• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Ministrja Gjonaj takohet me kryeprokuroren Markun

by Java News
13/05/2019 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraditen e sotme ministrja së Drejtësisë Etilda Gjonaj u takua me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Gonaj i ka dhënë të gjitha rekomanidmet e ngritura nga Këshilli i Minitrave për vitin 2019.

Në këtë takim theksi u vu tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa u tha se puna hetimore nga prokurorët duhet të përmbyllet në një kohë më të shkurtër.

Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, lufta kundër korrupsionit është prioriteti kryesor.

“Nevojitet një përpjekje më e madhe nga prokurorët për të mbyllur më shpejt proceset hetimore në mënyrë të pavarur. Vështirësitë që has organi i akuzës janë në një fazë të avancuar. Për vitin në vazhdim, Këshilli i Ministrave ka miratuar rekomandimet për vitin 2019 në luftën kundër kriminalitetit.

Rekomandimet kanë për qëllim parandalimin për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimin e lirive themelore të të drejtave të njeriut. Prioritet do të jetë vijimi i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore anti-krim që qevera do ndërmarrë nëpërmjet ndërhyrjes në Kodin Penal. Lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për vitin 2019.

Nga të dhënat për vitin 2018 rezulton se ka një ulje të numrit të personave nën hetim. Ka një numër të vogël të dërgimit për gjykim të çështjeve penale. Për këtë arsye qeveria ka rekomanduar krijimin e një historiku solid për ndjekje penale. Po ashtu për vitin 2018 vihet re se numri i përgjithshëm i veprave të kallëzuara është 46.892, nga të cilat vetëm 109 janë veprat penale”, u shpreh Gjonaj.

Gjonaj në fjalën e saj nuk ka lënë pa përmendur edhe procesin zgjedhor ku ka rekomanduar ashpërsim të masave për ata që tentojnë të prekin apo cënojnë proceset zgjedhore.

Nga ana tjetër, kryeprokurorja Arta Marku u kërkoi drejtuesve të prokurorive në rrethe që të marrin masa për zbatimin e rekomandimeve të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit në 2019.

“Rekomandimet janë mjaft të rëndësishme dhe prokurorët duhet që përveç të tjerave të orientojnë punën e përditshme në përmbushjen e tyre. Në zbatim të remomandimeve Prokurori i Përgjithshëm ka detyrimin të nxjerrë udhëzime të përgjithshme dhe po kështu Prokurori i Përgjithshëm monitoron zbatimin e këtyre udhëzimeve. Për të gjitha këto informojmë Kuvendin në fund të çdo viti”, deklaroi Marku.

g.kosovari

Next Post
Emri/ Një tjetër “tradhtar’ nga PD kërkon mandatin në KQZ

Emri/ Një tjetër “tradhtar’ nga PD kërkon mandatin në KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In