• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve

by A R
09/08/2026 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pilot dhe një anëtar i ekuipazhit kanë humbur jetën pasi një helikopter zjarrfikës u rrëzua gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri masiv në Utah, në Shtetet e Bashkuara.

Helikopteri i tipit Sikorsky S-64 “Skycrane”, i kontraktuar nga kompania Helicopter Transport Services në kuadër të një kontrate me Shërbimin Pyjor të SHBA-ve, u rrëzua rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, të premten. Ngjarja ndodhi pranë qytetit Richfield, në zonën e rezervuarit Three Creeks, në jugperëndim të qytetit dhe pranë skajit juglindor të zjarrit Uidemouth 2.

Qendra Kombëtare Ndërinstitucionale e Zjarreve në SHBA (NIFC) konfirmoi të shtunën vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit, më shumë se 24 orë pas aksidentit. Sipas autoriteteve, të dy viktimat pësuan plagë fatale. NIFC shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e viktimave.

Autoritetet thanë se kushtet ekstreme të zjarrit dhe terreni i pjerrët e kishin bërë situatën e vështirë. Trupat e viktimave u gjetën dhe u nxorën nga zona të shtunën. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.

Për shkak të përhapjes së zjarrit, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara dhe kanë vendosur gjithashtu mbyllje të disa rrugëve.

Zëvendëskomandanti Tyler Hecht, tha se ekipet zjarrfikëse ndërmorën një “pauzë taktike” pas rrëzimit të helikopterit, në mënyrë që të riorganizoheshin dhe të vlerësonin situatën. Më pas, operacionet për luftën ndaj zjarreve rifilluan.

Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, e cilësoi luftën kundër zjarreve në zonat pyjore si një nga punët më të rrezikshme në botë. Të shtunën në mbrëmje, Patrulla e Autostradave të Utahut organizoi një kortezh për të shoqëruar trupat e viktimave, të cilët u cilësuan nga autoritetet si “heronj”.

Zjarri Uidemouth 2 nisi më 27 korrik pasi një goditje rrufeje shkaktoi shpërthimin e flakëve në pyllin kombëtar Fishlake. Që prej atëherë, flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej më shumë se 111 mijë hektarësh, ose rreth 45 mijë hektarë, duke u shndërruar në një nga zjarret më të mëdha të regjistruara në Utah këtë vit.

Sipas të dhënave të autoriteteve, deri të shtunën vetëm rreth 24 për qind e zjarrit ishte vënë nën kontroll. Situata mbetet e rrezikshme për shkak të sjelljes ekstreme të flakëve, përfshirë përhapjen e zjarrit në majat e pemëve dhe hedhjen e prushit në distanca të mëdha, çka vazhdon të kërcënojë komunitetet pranë zonës së prekur.

Ky është incidenti i dytë fatal i lidhur me zjarret në Utah gjatë këtij sezoni veror. Në qershor, tre zjarrfikës humbën jetën gjatë përpjekjeve për të luftuar zjarret në Knoules dhe Gore, pranë kufirit me Koloradon. Një zjarrfikës i katërt ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra gjatë të njëjtit incident.

Rrëzimi i helikopterit ka rikthyer vëmendjen te rreziqet e mëdha me të cilat përballen ekipet zjarrfikëse, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta, terrenit të vështirë dhe përhapjes së shpejtë e të paparashikueshme të zjarreve.

Next Post
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Analizë e elektoratit në prag të sezonit të ri politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’ka kohë, duhet për zgjedhjet

DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’ka kohë, duhet për zgjedhjet

September 28, 2026
DETAJET/ “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”- Ja si tentuan 2 të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, reagimi i deputetit! Agjenti i infiltruar u prezantua si…

DETAJET/ “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”- Ja si tentuan 2 të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, reagimi i deputetit! Agjenti i infiltruar u prezantua si…

September 28, 2026
Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hartën e opozitës

Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hartën e opozitës

September 28, 2026
“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

September 28, 2026
Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

September 28, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Irani bën ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

September 28, 2026
Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

September 28, 2026
Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

September 28, 2026
Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

September 28, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com