• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luan Rama: Kemi rezerva për qeverinë, por LSI i respekton marrëveshjet

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, shpreh rezerva për mënyrën se si u hartua dhe u debatua Reforma në Drejtësi, për mungesën e transparencës, por dhe konceptimin e reformës si sfidë personale dhe si mjet kërcënimi për kundërshtarin politik.

Në një intervistë për gazetën Panorama, Rama shprehet se miratimi i reformës përbën çeljen e një epoke të re për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ai vlerëson si përcaktues rolin e kryeparlamentarit Meta në arritjen e konsensusit të plotë në Kuvend për këtë reformë, por dhe të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që, sipas tij, iu desh të zhvisheshin nga kostumi diplomatik e të bënin politikanin e modelit shqiptar.

I pyetur nëse ka një krisje në marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës, me një gjuhë të kujdesshme Rama shprehet se mungesa e besimit është një sëmundje e hershme e politikës shqiptare dhe se LSI-ja, sipas tij, është forcë politike që i respekton marrëveshjet, i respekton parimet dhe partneritetin.

“Nëse ne kemi rezerva, përkatësisht pretendime jo vetëm për 2-3 ministra, po për gjithë sistemin qeverisës në vend, e bëjmë pikërisht të nisur prej interesit madhor të shërbimit ndaj vendit. Në krye të rendit të angazhimeve tona është jetësimi i reformës në drejtësi, që ndryshimet kushtetuese që u bënë me aq mund, të mos mbeten në letër, po të bëhen të prekshme nga qytetarët që kanë nevojë për drejtësinë e drejtësisë”, thotë ai.

Sipas tij, me të “njëjtin angazhim e përgjegjshmëri do të punojmë për përmbushjen e të gjitha angazhimeve qeverisëse, duke e përkthyer konsensusin në votimin e reformës në drejtësi në vlerën reale që ai mbart e transmeton në mjedisin politik shqiptar”.

Ndryshe nga paketa kushtetuese, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së është i prirur që në vjeshtë, 7 ligjet që shoqërojnë këtë paketë të debatohen hapur, por jo vetëm ato, por dhe çdo gjë që lidhet me një qeverisje sa më të mirë.

Kërkesën për impulse të reja në qeveri, për LSI-në, sipas Luan Ramës, është një angazhim patriotik që udhëhiqet nga interesi i qytetarëve. Në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral, Rama shprehet se do të jetë Konventa kombëtare e LSI-së që do të vendosë në vjeshtë trendin e qëndrimeve politike të kësaj partie.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Akademiku ushtarak bullgar: Maqedonia do të flasë shqip, edhe pa ndarje

Comments 1

  1. Beni says:
    10 years ago

    Dakord me ty jam.miku im.Luan.
    Eshte koha per te filluar pastrimin e mafies ne ministrine e Bujqesise.
    Disa duhen arrestuar e disa duhen larguar.Sekretari i pergjithshem.Vojo Bregu qe mbledh parate per tia cuar kryetarit tone e ka vendin ne burg.Ai ka shitur koncensionet e tokave bujqesore seksereve te LSI kudo dhe asgje nuk eshte inveatuar.Ndersa gruaja e Vangjel.Tavos duhet te merren nen hetim.per vjedhje e keqmanagim fondesh.LSI si force politike ku cdo njkeri nga ne ka investuar duhet te pastrohet kolegu im.i dashur.

    Reply

Leave a Reply to Beni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

LIVE! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

February 16, 2026
Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

February 16, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In