• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër drogës, Avramolupos përgëzon Xhafajn: Ju mbështesim në rrugën drejt BE

by Java News
06/12/2017 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi në Bruksel Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupos.

Komisioneri përgëzoi Ministrinë e Brendshme për masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër kultivimit të kanabisit, menaxhimit të integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit të parregullt dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar. Ai inkurajoi që ky standard të vijojë edhe në të ardhmen, për të siguruar qëndrueshmëri në rezultate.

Prononcimi për mediat i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Komisionerit për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, pas takimit:

Komisioneri Avramopoulos: Zhvillova një takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë dhe një mik i mirë, me të cilin biseduam mbi të gjitha çështjet e lidhura me perspektivën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane.

Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t’i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment.

Ndaj sërish ju uroj mirëseardhjen, Z. Ministër! Jam i sigurt se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në të ardhmen në të gjitha nivelet.

Unë do të vijoj të mbështes dhe të jem krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.
Mirë se vini!

Ministri Xhafaj: Ishte një kënaqësi e veçantë takimi me Komisionerin Avramolupos, sepse para së gjithash takova një mik shumë të mirë të Shqipërisë, i cili ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për shqiptarët në çështjet e integrimit të tyre.

Komisioneri është një mbështetës i madh i aspiratave të popullit shqiptar, të vendit tim drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Europian, por njëkohësisht është një mbështetës shumë i rëndësishëm për ne lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik në Shqipëri.

Unë shpresoj dhe besoj që nën kujdesin e tij, me mbështetjen e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian.

Unë shpresoj dhe besoj dhe kjo është një ftesë që dëshiroj t’ia bëj publikisht Komisionerit, që ai shumë shpejt të ketë mundësi të jetë në Tiranë për t’u njohur me rezultatet e gjithë këtij procesi dhe njëkohësisht me hapat e mëtejshëm që ne duam të hedhim në këto fusha të rëndësishme.

Komisioneri Avramopulos: Pikat kryesore të diskutimit tonë gjatë takimit të sotëm ishin sigurisht emigracioni, kriza e refugjatëve, lufta jonë e përbashkët kundër terrorizmit, radikalizimit, dhe kundër krimit të organizuar.

Dhe siç e thashë më parë, Shqipëria do të ketë mbështetjen tonë të plotë dhe do të kem kënaqësinë që të vizitoj Tiranën shumë shpejt.

a.ç

Next Post
“Negociatat brenda 2018-ës”, kryeministrja polake-Ramës: Ne ‘avokatët’ e Shqipërisë

"Negociatat brenda 2018-ës", kryeministrja polake-Ramës: Ne 'avokatët' e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

Greva e transportuesve në Itali, rrezikohet prodhimi i makaronave

October 20, 2026
Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

Kenia konfirmon një rast të ri me Ebola

October 20, 2026
FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com