• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lufta e fituar e gjyqtares për të provuar pasurinë, fatura të 1990 dhe foto si folëse lajmesh

by Java News
08/07/2018 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykatësja e Kurbinit Marçela Shehu u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Shehut iu desh të gërmonte në të shkuarën e saj për të provuar edhe shuma jo të mëdha të ardhurash për të kaluar testin e vetingut.

Vladimir Karaj

Gjykatësja e Kurbinit Marçela Shehu u konfirmua në detyrë me 4 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi i zbardhur sëfundmi tregon se sita në të cilën po kalojnë magjistratët gjatë hetimit administrativ është mjaft e hollë.

Shehut, sipas vendimit të zbardhur në fillim të korrikut nga KPK iu desh të siguronte të dhëna e dokumentacion për të ardhura apo blerje të kryera edhe para se të bëhej gjykatëse. Asaj po ashtu, si mjaft gjykatësve të tjerë nuk iu njohën të ardhura për të cilat nuk ishin paguar tatimet, megjithëse qe në gjendje të provonte se ato kishin burim punën për një televizion lokal duke vënë në dispozicion fotografi.  Po ashtu ndryshe nga disa nga kolegët Shehu ka qenë në gjendje të sjellë dokumentacion edhe për transaksione të kryera në mesin e viteve 90’ nga prindërit.

Po ashtu KPK hetoi edhe 3 denoncime paraqitur institucionit të vetingut dhe 10 ankesa ndaj gjykatëses në KLD dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke dalë në përfundimin se “nuk kishte indicie që ajo të kishte shkelur ligjin apo të kishte bërë gjykim të padrejtë”. As KPK nga hetimi i saj dhe as institucionet ndihmëse nuk gjetën probleme që mund të shkaktonin sipas vendimit shkarkimin e gjykatëses.

“Në përfundim të kësaj analize, nuk u gjet asnjë indice apo element që mund të ngrejë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e gjyqtares, Znj. Marçela Shehu”, thuhet në vendimin e KPK-së.

“KPK e gjeti të saktë dhe të mjaftueshëm deklarimin e pasurisë “nuk janë konstatuar elemente që mund të ngrenë dyshime për fshehje apo deklarim të rremë nga ana e subjektit të rivlerësimit” nënvizion Komisioni ne vendimi e tij.

Deri tani KPK ka përfunduar hetimin administrativ për 24 gjyqtarë dhe prokurorë, nga të cilët 12 janë konfirmuar në detyrë, 8 janë shkarkuar, ndërsa për një subjekt pritet vendimi dhe për tre të tjerë këtë javë mbahet seanca dëgjimore.

Kleçkat në verifikimin e pasurisë

Por megjithëse kaloi procesin Shehu pati jo pak “probleme” për të provuar pasuritë e vëna në vite, ndërsa një pjesë e të ardhurave të pretenduara nuk u morën në konsideratë nga trupa gjykuese. Kështu KPK i ka kërkuar gjykatëses të justifikojë të ardhurat e vitit 2005 – një vit para se të merrte detyrën, kur ajo kishte blerë një makinë në vlerë 600 mijë lekë dhe kishte deklaruar kursime në vlerën 700 mijë lekë. KPK e njoftoi atë se duke konsideruar shpenzimet e jetesës ajo rezultonte minus 600 mijë lekë për të cilat duhej të sillte burimin.

Gjykatësja ka mundur në këtë rast të provojë se rreth 550 mijë lekë nga vlera e makinës ishte paguar nga prindërit. Ajo i solli KPK-sw njw marrëveshje shitje të një dyqani në pronësi të familjes dhe po ashtu të ardhurat neto nga paga të babait mësues.

Shehu është përpjekur të vërtetojë se po ashtu ishte paguar për një periudhë kohe me honorare nga Shijak TV, rreth 20 mijë lekë në muaj, por ajo sipas vendimit të zbardhur nuk ka qenë në gjendje të sjellë dokumentacion për këto të ardhura. Në një përgjigje zyrtare Shijak TV, i cili humbi licensën në vitin 2007, thotë se për shkak se pagesa ishte bërë me kohë të pjesshme dhe për shkak të kohës së kaluar nuk kishte dokumentacion.

Shehu, thotë trupa gjykuese mundi të provonte se kishte punuar në televizon, ndërsa solli fotografi kur ajo shfaqej si spikere e lajmeve aty, por KPK nuk i konsideroi këto të ardhura duke shpjeguar se ato nuk mund të shiheshin si të ligjshme pasi për to nuk ishin paguar tatime. “Duke qenë se për të ardhurat e përfituara nga subjekti si rrjedhojë e punësimit të saj me kohë të pjesshme pranë Shijak TV nuk vërtetohet pagesa e detyrimeve tatimore, në mbështetje të pikës 3 të nenit D të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, këto të ardhura nuk konsiderohen pasuri të ligjshme”, thuhet në vendim.

