• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luani që paska qenë lepur!

by Dritan Hila
27/10/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Dikur në një film western apo “me kaubojs” siç i thoshim atëkohë, që e kam parë në adoleshencë, Kirk Douglas-it i vrasin gruan, një indiane amerikane. Bashkë me vjehrrin i vihen në ndjekje vrasësve dhe dikur i kapin. Më lër t’i vras unë, i thotë vjehrri i tij indian, sipas riteve tona. Do të zgjasë disa orë derisa të vdesin. Jo, ia kthen Douglas, do t’i vras unë sipas riteve tona: Do t’i çoj në gjyq, ku pas disa muajsh do të dënohen me varje; pastaj do të presin edhe disa muaj të tjerë faljen që nuk do vijë kurrë, duke parë ekzekutimin çdo natë në ëndërr, sesi litari iu shtrëngon fytin, dhe unë do interesohem që ekzekutimi të bëhet sa më vonë që netët e tyre të zgjasin sa më shumë. Se ekzekutimi yt të vret vetëm trupin kurse ky imi të merr shpirtin, ia kthen Douglas.

Katër vite më parë një gazetar më pyeste për reformën dhe përgjigja që ishte edhe perceptimi se “SPAK është krijesë nga dhe për amerikanët dhe se këtyre të fundit vetëm ky iu interesonte realisht kurse kusuri jo dhe aq”.

E sotmja po tregon që prokuroria e zakonshme po vret miza ndërsa ajo që po asfalton gjithë gungat e tridhjetë e kusur viteve tranzicion është SPAK-u.

Me avashllëkun dhe pamëshirshmërinë e një ruli kompresor, ai ka futur në ankth gjithë klasën politike të këtyre dekadave. Shumica e tyre presin se kur do iu trokasë në derë OPGJ. Trimat e dikurshëm që të shkelnin me këmbë nuk iu ndihet më zëri. Më trimi prej tyre, Berisha, ka nisur të kapet pas marifeteve ligjore. Bubullimat e dikurshme të tij lëshohen edhe mbi Millonain dhe Krajën por janë bubullima nga ato që nuk sjellin shi dhe nuk kanë më gjëmimin e qëmotshëm. Duket frika pasi ka filluar kërkon edhe shokë për t’i nxjerrë përpara rulit. Kërkon revolucione e përmbysje por puna është që në të tilla raste kur bëhet fjalë për para, askush nuk ta qan hallin madje as shumë prej atyre me të cilët i ke ngrënë. Ajo që kërkonte me aq ngulm nga amerikanët, fakte pse ishte “non grata”, po ia servirin në formë fletëthirrjesh dhe kjo është forma më e keqe. Është forma amerikane e zbatimit të ligjit që të ankthon deri në atë pikë sa ti thua më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund.

Por ky stili amerikan i qasjes së fundit nuk të le as lavdinë e rënies në fushëbetejë por vetëm të turpit ku lëkundesh në një konop dhe të varrosë vorraxhiu i historisë. Ajo që nuk dinim ne është se gjithë ai trim që të vriste dhe mburrej për këtë nëpër ekrane, që të shante lavire e drogaxhi, tani paska frikë nga një copë letër. Ne e dinim luan, por paska qenë lepur.

Next Post
Drama/ Babai e merr në Itali dhe e braktis, 15-vjeçari shqiptar kërkoi ndihmë në polici me ‘Google Translate’

Drama/ Babai e merr në Itali dhe e braktis, 15-vjeçari shqiptar kërkoi ndihmë në polici me ‘Google Translate’

Comments 1

  1. Qim Mehmeti + Qim Pëjka + Fredka Lela + Gazmenda Bardhkën + Andi Bushati = SYRI TV & LPSI në bythë says:
    3 years ago

    Tregonin për njërin, në kohë të Sali pordhës (jo këtijë të Shiqeres), që ishte qejflli femrash, apo feminist, apo fems – siç i therrisnin shkurt, i cili u tregonte shokëve se si e fillonte “avazin” me femrat., duke filluar nga kapja e duarve, fërkimi i tyre, ndukja me terezi e përkëdheli, marrja erë e flokëve, puthje të lehta e të padhunshme, shoqeruar gjithmonë me ledhatime, zhveshja graduale, e….., në këtë kohë, dikush nga shokët që dëgjonte, nderhyn në bisedë dhe i thotë po a e q…….., ky qejllfiu i thotë, o ç’më dhjeve muhabetin, po tërë lezetëçi i thotë, nuk është e q……, por te gjithë veprimet para atijë muhabeti, sepse kur ndodh ajo që thua ti o miku im, i ikën i gjithë lezeti.
    Prandaj, edhe kjo puna e amerikaneve, me Salinë e Shiqeres, është e njëjtë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com