• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër drogës, Kodheli: Ndërhyrjen e ushtrisë e vendos qeveria

by Java News
31/10/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli sapo është kthyer nga ministeriali i mbrojtjes që u mbajt pak ditë më parë në Bruksel. Ajo shpjegon, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se “vendi ynë ka tashmë një strategji afatgjatë të sigurisë dhe mbrojtjes, të parë nga këndvështrimi i një vendi anëtar i Aleancës, miratuar në parlament më shumë se një vit më parë”. “Ndaj ministerialet NATO janë një konfirmim i angazhimeve të përbashkëta, për pasojë dhe i angazhimeve tona, si vend anëtar, angazhime këto që prodhojnë siguri. Por, kjo nuk do të thotë që Shqipëria është imune ndaj rrezikut, asnjëherë nuk do të thotë që Shqipëria nuk rri në një rajon me problematika apo në një botë që ka problematikat e saj të sigurisë i ka për kryefjalë, por nga ana tjetër do të thotë më shumë qetësi dhe siguri brenda kufijve tanë”, u shpreh Kodheli. E pyetur në lidhej me propozimin e bërë pak ditë më parë, nga ministri i Drejtësisë për ndërhyrjen e ushtrisë në luftën ndaj kanabisit në vend, ministrja Kodheli u shpreh: “Forcat e Armatosura kanë detyra të mirë përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligjet që rrjedhin prej këtij detyrimi. Forcat e Armatosura janë të gatshme t’i përgjigjen pozitivisht të gjithë situatave të emergjencave që konsiderohen të tilla me një vendimmarrje të qeverisë”. “Sigurisht që, nëse propozimet vijnë nga drejtues të ndryshëm institucionesh ose pse jo nga anëtarë të qeverisë për të trajtuar një temë të caktuar, ka një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave”, tha Kodheli.
Zonja Kodheli, ju morët pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel për përforcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
Atëherë, me shpresën se nuk bie në përsëritje ju them se që nga momenti që Shqipëria është futur në NATO, si anëtare me të drejta të plota, ka ndryshuar koncepti, ka ndryshuar mënyra, sistemi i mbrojtjes se kufijve shqiptarë, i ruajtjes së integritetit të vendit dhe përqasja ndaj sigurisë së qytetarëve. Mbrojtja kolektive presupozon një mbrojtje të përbashkët të të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, bazuar në lajtmotivin: “Të gjithë për një dhe një për të gjithë”. Kjo do të thotë ndryshim në koncept të mbrojtjes nga ajo individuale, në mbrojtje kolektive. Ka dy shtylla kryesore te veprimtarisë se FARSH: Njëra është respektimi i detyrimeve kushtetuese dhe zbatimi i të gjitha ligjeve që rregullojnë këtë detyrim kushtetues dhe tjetra është plotësimi një për një i angazhimeve tona në NATO, pikërisht për shkak të këtij koncepti. Kjo e bën Shqipërinë pa dyshim, më të sigurtë, por edhe me një prestigj më të madh ndërkombëtar. Vendi ynë ka tashmë një strategji afatgjatë të sigurisë dhe mbrojtjes, të parë nga këndvështrimi i një vendi anëtar i Aleancës, miratuar në parlament më shumë se një vit më parë. Kjo strategji mbart në vetvete edhe angazhime ndërkombëtare, përveç atyre kombëtare. Ndaj ministerialet NATO janë një konfirmim i angazhimeve të përbashkëta, për pasojë dhe i angazhimeve tona, si vend anëtar, angazhime këto që prodhojnë siguri.
Por, kjo nuk do të thotë që Shqipëria është imune ndaj rrezikut, asnjëherë nuk do të thotë që Shqipëria nuk rri në një rajon me problematika apo në një botë që problematikat e saj të sigurisë i ka për kryefjalë, por nga ana tjetër do të thotë më shumë qetësi dhe siguri brenda kufijve tanë.
A do të marrë pjesë Shqipëria në një mision ushtarak në Siri nëse do t’i kërkohej?
Çdo vendimmarrje dhe aq më shumë prezencë e NATO-s me misione është një vendimmarrje kolektive. Nuk mund të merret asnjë vendim që nuk është kolegjial. Qoftë edhe sikur një anëtar të abstenojë ose të ketë kundërshti, misioni nuk kryhet dhe për pasojë nuk ka trupa të
NATO-s në atë territor apo në atë mision. Bazuar në vendimmarrjen që NATO merr, Shqipëria merr vendimet e saj nëse do t’i bashkohet një misioni apo jo.
A do të ketë rritje të efektivit ushtarak pasi aktualisht janë rreth 8500 veta.
Nuk ka pse të ketë. Shifra 8500 veta forcë aktive ushtarake ka ardhur si rrjedhojë e një studimi të kahershëm, studim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHPFA, me mbështetjen e partnerit tonë strategjik SHBA, dokument ky i përfunduar si i tillë, nëse nuk gaboj, në prill të vitit 2013, mbi bazën e të cilit janë miratuar edhe limitet e numrit të FARSH. 8500 veta janë më shumë se sa të mjaftueshëm për të zbatuar kushtetutshmërinë dhe për t’i garantuar vendit siguri dhe territorit shqiptar integritet.
