• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luca mesazh protestuesve: Mos i mbyllni derën investimeve që ndryshojnë Shqipërinë

by E B
07/06/2026 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mua nuk më trembin protestat, mua më trembin ëndrrat që nuk realizohen” kështu e nis reagimin e tij biznesmeni shqiptar Gjergj Luca.

Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjet, Luca vë theksin te investimet amerikane që pritet t’i hapin shumë dyer Shqipërisë, ndërkohë që disa prej qytetarëve nuk po dakordësohen për këtë gjë. Biznesmeni Luca kërkon që shqiptarët të mos ndalojnë një nga projektet që do të ndryshojë të ardhmen e vendit dhe popullit shqiptar.

Reagimi i plotë i Gjergj Lucës

Po bëj një reagim me ju protestues, sigurisht me të drejtat e mia dhe të punës sime. Të gjithë e mbani mend këtë vend e këtë rrugë ku nuk ka pasur absolutisht asnjë pikë ku të ndaloje dhe t’u freskoje. Sot është gjithë ky lulëzim i mbushur plot me shqiptarë e elbasanllinj e turistë.

Këtu ka pasur makina me katër kate, të mbaruar të shkatërruar, në një vend që e kishte mbuluar kanceri, e sot luajnë fëmijët. Këtu ka qenë magazina. Sot na vizitojnë 3-4 mijë klientë në fundjavë, 10-12 ,mijë lekë është çmimi mesatar për të ngrënë pastaj kjo varet sipas xhepit. Gjithë ky rresht i rrumbullakët është bërë burim jete, burim profesionesh, burim force, burim të ardhurash që kanë xhiruar me mijëra njerëz për të çuar bukë te shtëpia e për të marrë profesione.

A ka kinema tjetër Elbasani përveç kësaj “Kinostudio Shqipëria Dje”. Përballë kinemasë kemi vendosur sfilatën e kooperativës që ju të shikoni të gjithë fantazinë e detit me të gjitha llojet e produktet që ne bëjmë.

Kurthin këtu mu në mes të Rozafës, e kemi sjellë detin (pishinën) që të mbajmë turistët mos tí lëshojmë. Këtu kemi ruajtur historinë. I gjithë muri i vjetër është ruajtur dhe është vendosur muri i ri pa prekur strukturën fare. Kemi ndërruar dheun e tokës e këtu janë mbjellë mbi 1400 rrënjë ulliri.

Nëse ka një njeri nga biznesi që ka protestuar që në 1997 e deri më sot, përditë, kundër administratës së Berishës, Nanos e këtij tjetrit që e kam njeri të shenjtë.

Ore të nderuar, unë nuk kam frikë  të them të vërtetën sepse e vërteta ime del nga puna. Ju duhet të bëni një hesap kur Luca, gjenerata e parë pas tranzicionit, kam arritur të bëj një gjë modeste por shumë inspiruese.

Po ata investitorët që vijnë me 4-5 breza, çfarë janë të zotë të bëjnë në Shqipëri? Që të sjellin ato brand-e miliardëshe për t’u specializuar ne, për të punuar fëmijët tonë, që fëmijët tonë të konkurrojnë në botë.

Ne kërkojmë që Shqipëria të jetë e hapur. Çfarë kërkoni? Kërkoni që Shqipëria ta mbyllni?! Kërkoni që të kthehemi te xhaxhi? Është turpi i të gjithëve ne se pse e humbën këtë mundësi.

Kujdes me fokusin!

“This is my dream” kjo miqtë e mi protestues është ëndrra ime e vogël që po e shpërndaj në të gjithë Shqipërinë.

Uroj të keni dhe ju ëndërr për Shqipërinë tonë!

Next Post
Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

Vrau policin dhe plagosi një tjetër/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit: S’kam lidhje me drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

November 3, 2026
Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

November 3, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

November 3, 2026
Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

November 3, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

“Putini po ndjek me interes zgjedhjet në SHBA”, gazetari jep lajmin nga Moska: Ja kur do t’i jepet fund luftës në Ukrainë

November 3, 2026
“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

“Është dëshpëruese”, Karamuço jep shifrat tronditëse të tregut të drogës në SHBA

November 3, 2026
Rekord historik në SHBA, shpenzimet për reklama televizive në zgjedhjet e mesmandatit kapin shifrën 11,87 miliardë dollarë!

Rekord historik në SHBA, shpenzimet për reklama televizive në zgjedhjet e mesmandatit kapin shifrën 11,87 miliardë dollarë!

November 3, 2026
Tragjedia në Spanjë, mjeku zbulon rrezikun fatal të një goditjeje në gjoks, 3 deri në 5 minutat vendimtare!

Tragjedia në Spanjë, mjeku zbulon rrezikun fatal të një goditjeje në gjoks, 3 deri në 5 minutat vendimtare!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In