• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta me Hamasin, Izraeli zgjeron kontrollin e kamionëve me ndihma për Gazën: Bllokojmë kontrabandën

by Java News
11/11/2023 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamionë me ndihma kanë hyrë çdo ditë në Gazë që nga 21 tetori, kur Izraeli filloi të lejonte dërgimin e ndihmave për palestinezët e zhvendosur si rezultat i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, nga vendkalimi kufitar Nitzana midis Izraelit dhe Egjiptit, kamionët e ndihmave duhet të bëjnë një devijim serioz, sepse Izraeli këmbëngul në kontrollin e ngarkesave përpara se të futen në enklavën e rrethuar.

700 kamionë të ngarkuar me ujë, ushqime, furnizime mjekësore dhe humanitare për strehimoret kanë hyrë në Gaza nga Egjipti që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Rreth 100 prej tyre po kalojnë nga vendkalimi kufitar Nitzana mes Izraelit dhe Egjiptit. Kamionët kontrollohen për gjërat që mund të futen kontrabandë në Rripin e Gazës.

Kamionët me targa egjiptiane fillojnë të mbërrijnë në Nitzana në orën 8 të mëngjesit. Çdo kamion kontrollohet me qen që nuhasin për mjete shpërthyese.

Dy deri në tre orë më pas, një kolonë me 20 deri në 30 kamionë udhëton përgjatë anës egjiptiane të kufirit për në kalimin Rafah në Gaza. Forcat Mbrojtëse të Izraelit e vëzhgojnë karvanin e ndihmave gjatë gjithë rrugës.

Koloneli izraelit, Moshe Tetro, drejton përpjekjet e koordinimit dhe komunikimit për Gazën. Ai e quan “sfidë humanitare” gjendjen e palestinezëve të zhvendosur në Gaza dhe jo “krizë”.

“E dimë se situata e civilëve në Rripin e Gazës nuk është e lehtë. E dimë se ka shumë sfida dhe vështirësi. Mund të them se nuk ka krizë humanitare në Rripin e Gazës. Jemi në luftë. Nuk e filluam ne këtë luftë. Hamasi vendosi ta fillonte këtë luftë”.

Ai thotë se Izraelit i është dashur të dyfishojë aftësitë e kontrollit të sigurisë në vendkalimin Nitzana për të akomoduar numrin e kamionëve me ndihma.

“Po koordinojmë furnizimet mjekësore për spitalet së bashku me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Po koordinojmë çdo ditë evakuimin e të plagosurve në Egjipt. E vetmja ditë që nuk ka një lloj të tillë koordinimi është kur Hamasi e ndalon atë, jo për shkak të palës izraelite”, thotë koloneli Moshe Tetro.

Ai thotë se ndihma humanitare do të vazhdojë për aq kohë sa nuk devijohet për qëllime ushtarake. Koloneli i hedh poshtë kritikat ndaj Izraelit për refuzimin e futjes së karburantit në Gaza.

Ai thotë se karburanti atje është i mjaftueshëm nëse Hamasi lejon përdorimin për publikun në vend të operacioneve të tij ushtarake.

“Ne e dimë se sa karburant ka hyrë në Gaza para luftës. Ata që shtrojnë pyetjen për karburantin duhet ta dinë se terroristët po e përdorin karburantin për të ndriçuar tunelet e shumta poshtë Gazës”.

Në Rafah, agjencia e OKB-së për refugjatët që u shërben palestinezëve, e njohur si UNWRA, ka marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave humanitare, duke lëvizur ngarkesat në automjete të ndryshme.

Para luftës, shumë kamionë përdorën vendkalimit Kerem Shalom duke kaluar nga Izraeli në Gaza. Aktualisht vendkalimet Kerem Shalom dhe Erez janë mbyllur.

Koloneli Tetro thotë se humbi tre nga ushtarët e tij gjatë një sulmi të Hamasit kundër vendkalimit Erez. Ai thotë se bota duhet ta dijë se Izraeli po ofron kalim të sigurt të ndihmës humanitare për popullsinë civile të kundërshtarit gjatë kohës së luftës./REL

Next Post
“Pronarët s’i paguan gjobën Florencit, unë i dogja magazinën e perdeve”, zbardhet dëshmia e Dumanit: E bëra për të krijuar besim te Çapja

“Pronarët s’i paguan gjobën Florencit, unë i dogja magazinën e perdeve”, zbardhet dëshmia e Dumanit: E bëra për të krijuar besim te Çapja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In