• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta kundër Covid-19/ Franca po planifikon përdorimin e aplikacionit të gjurmimit të të infektuarve

by Java News
23/04/2020 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Francës voton javën e ardhshme në lidhje me planet për të përdorur një aplikacion gjurmues për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, ndërsa vendi po përgatitet për lehtësimin e masave kufizuese muajin tjetër. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant njofton nga Parisi se aplikacionet e këtij lloji kanë ngjallur shqetësime për privatësinë në Francë dhe në shumë vende të tjera të Europës.

Ministri Francez i Teknologjisë, Cedric O thotë se aplikacioni do të njoftojë përdoruesit e telefonave inteligjentë kur ata ndodhen afër njerëzve të infektuar me COVID-19, dhe me këtë informacion ndihmon autoritetet të zvogëlojnë përhapjen e pandemisë.

Në një video të partisë në pushtet, të shfaqur në faqen saj në Facebook, Ministri O tha se aplikacioni i quajtur “Stop COVID” do të respektojë plotësisht liritë e individit. Ai tha se përdorimi i aplikacionit do të jetë plotësisht në baza vullnetare dhe anonime.

Ai gjithashtu tha se kjo do të jetë një masë e përkohshme, që do të skadojë pas përfundimit të pandemisë.

Qeveria synon të fillojë përdorimin e aplikacionit më 11 maj, në datën që ajo ka vendosur të fillojë lehtësimin e masave kufizuese dy mujore. Fillimisht autoritetet franceze njoftuan se do të zhvillohej një debat parlamentar mbi teknologjinë. Por kjo është ndryshuar në votim, pas një reagimi të madh nga ana e ligjvënësve.

Kritikët e aplikacionit përfshijnë anëtarët e partisë në pushtet si Guillaume Chiche, i cili i tha Televizionit Francez se aplikacioni do të zbulonte gjendjen shëndetësore të njerëzve dhe do të çonte në diskriminim dhe përjashtim.

Ai nuk është i vetmi që ka shprehur shqetësim.

“Ne mendojmë se është shumë e rrezikshme që qeveria t’i thotë popullit francez se zgjidhja për këtë problem do të jetë ky lloj aplikacioni”, tha Benoit Piadallu.

Zoti Piedallu është anëtar i “La Quadrature du Net”, një grup që mbron të drejtat dhe liritë dixhitale. Ai përmendi një seri problemesh të mundshme, nga cënimi i mundshëm i lirive të individit nga ky aplikacion, deri në faktin se ai mund të mos funksionojë në mënyrë efektive.

“Ne mendojmë se aplikacioni dixhital nuk është përgjigja e duhur për këtë problem. Qeveria duhet të blejë maska, të ndërtojë spitale të reja. Ka shumë zgjidhje të tjera më të mira se sa një aplikacion”, tha ai.

Një sondazh i kohëve të fundit tregonte se 80 për qind e të anketuar francezë thanë se ata do të ishin të gatshëm ta shkarkonin aplikacionin. Por zoti Piedallu beson se numri i atyre që me të vërtetë do ta përdornin atë ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël dhe shumë të moshuar, grupi më i rrezikuar nga koronavirusi, nuk kanë telefona inteligjentë.

Franca nuk është i vetmi vend europian që po punon për përdorimin e aplikacioneve gjurmese. Edhe Gjermania fqinje po shqyrton këtë mundësi, duke nxitur debate të ngjashme për të drejtat e njeriut dhe privatësinë.

Mediat njoftojnë gjithashtu se qeveria franceze po inkurajon kompaninë Apple që të lejojë aplikacionin të punojë në iPhone-et e saj pa masa të integruara të privatësisë. /voa/

Next Post
Veliaj: Vaqarri, lagje e re e Tiranës! Pas rrugës, gati shtëpitë e reja për të prekurit nga tërmeti

Veliaj: Vaqarri, lagje e re e Tiranës! Pas rrugës, gati shtëpitë e reja për të prekurit nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In