgjencës për faj të Ramës

June 9, 2026
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

June 9, 2026
Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

June 9, 2026
“Shohim njerëz nga PS para drejtësisë, por nuk pendohemi për reformën”, Rama: Gjyqësori s’është më në duart e politikës

“Gënjeshtër e madhe nga padija”, Rama-protestuesve: Nuk po shkatërrojmë natyrën!

June 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Qershor 2026

June 9, 2026
“Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë”, Rama: Rrogat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe Kroaci

“Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë”, Rama: Rrogat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe Kroaci

June 9, 2026
“Edhe Nano e përballoi burgun dhe…”, Rama në 35-vjetorin e PS: Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt, sado i padrejtë të na duket ne

Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen

June 9, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

Trump ka parashikuar 37 herë deri më sot marrëveshje me Iranin…

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In