Të gjitha raportet flasin për një rritje të toneve nacionaliste në Ballkan. Pamë kërcënimin e Kotzias, nga ana tjetër Maqedonia, Serbia, e cila ka rritur shpenzimet për mbrojtjen për sa i përket armatimit. Po Shqipëria çfarë qëndrimi do të mbajë në këtë situatë, ndërkohë që është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka tanke apo që hapësirën ajrore ja ka besuar fqinjëve të tij?
Ju korrigjoj, Shqipëria nuk është i vetmi vend i NATO-s që hapësirën ajrore ia ka besuar fqinjëve të saj. Janë disa vende, anëtare të NATO-s, hapësirën ajrore të të cilave e ruajnë aleatët. Kjo është ekzaktësisht pjesë e asaj për çka ne folëm më sipër, pra e mbrojtjes kolektive. Pra, Shqipëria çon forca të armatosura, diku në kufijtë e largët lindorë NATO, por nga ana tjetër mbrohet nga aleatët kur bëhet fjalë për hapësirën ajrore. Vendi ynë nuk ka asnjë problem me vendet fqinjë aq më pak me vende fqinje anëtare të Aleancës. Rasti i Serbisë që ka rritur shpenzimet e mbrojtjes, është një problem i brendshëm i Serbisë. Ne, gjithashtu, na kërkohet që të rrisim shpenzimet për mbrojtjen dhe e kemi bërë. Kjo sigurisht, sepse mjedisi i sigurisë sot është një mjedis që e kërkon këtë gjë dhe, në vlerësimet që vijnë nga NATO, rezulton që ka nevojë për të rritur investimet, trajnimet, mirë armatimin e Forcave të Armatosura. Kjo thjesht dhe vetëm e bën rajonin më të sigurtë. Besoj që ne do të vazhdojmë të ecim me këtë hap dhe me këtë ritëm, duke rritur buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, por nga ana tjetër duke i harxhuar paratë e taksapagueseve në mënyrë racionale me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes ushtarake.
Keni shprehur një qëndrim pak ditë më parë në lidhje me luftën kundër kanabisit. Pati një propozim nga Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani për përfshirjen e ushtrisë në këtë aksion. Përshtypja e përgjithshme është që kemi të bëjmë me një situatë të rëndë të përhapjes së Kanabisit. A mund të ketë vend në këtë luftë edhe për ushtrinë?
Qëndrimi im, ka qenë qëndrim i ministrit të Mbrojtjes së një vendi sa anëtar të NATO-s, aq edhe të një vendi demokratik. Forcat e Armatosura kanë detyra të mirë përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligjet që rrjedhin prej këtij detyrimi. Forcat e Armatosura janë të gatshme t’i përgjigjen pozitivisht të gjithë situatave të emergjencave që konsiderohen të tilla me një vendimmarrje të qeverisë. Sigurisht që, nëse propozimet vijnë nga drejtues të ndryshëm institucionesh ose pse jo nga anëtarë të qeverisë për të trajtuar një temë të caktuar, ka një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave. Bazuar në këtë vendimmarrje dhe në zbatueshmëri të ligjeve shqiptare, që kanë të përcaktuara qartë fushat e veprimtarisë së çdo institucioni, merren masa për t’ju përgjigjur kësaj vendimmarrjeje.
Jeni në fund të mandatit të parë, a do të dëshironit një dikaster tjetër në rast të fitores sërishmi të zgjedhjeve nga e majta?
E rëndësishme është që ne, në fund të katërvjeçarit, të dalim me rezultate pozitive nga qeverisja e katër viteve të para, të kemi përmbushur, jo vetëm pritshmëritë e mëdha të njerëzve, por njëkohësisht edhe ato çka kemi premtuar. Kjo nuk është e mjaftueshme, gjithsesi unë e besoj që ky mandat kishte kostot e veta, për shkak të reformave të thella që ne ndërmorëm që në fillim të qeverisjes sonë, ndërkohë, që mandati tjetër do të na duhet për të vënë në zbatim në mënyrë të gjerë reformat që nisëm mandatin e parë. Ndaj gjëja më e rëndësishme është, prosperimi i Shqipërisë dhe nuk është asfare e rëndësishme, nëse unë do të jem pjesë e qeverisë së ardhshme.
Pas rënies së helikopterit ushtarak në liqenin e Shkodrës kjo çështje u harrua. A nxori ekspertiza se cili e kishte përgjegjësinë?
Unë besoj se kjo është një pyetje që i takon prokurorisë dhe strukturave përkatëse që merren me këtë çështje. Çështja e liqenit të Shkodrës dhe e aksidentit të helikopterit ushtarak, për FA dhe Ministrinë e Mbrojtjes është një çështje që nuk do të harrohet, sepse nuk do të harrohen dy “Dëshmorët e Atdheut”, heronj të nderuar dhe të respektuar të FA, të cilët do të mbeten përgjithmonë në zemrat e gjithsekujt që i ka njohur dhe në zemrën time po aq.
Darina Tanushi/BW/d.i.

Next Post
De Boer drejt shkarkimit, Inter shqyrton kandidatët

De Boer drejt shkarkimit, Inter shqyrton kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In