Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se përgjegjësia e parë është te PD, e cila duhet të gjejë mënyrën për të kapërcyer krizën.
Mediu tha se nuk ka rrugë tjetër për tu përballur me këtë realitet politik qeverisës korruptiv se sa opozita të jetë e bashkuar.
Pjesë nga intervista në Ora News:
Mediu: Opozita duhet të jetë e bashkuar për tu përballuar me këtë realitet. Debatet duhen tejkaluar në shërbim të interesave të të djathtëve dhe qytetarëve shqiptarë.
A keni diskutim me Bashën, Berishën dhe aktorë të tjerë për t’ia propozuar këtë?
Mediu: Unë ja kam propozuar këtë të dyja palëve sepse dua që të jenë bashkë në PD dhe këtë mendim e kam thënë dhe publikisht. E mbështes si rrugën e vetme për të kapërcyer këtë situatë.