• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lufta ka mbaruar, le të shohim nga e ardhmja”, zbuten marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë

by Ardit Rada
02/08/2020 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri kroat, Boris Milošević nga Partia Demokratike e Pavarur Serbe, (SDSS) do të marrë pjesë për herë të parë më 5 gusht në 25 vjetorin e „Operacionit Stuhia” në qytetin dalmat, Knin. Ministri kroat për veteranët, Tomo Medved nga partia qeverisëse, HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) do të vendosë një kurorë më 24 ose 25 gusht në kujtim të viktimave serbe në Grubori.

Për ata që nuk e njohin mirë politikën e brendshme kroate, këto dy informacione mund të duken si njoftime të mërzitshme protokollare. Në të vërtetë bëhet fjalë këtu për një kthesë simbolike në përballjen me të shkuarën e vendit në Adriatik, anëtare e BE nga viti 2013. Kjo kthesë, mund të çojë në rastin më të mirë, që tensionet mes shumicës kroate dhe pakicës serbe në Kroaci më në fund të zbuten,

Dy anë, dy versione të historisë

Për kroatët, sidomos për ata, që në fillim të viteve 90-të, u dëbuan nga e ashtuquajtura “Republika Srpska Krajina” (zona kroate të kontrolluara nga kryengritës serbë e deklaruar me qëllim të një bashkimi të mëvonshëm me Serbinë, shën. red.), operacioni ushtarak, “Stuhia” është kurorëzimi i luftës për pavarësi. Përmes fitores ushtarake të trupave kroate iu dha fund “luftës së Kroacisë”. Ky ishte dështimi vendimtar ushtarak për projektin serbomadh të presidentit të atëhershëm serb, Slobodan Milošević.

Brenda katër ditësh (4.-7. August 1995) u çlirua një e treta e Kroacisë. Por në këtë aksion ushtarak dhe në operacionin më pas janë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë. Tribunali i OKB-së në Hagë më vonë akuzoi dy komandatë ushtarakë të operacionit “Stuhia” për dëbime dhe krime kundër njerëzimit. Gjeneralët Anto Gotovina dhe Mladen Markač, të cilët u liruan më vonë nga Tribunali.

Ana tjetër: Për popullsinë serbe në Kroaci, që në gusht të vitit 1995 mori arratinë nga ofensiva e ushtrisë kroate, operacioni “Stuhia” shenjon fundin e një jete pak a shumë normale deri në atë kohë dhe fillimin e përvojës si refugjat, si qindra mijëra banorë të ish-Jugosllavisë. Se sa civilë serbë e anëtarë të paramilitarëve serbë morën arratinë apo u dëbuan atëherë, nuk dihet me saktësi. Llogaritjet dallojnë, në atë se kush flet për këtë temë: njëra palë thotë rreth 90.000 vetë, tjetra deri 250.000 vetë.

Por pas suksesit ushtarak u kryen vjedhje e bastisje, shumë shtëpive serbe iu vu zjarri. Politika kroate ose udhëheqja ushtarake nuk ia dolën ta ndalnin këtë. Sipas të dhënave të Documenta, Qendra për Përballjen me të Shkuarën, gjatë operacionit “Stuhia” dhe në 100 ditët më pas u vranë disa qindra civilë serbë. Vrasësit ishin anëtarë të ushtrisë kroate, ndryshe, persona të armatosur, që mbanin të veshura uniformë të ushtrisë kroate apo policisë. Helsinki Watch, një organizatë joqeveritae amerikane ka bërë fjalë për 410 civilë të vrarë. 22.000 shtëpi u dogjën. Në Grubori u vranë 6 civilë serbë, viktima më e moshuar ishte 80 vjeç. Askush nuk ka dala para drejtësisë për këtë.

Pajtim mes serbëve dhe kroatëve?

Presidentët e deritanishëm, Stjepan Mesić, Ivo Josipović dhe Kolinda Grabar-Kitarović i kanë dënuar vërtet disa herë këto krime, por politika kroate gjithmonë është përpjekur ta spostojë sa më larg këtë episod të së shkuarës. Për pajtimin mes serbëve dhe kroatëve nuk erdhën sinjale ndihmuese as nga Beogradi. Duket sikur për lidershipin e atjeshëm politika e dikurshme serbomadhe dhe përndjekja e kroatëve as nuk kanë ekzistuar.

E djathta kroate kërkon prej vitesh, që në ceremoninë qendrore në Knin të jetë prezent edhe Milorad Pupovac (SDSS). Kjo do të ishte “shëruese për shoqërinë”, thonë ata. Pupovac është një figurë qendrore e pakicës serbe në Kroaci. Përfaqësues të së djathtës e shohin atë, si krahun e zgjatur të udhëheqjes së Serbisë në Kroaci. Pjesëmarrja e tij në ceremoni do të ishte kështu një poshtërim i fundit i “armikut”, ky është motivacioni që ka spektri i djathtë.

Nuk duhet harruar se kush do të jetë po ashtu në Knin. Ceremonia është jozyrtarisht një skenë për huliganët, e për ata që përhapin urrejtje. Ata nuk festojnë fitoren, por humbjen e serbëve. Pupovac nuk vjen në Knin. Ai nuk është anëtar i qeverisë kroate, në vend të tij vjen zëvendëskryeministri, Boris Milošević, një fytyrë e re e SDSS.

„Këtu bëhet fjalë për dy anë të një pamjeje. Nuk mund t’i harroj viktimat civile dhe shtëpitë e djegura, këtë eksod nuk mund ta harroj. Ai është pjesë e identitetit tim”, tha Milošević në intervistë me televizionin, N1 ditët e fundit. Politikani ka gjasa të ndeshet edhe me provokues. “Këtë mund ta duroj”, thotë Milošević.

Distancim i qartë nga krimet?

Në fund të gushtit, ministri kroat i veteranëve, Tomo Medved do të vendosë një kurorë për viktimat serbe në Grubori. Medved është ish-gjeneral i ushtrisë kroate dhe u plagos tre herë në luftë. Edhe ai ka për të marrë kritika nga organizatat e veteranëve, që nuk janë të interesuar për pajtimin. Krimet në Grubori u kryen më 25 gusht 1995, tre javë pas operacionit “Stuhia”. Qeverisë nën Andrej Plenkovićin kjo i mundëson një ndarje mes fitores të festuar me madhështi nga kroatët dhe krimeve që u kryen gjatë dhe pas operacionit. “Stuhia” duhet të hyjë si sukses i pastër në histori, ky është qëndrimi i qeverive kroate deri më tani.

Milorad Pupovac (SDSS) kujton mesazhin e fundit të paqes në Kroaci, që erdhi pikërisht nga gjenerali Gotovina, pasi ai u lirua në Hagë në vitin 2012 nga akuzat. “Lufta ka mbaruar. Le të shohim nga e ardhmja”, tha ai atëherë pas kthimit në Zagreb. Qytetarët kroatë nuk e dëgjuan në këto tetë vite thirrjen e gjeneralit. Tani ata kanë një mundësi të re.

Next Post
Kosova/ Rregjistrohen 29 raste të reja me koronavirus, të shëruarit 22

Situatë e rëndë në Kosovë, regjistrohen 13 viktima dhe 245 raste të reja me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In