• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lubonja u shkruan italianëve: E kuptoj që u emocionuat për mjekët, por Rama është si Gadafi; Ai vjedh zgjedhjet dhe bashkëpunon me krimin

by A R
12/04/2020 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjesti simbolik i kryeministrit Edi Rama me dërgimin e disa mjekëve dhe infermjerëve për të punuar në Itali, pavarësisht se bëri jehonën e mediave italiane dhe u përshëndet nga shumë personalite, ka hasur në kritikën e Fatos Lubonjës.

Shkrimtari dhe gazetari u është drejtuar përmes një letre të hapur italianëve, ditën e sotme duke i thënë se Rama është si Gadaffi dhe nuk duhet besuar prej tyre.

Ai thotë se Shqipëria është Kolumbia e Evropës ndërsa vendi ka veç drogë dhe krim.

Lubonja e nis letrën duke thënë se i kupton emocionet që ngjall gjesti i kryeministrit tonë, si dhe interesin politik italian që qëndron pas tij, por njëherësh i fton ata të zbulojnë kuptimin, i cili sipas tij është propagandë.

Shqipëria sipas tij për faj të Ramës ka humbur 1 milion banorë.

“E gjithë kjo sepse Shqipëria përfaqëson shembullin më dramatik midis vendeve ish-komuniste që kanë pësuar një kalim të shpejtë nga diktatura komuniste në kapitalizëm të egër, në një kohë të shkurtër pak oligarkë – këtu kryesisht eksponentë të krimit të organizuar – kapën shtetin duke i bërë institucionet e tij asgjë më shumë se mjete për të zgjeruar fuqinë e tyre ekonomike, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë në varfëri ekstreme. Edi Rama, si menaxher i interesave të të paktëve, po e çon vendin drejt një sistemi gjithnjë e më autoritar, me hapësira demokratike të reduktuara gjithnjë e më shumë“.

Mandej analisti tregon se si Edi Rama grabiti zgjedhjet e vitit 2017 dhe se Shqipëria është “Kolumbia e Evropës”.

“Pushteti vendor është 100% në duart e partisë së vetme në pushtet. Hyrja në Parlament e trafikantëve dhe vrasësve vitet e fundit është një fenomen që as nuk mund të imagjinohej në vitet 1990. Media kombëtare dhe lokale pothuajse të gjitha kontrollohen nga oligarkia që e rrethon. Gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë janë skllavëruar plotësisht nga pushteti”, citohet në letër.

Lubonja e krahason mënyrën se si u paraqit gjesti i Edi Ramës, me atë se si u prit Gaddafi në Itali disa vjet më parë, sipas tij “duke na bërë të ndihemi si anëtarë të një fisi të udhëhequr nga një kryetar dhe jo njerëz që aspirojnë të jetojnë në demokraci të vërtetë”.

“Urgjenca shëndetësore e koronavirusit në Shqipëri gjithashtu menaxhohet me metodat e një regjimi”, shkruan Lubonja duke shtuar: “Duke përdorur Edi Ramën gjuhën e regjimit të vjetër, tanimë fjalëkalimi: “Ne jemi në luftë dhe kush nuk zbaton rregullat është armik, tradhtar, sabotator”.

“Të dashur miq,

Si ju në Itali, edhe ne në Shqipëri po kalojmë një periudhë në të cilën, siç do të thoshte filozofi juaj Giorgio Agamben, na shfaqet spektri i “njeriut lakuriq”, njeriut të redukuar vetëm në bilogjik, që mendon të mbijetojë”, shkruhet në letër. “Tani për tani të gjithë jemi privuar nga shumë të drejta themelore, ne jemi pothuajse të zhveshur nga ato dimensione që na bëjnë njerëzor, ato politike, sociale dhe fetare, duke e pasur Parlamentin të zbrazur, kishat dhe xhamitë e zbrazura, shkollat dhe universitet e zbrazura. Qenia njerëzore është shumë e brishtë para të gjithë atyre që kanë etje për sundim dhe shtypje.  Kam frikë, dhe nuk jam i vetmi, që disa metoda shtypëse që po përdoren për të menaxhuar urgjencën shëndetësore do të mbeten edhe kur urgjenca shëndetësore s’do të jetë më. Dhe vendet më të rrezikuara janë ato më të varfrat në antitrupa demokratikë si Shqipëria”, thekson Lubonja.

Në fund analisti shprehet se nuk e vlerëson aspak këtë Bashkim Evropian.

Ndërsa letra mbyllet me fjalët

“Fillim prilli 2020

Një përshëndetje të sinqertë me dashuri nga Tirana

Fatos Lubonja”

Comments 5

  1. Eljaz says:
    April 12, 2020 at 17:37

    Lubonja ky psikopat çfare done Salimillosheviçi n done ky psikopat tiranin e Salimillosheviçit vetem me djem te forte dotja merrte pushtetin nuk flet ky psikopat per Ilir Floririn dhe Salimillosheviçin qe shkatrrunen shqipnin dhe tpysin sot Popullin Libian per Gadafin apo jane ma mir sot qe vriten ner vedi

    Reply
  2. Lili says:
    April 12, 2020 at 18:35

    I paturp.Ti qe cove be sater Tet ate je ne gjendje te besh gjithcka.Gjakpires i babed tat,kriminel i gjakut tend,vampiro i popullit tend

    Reply
  3. Dario says:
    April 12, 2020 at 20:25

    Pirdh Tosi pirdh

    Reply
  4. leka says:
    April 12, 2020 at 21:18

    Lereni ne boten e tij te cmendurise.Urrejtha per Ramen e Lubonjes eshte pathologjike

    Reply
  5. Nuk ka vdekur burreria qe te humbi Shqiperia. says:
    April 14, 2020 at 18:17

    Ca turpi i madh jo per ty se ti ske vlera njerezore po per kombin Shqipetar qe ka pjelle nje gje kaq te lige.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In