• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e “pëlqimeve” në Facebook: Rama fiton në Shqipëri, Berisha në Filipine e Pakistan

by Aalison Pearse Stevens
12/08/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha është kampion i pëlqimeve në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe këtë nuk e fsheh e jo pak herë e përdor këtë si kredo politike. Sali Berisha ka një numër total prej 1 029 142 fansa, përballë 981 326 të Edi Ramës. Por cila është e vërteta e këtyre pëlqimeve dhe fansave të politikanëve shqiptarë. Shqiptarja.com ka bërë një studim mbi shpërndarjen e fansave të dy liderëve kryesorë: Edi Rama dhe Sali Berisha, të cilët kryesojnë listën e politikanëve shqiptarë më të pëlqyer, pasuar nga Lulzim Basha me 536 216 fansa, dhe Erion Veliaj me 339 532 fansa.

tabela pelqime facebookAjo që rezulton nga përpunimi i të dhënave përmes programit socialbakers.com, më shumë se gjysma e fansave të Sali Berishës janë jashtë vendit, teksa e kundërta ndodh për kryeministrin Edi Rama, i cili i ka shumicën dërrmuese të pëlqyesve të tij brenda vendit. Për Sali Berishën, janë 622 834 jashtë vendit, dhe vetëm 406 308 brenda vendit. Kryeministri Rama ka 511 941 fansa brenda vendit, dhe 469 385 fansa jashtë tij. Por ku janë shpërndarë fansat jashtë vendit të Sali Berishës i cili ka kaluar 1 milionë pëlqyes?

tabela pelqime berishatabela pelqime berisha 1Nëpër vendet më të çuditshme të botës, duke e bërë të dyshimtë origjinën e tyre dhe mënyrën e fitimit të këtyre pëlqimeve. Vende që nuk kanë asnjë lidhje gjeografike dhe historike me Shqipërinë mbajnë më shumë se 600 mijë fansa të Sali Berishës.

tabela pelqime ramatabela pelqime rama 1

Në Filipine ka 34 479 përdorues të Facebook që janë çuditërisht fansa të ish-kryeministrit shqiptar dhe që përbëjnë 3.4 % të totalit të fansave të tij. Sali Berisha ka në Pakistan 20 703 fansa ose 2.0 %; në Bangladesh 3 535 ose 0.3 %; në Ganë ka 2 738 fansa ose 0.3 %; në Nigeri  ka 2 411fansa ose 0.2 %; ndjekur nga Maroku me 2 372 fansa; në Kamboxhia 2 138 fansa; në Nepal 2 067 fansa; në  Miamar 1 340 të tillë, dhe në Sri Lanka 1 315 pëlqyes. Përdorues nga vende të tjera në total përbëjnë 33 419 fansa “mërgimtarë” të Sali Berishës.

Por cila është beteja në vendet e rajonit mes dy liderëve? Sali Berisha kryeson pëlqyeshmërinë në Kosovë me 146 094 fansa, krahas 112 097 fansave të Edi Ramës.

tabela pelqime kosovePo ashtu, Berisha e mund Ramën në Serbi me 34 050 fansa ndaj 21 801 të kryeministrit. Në avancë, Berisha është në SHBA me 32 350 fansa, kundrejt 22 347 të Ramës.

tabela pelqime boteEdi Rama e mund Berishën në Itali me 71 098 fansa ndaj 48 296 të Berishës; në Greqi me 67 344 kundrejt 33 643 të Berishës; dhe në Turqi me 3 306 ndaj 2 874 të ish-kreut të PD-së.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post

Siguria rrugore/ Arrestohen 11 shoferë pa patentë dhe 3 të dehur në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In