• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luan Rama zbulon negociatat: Një mori takimesh me PS për magjistraturën por…

by A R
23/07/2018 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama tha në Ora News se ka pasur nga PS ofertë për të votuar ligjin për Magjistraturën. Sipas Ramës, pavarësisht kërkesës së PS, ajo nuk ka qenë hoherente në qëndrimin e saj.

Pyetje: A keni pasur një ofertë të drejtpërdrejtë nga PS për të votuar ligjin e masgjstraturës , a ka pasur një dialog për të?

Luan Rama: Prej kohësh në një mori takimesh na është kërkuar nga PS që të mbërrinim në një votim të përbashkët. Pavarësisht se qëndrimi i tyre nuk ka qenë koherent nga seanca në seancë apo nga takimi në takim dhe madje për këtë arsye dhe kjo ishte një nga arsyet që unë kërkova sot. Meqë deri këtu kishte dështuar procesi i dialogut dhe i negociatave kërkova sot që të ngrihen në një nivel më të lartë të përfaqësimit politik. Në vlerësimin tim është absurde, fyese për qytetarët dhe për mënyrën si funksionon shteti. Në një kohë kur sistemi i drejtësisë është në kolaps, kur reforma në drejtësi nuk ka përmbushur detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore, kur një mori të institucioneve të drejtësisë nuk janë krijuar dhe kur ato që kanë qenë krijuar por që janë vetuar janë paralizuar dhe bllokuar, të kësh luksin të shkosh me pushime. Kjo do të thotë më e pakta mos kesh ndjenjën e përgjegjësisë për përgjegjësitë qeverisëse që ke. Do të ishte normale që Kuvendi të punonte cdo ditë pa ndërprerje që të shkonte drejt një zgjidhje që ta çonte përpara reformën në drejtësi. Është skandaloze që sot Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, është paralaizuar i gjithë sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët janë përjashtuar për shkak të vettingut dhe nuk janë zëvendësuar. Puna e një anëtari të Gjykatës së Tiranës psh është 150 dosje gjyqësore në vit, të cilat sot nuk i merr dot përsipër njeri ti trajtojë dhe ti gjykojë. Pra bllokimi është shumë dimensional dhe ka mbërthyer kaq keq sistemin e drejtësisë saqë unë shpresoj të mos ndodhë, por parashikoj një situatë më skandaloze në ditët që vijnë.

Luan Rama tha gjithashtu se iniciativa e tij për të ulur në një tryezë dialogu palët politike u sabotua nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

Luan Rama: Unë iniciova sot në emër të LSI mundësinë e një tryeze dialogu. Dua ta them që isha në një proces konsultash takimesh me kryetarin e Kuvendit, por edhe me kreun e PD, kreun grupit parlamentar të PS që të mund ta nisnim këtë proces. Unë nuk jam aq naiv sa të besoja se do zgjidhej çdo gjë. Por ulja në tryezë mund të niste një proces, gjë që u sabotua. Ndërkohë që unë po përpiqesha të afroja palët në një mënyrë idioteske dhe provokative u shfaq në ekran Ulsi Manja, i cili përdori një zhargon të padenjë, duke u përpjekur të shfaqej si një specialist i kapsllëkut, i cili jo vetëm e provokoi, por edhe e sabotoi këtë përpjekje që mund të mos sillte produket, por ishte një mundësi e mirë për të ulur palët. Madje edhe kolegët e PS me të cilët unë negocioja u habitën nga ky qëndrim./OraNews

Next Post
Çuditë e motit, borë në mes të Verës

Çuditë e motit, borë në mes të Verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In