• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luan Rama politikë me FOTON që u bë simbol i qeverisjes PD-LSI

by A R
01/06/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i LSI Luan Rama ka përcjellë një mesazh me rastin e 1 qershorit, ditës së fëmijëve.

Ai  ka publikuar fotografinë e një fëmije të shkrepur në vitin 2010 dhe të botuar asaj kohe në gazetën “Shqip” si pjesë të reportazhit “fëmijët e kromit”.

Rama e ka shoqëruar portretin e fëmijës nga Bulqiza që mban një kovë kromi, me vargjet e Migjenit ‘Poema e Mjerimit’.

Luan Rama nuk nguron të hedhë akuza në drejtim të qeverisë dhe thotë se politika duhet të heshtë meqë sipas tij nuk ndjen turp.

Statusi i plotë:

Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve:

Një foto sa njëmijë fjalë dhe “Poema e Mjerimit” e Migjenit!…

Do të mjaftonte edhe një rast i vetëm ( për fat të keq në Shqipëri gjen me mijëra!), që qeveria, shteti dhe e gjithë shoqëria të ngriheshin në këmbë e sot t’u dedikoheshin fëmijëve; fëmijëve në nevojë, fëmijëve jetimë, fëmijëve të braktisur, fëmijëve të rrugës, fëmijëve të abuzuar, fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë!…
T’u dedikoheshin jo me fjalë siç bëjmë rëndom dhe siç bënë edhe sot, por me dashuri dhe solidaritet, që nesër, qoftë edhe njëri prej tyre të jetë më mirë se sot.
E kështu me rradhë ditë pas dite, në çdo ditë, pa bujë, pa zhurmë, pa hipokrizi!
Për fat të keq, nuk ndodhi!
E ai djali i vogël nga Bulqiza, fotografuar me kovën mbushur me krom mbi shpinë, edhe nesër do të jetë përsëri vetëm, përsëri i braktisur dhe i harruar, i hedhur në rrugë përballë malit të halleve të veta që s’bëzan!
Mjerimi, refreni i trishtë i kohës tonë!
I kohës tonë mbushur me politikanë, me qeveritarë, me deputetë, me horra e kriminelë, me trafikantë, me drogë e korrupsin!
Dhe Shqipëria pret t’i çelet dera e negociatave me Bashkimi Europian, sepse pretendojmë që kemi mbërritur standardet që kërkon Europa!
28 qershori kur Këshilli Europian do të duhet të vendosë nuk është larg!
Fotoja e djalit nga Bulqiza akuzon! Edhe vetë Bulqiza, gjithë Shqipëria akuzon!
Politika të heshtë! Të paktën të heshtë meqë nuk ndjen turp!

MIGJENI

Fragment nga “Poema e Mjerimit”

“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi,
Kafshatë që t’mbet’ n’fyt edhe të ze trishtimi,
Kur sheh ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta,
Që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita,
Dhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin,
Të tan’ jetën e vet derisa të vdesin.

………………………………………..

Mjerimi s’ka fat, por ka vetëm zhele,
Zhele fund e majë, flamujt e një shprese,
T’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.

…………………………………………

Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
Dhimba paduruese që t’bajnë t’çmendesh,
Që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
Ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s’don mshirë, por don vetëm të drejt!
Mëshirë? Bijë bastarde e etënve dinakë,
Të cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt,
I bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak,
Tu ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzis’ që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët’ njollë kurrë nuk asht e mundshme,
Ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj”.

Next Post
Petrit Vasili apelon: Shqiptarë, refuzojeni taksën për Rrugën e Kombit

Vasili pranon se bllokoi listën e barnave, a ka lidhje kompania farmaceutike e kushëririt?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In