• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luçiano Boçi sulmon Benet Becin: E lëshoi Rama si ‘qen lufte’ për zgjedhjet e 11 majit

by A R
13/06/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sulmuar ditën e sotme kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin dhe ka hedhur akuza të rënda edhe ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se Benet Beci vulosi ‘zhvirgjërimin’ politik të SPAK-ut.

Ai tha gjithashtu se Benet Beci është simbol i asaj që ndodh kur drejtësia nuk udhëhiqet më nga prova, por nga urdhri i kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Boçit:

BENETI QË VULOSI “ZHVIRGJËRIMIN” POLITIK TË SPAK

Sot, shqiptarët nuk pyesin më “A do veprojë SPAK?”, por “Kush e ka në dorë sot SPAK-un?”. Dhe përgjigjja duket se fillon e mbaron vetëm me një emër.

Ai mban fijet, i turret drejtësisë, si do dhe kur e do, emëron dhe heq gjyqtarë e hap e mbyll dosje e porosit “vrasje” politike për armiqtë opozitarë dhe ato brenda partisë.

Ky njeri dihet që është kreu i organizatës. Emri Rama.

Po vetë SPAK?

SPAK-u, i ndërtuar mbi premtimin se do të ishte i paprekshëm, i pavarur, i ndershëm – një virgjëreshë e ligjit në një shoqëri të përdhunuar nga korrupsioni – u “vetëzhvirgjërua” publikisht që herët me dosjet famoze 184, 339 dhe sidomos me rastin Berisha e pse jo dhe Meta.

Dhe këtë e bëri pa asnjë ndrojtje, në  këto procese ku drejtësia dukej më shumë si një kukull që lëkundet sipas telekomandës së politikës.

Por megjithëse i kapur shpesh në flagrancë, me akrobacira thashethemesh për goditje që do bëjnë namin e ngritjes së task forcave aspak të forta, ai vazhdonte të mbronte publikisht nderin e humbur prej kohësh.

Publiku

Publiku pas trullosjes nga dëshira për ndëshkim dhe  ndikimit mashtrues të propagandës, ende nuk e kishte dhe ka kuptuar drejtësinë me regji.

Ai ende priste ose pret “Godonë” e drejtësisë, por njëherazi i ushqejnë me lugë të mbushur plot urrejtje ndjenjën e hakmarrjes politike.

Megjithatë perdet e maskat po bien dhe teatrit para publikut po mbaron.

Rasti i Benetit i mbrojtur me heshtje me urdhër politik për votat e 2025, vulos rrëzimin “nderin” tashmë të humbur zgjedhor dhe të drejtësisë së SPAK.

Beneti

Kush është Beneti?

Është simboli i asaj që ndodh kur drejtësia nuk udhëhiqet më nga prova, por nga urdhri.

Është pamja e një sistemi që, në vend që të godasë korrupsionin mbron të fortin e promovon krimin zgjedhor.

Beneti u mor, u reklamua, u përdor për të çarë të djathtën, i vendosën kurorën e lavdisë së marrjes së pushtetit me banda dhe pastaj e lëshuan si “qen lufte” në zgjedhjet politike të 2025.

Në qafë Rama i vari akuzën e SPAK, për ta egërsuar e motivuar.

Ironike ishte se Task-Forca  e vetë SPAK kërkonte të ndalonte me demek krimin zgjedhor, ndërkohë që mbronte hapur drejtuesin politik të PS ndaj të cilit kishte akuzën, por që nuk guxonte t’ia transmetonte pa lejen e “sovranit”.

Beneti i vogli i Ramës dhe i të fortëve, mbart sot me bërjen publike të akuzës, falë publikimit të Pekës, një akt të madh.

Ai vulosi krizën e besimit, thënë ndryshe vulosi “zhvirgjërimin” e SPAK.

I ktheu njerëzit jo te drejtësia, por te tallja që i bëhet atyre me drejtësinë.

Në skenën ku duhej të ngrihej me kohë publikisht aktakuza ndaj më të pushtetshmëve, u luajt një farsë që do t’i shkonte për shtat një kabareje politike: një lloj “burlesku juridik” ku morali është vetëm kostum që hiqet sapo mbaron shfaqja.

Të patëm paralajmëruar Benet!!!

Rama ta kishte shtruar mirë rrugën e rrëzimit, mgjs u bëre copë për blerje votash.

E para shërbëtorëve të tij vjetër të mëdhej që dhe ato i shet, ty si shërbëtor të ri s’të ka asgjë!!!!

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Qershor 2025

Comments 1

  1. Dona Feliçita says:
    1 year ago

    Luqi Boqi, meqenëse përdore këtë term, “ QEN LUFTE”, të huazuar nga filmi hollivudian, për tregetaret amerikane të Gërdecit ku kryehajdut shqiptar ishte Zen Berisha, po të flas shqip, ashtu siç ti e meriton, QENI I SATËME dhe i TYT ETI.
    Shiko qenin e luftes Sali Berishe, megjithë lukuninë tuaj, të qenërve të tjerë që lehni e kafshoni, ku tu dalë e ku tu eci.
    Beracak dhe pa karakter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com