Tjetër ngërç për gjykatësen ishte dokumentimi i 4 mijë eurove që bashkëshorti i saj kishte marrë gjatë punës për një komppani në vitin 2007. Shuma ishte deklaruar më herët nga subjekti i vetingut në deklarimin periodik të pasurive, por KPK i kërkoi gjykatëses të sillte dokumentacion. Shehu arriti të siguronte një kopje mandati të vjetëruar “pak të grisur” i cili bindi KPK se paratë ishin fituar si bonus shitjeje. KPK vendosi se pamundësia për të verifikuar plotësisht transaksionin nuk ishte përgjegjësi e subjektit.

Në favor të saj duket se kanë qenë fakti se pasuria e saj e deklaruar dhe pasuria që KPK ka gjetur gjatë hetimit administrativ është në shuma normale dhe po ashtu problemet kanë qenë për sasi të vogla monetare. Shehu gjithashtu është ndihmuar nga fakti se ka qenë bashkëpunuese, siç del në vendim por edhe sepse KPK kqa qenë në gjendje të vërtetojë si korrekte transaksionet e deklaruara prej saj, si shit-blerje makine apo pagesa shkollimi për fëmijët.

Hetimi i aftësive profesionale

Përndryshe nga shumë gjykatës të cilët ngelin në procesin e deklarimit të pasurive, ata që e kanë kaluar apo nuk kanë pasur probleme në këtë hetim i janë nënshtruar nga KPK hetimit të figurës dhe po ashtu vlerësimit profesional.

Sipas vendimit të zbardhur në këtë rast ndaj gjykatëses ishin paraqitur drejtpërdrejt në KPK tre ankesa, por verifikimet nuk gjetën që gjykatësja të kishte kryer shkelje të ligjit. Një prej ankesave kishte të bënte me një vendim të marrë nga Shehu për mospërjashtim të një kolegu të saj nga një gjykim. Në denoncimin e dytë sipas KPK gjykatësja akuzohej për korrupsion, ndërsa denoncuesi pretendonte se kishte humbur çështjen ngaqë nuk kishte paguar, por KPK thotë se ai nuk paraqiti prova.  Denoncimi i tretë ishte një shpallje moskopetence prej gjykatëses.

KPK thotë po ashtu se dosjet e shqyrtuara prej Shehut nuk kishin rezultuar me probleme dhe se në rastet kur ishin apeluar vendimet e gjykatëses ishin konfirmuar./BIRN

a,ç

Next Post
”Do t’ju nxjerr nga burgu”, pranga oficerit që iu merrte para të dënuarve

''Do t'ju nxjerr nga burgu'', pranga oficerit që iu merrte para të dënuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin rrugor Laç-Mamurras/ Përmbyset makina, 2 të plagosur rëndë dërgohen me urgjencë në Tiranë

Aksident i rëndë në Selenicë, makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi!

September 12, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Shiu fik zjarret në Dajt, Dibër, Shkodër dhe Fier, përmirësohet situata! Mbrojtja: Vetëm një vatër aktive, 28 u shuan! S’ka rrezik për banesat

September 12, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, urbani i Linzës përplaset me një fuoristradë dhe bëhen copash! Raportohet se…

FOTO/ Aksident i frikshëm në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, urbani i Linzës përplaset me një fuoristradë dhe bëhen copash! Raportohet se…

September 12, 2026
EMRI/ Arratisja spektakolare e të burgosurit shqiptar në Greqi, ja kush është korçari i akuzuar për trafik droge dhe plagosje! U ndihmua nga…

EMRI/ Arratisja spektakolare e të burgosurit shqiptar në Greqi, ja kush është korçari i akuzuar për trafik droge dhe plagosje! U ndihmua nga…

September 12, 2026
Goditje e rëndë për Kombëtaren, Strakosha me frakturë në dorë! Do mungojë në 4 sfidat e Nations League

Goditje e rëndë për Kombëtaren, Strakosha me frakturë në dorë! Do mungojë në 4 sfidat e Nations League

September 12, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

Trump i hap derën prodhuesve kinezë të makinave: Mund të prodhojnë në SHBA nëse punësojnë amerikanë!

September 12, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

September 12, 2026
VIDEO/ “Aman ç’i keni këto barsoleta?!”- Rama: Karakaçi ministër i shkëlqyer! Balluku e gjeti, nuk e solli! Akuzat e Berishës…

VIDEO/ “Aman ç’i keni këto barsoleta?!”- Rama: Karakaçi ministër i shkëlqyer! Balluku e gjeti, nuk e solli! Akuzat e Berishës…

September 12, 2026
Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

September 12, 2026
Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së

Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com