• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luan Rama: Misioni ynë opozita e së vërtetës

by A R
18/08/2017 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ishte pranishëm në kampin veror të LSI-së në bregdetin e Jalës, ku mori pjesë edhe në një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Duke folur në lidhje me misionin që ka politika, Luan Rama u shpreh se në këto 27 vite pluralizëm politika lidhet më shumë me abuzivizmin sesa me shërbimin dhe me dimensionin që duhet të ketë politika në funksion dhe në shërbim të qytetarëve.
Gjithashtu, Luan Rama u ndal edhe në situatën aktuale politike dhe rezultatin që arriti të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, që u konfirmua si forca politike me rritjen më të madhe në vend, e veçanërisht mbështetjen që ka nga të rinjtë. 
“LSI jo rastësisht u shfaq dhe u konfirmua forca politike me rritjen më të madhe dhe më të konsoliduar të mbështetësve, pra të votuesve të saj në të gjithë vendin, por ajo që ne e kemi thënë shpeshherë dhe që ju e keni konfirmuar dhe e demonstroni me shumë elegancë dhe me sinqeritet, është mbështetja e madhe që ka LSI-ja në radhët rinisë”, – tha Zv.Kryetari i LSI-së. 

Në fund të bashkëbisedimit, Luan Rama, foli edhe për aksionin politik të LSI-së në këtë mandat të ri si edhe për sfidat që ka përpara e për marrëdhëniet që do të ketë me qytetarët në opozitë.
“LSI duhet të projektojë një aksion politik jo në kuptimin e veprimit të kufizuar në kohë vetëm me zgjedhjet, por një aksion politik për të krijuar një diapazon shumë më të gjerë dhe një horizont shumë më të largët nga çfarë sheh politika e sotme. Ne duhet të jemi të gatshëm të dimë të përballojmë sfidat si do që të vijnë ato. Ne duhet të bëjmë qytetarët që ta duan LSI-në edhe në opozitë. Por që të bëjmë që qytetarët të na duan në opozitë duhet të bëjmë shumëfish jo me fjalë por me angazhimin tonë konkret, të tregojmë që jemi në anën e tyre dhe jemi pro interesit të tyre. Të vërtetën edhe sikur të mos e themi ne, sot janë bërë të gjithë të zotë dhe do ta thonë të tjerët. Çështja është ta themi ne të parët dhe më mirë se të tjerët. Të bëhemi mbrojtës dhe zëdhënës të së vërtetës”, – deklaroi ndër të tjera Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë./a.m.

Next Post
Nga emigrantë në biznesmenë, 32 mijë sipërmarrje shqiptare në Itali

Nga emigrantë në biznesmenë, 32 mijë sipërmarrje shqiptare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In