• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Luanët” mbrojnë Luginën/ Vazhdon beteja mes talebanëve dhe rezistencës për kontrollin e Panjshirit

by Java News
04/09/2021 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat talebane janë përfshirë në një betejë të armatosur për kontroll me grupet e rezistencës në Luginën e Panjshirit në veri të Kabulit, bëjnë të ditur njoftimet nga rajoni. Kjo është krahina e fundit në Afganistan që ende nuk ka rëndë në duart e talebanëve.

Burime të talebanëve thanë të premten se forcat e këtij grupi e kishin marrë nën kontroll luginën, por luftëtarët opozitarë deklarojnë se beteja vazhdon.

Fronti Kombëtar i Rezistencës në Afganistan, një rrjet grupesh besnike të udhëheqësit lokal Ahmad Masud, deklaroi se forcat talebane kishin arritur në Lartësitë Darban, një zonë në kufi mes krahinave të Kapisës dhe Panshirit, por se luftëtarët opozitarë kishin arritur t’i sprapsnin talebanët.

Një burim i talebanëve tha se vazhdon avancimi i forcave të tyre, por se përparimi ka qenë i ngadaltë sepse rruga drejt kryeqytetit krahinor Bazarak është minuar.

Ende nuk ka konfirmim të pavarur mbi zhvillimet në Panshir, një rajon i rrethuar nga malet ku rruga kalon nëpër një grykë të ngushtë. Banorët e rajonit kanë një histori të gjatë rezistence si ndaj qeverisë së mëparshme talebane në vitet ’90, ashtu edhe ndaj pushtimit sovjetik.

Ndërkaq, talebanët kanë thënë se javën e ardhshme do të njoftojnë përbërjen e qeverisë së tyre të re.

Bashkëthemeluesi i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, emri i të cilit është përmendur si kreu i qeverisë së ardhshme, tha për kanalin Al Jazeera se administrata e re “do të përfshijë të gjithë grupimet e popullit afgan”.

Ndërkaq, ka shenja të rikthimit të ngadaltë të normalitetit në Kabul. Ambasadori i Katarit në Afganistan tha se një ekip teknik mundësoi rihapjen e aeroportit ndërkombëtar për avionët e ndihmave. Ka gjithashtu njoftime se kanë rifilluar fluturimet brenda vendit.

Aeroporti ka qenë i mbyllur që kur SHBA u dha fund operacioneve të saj më 30 gusht, duke evakuuar personelin diplomatik, pajisjet dhe trupat ushtarake, si dhe një numër afganësh që konsideroheshin në rrezik nga talebanët.

/m.j

Next Post
Vaksinat kundër Covid-19: Shëndeti publik vjen para lirisë personale

Vaksinat kundër Covid-19: Shëndeti publik vjen para lirisë personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In