• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lu takon Berishën, i dorëzon vërejtjet e Venecias për reformën në drejtësi

by
23/12/2015 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
berisha luIsh kryeministri vendit,  zoti Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e SHBA, zotin Donald Lu, i cili i dorëzoi zyrtarisht , në emër të ambasadës së SHBA por dhe të ambasadës së BE, draftin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.
 
Zoti Lu e falenderoi zotin Berisha për angazhimin serioz dhe kontributin e tij në këtë proçes themelor dhe shprehu bindjen se vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias pasqyrojnë gjerësisht qëndrimet dhe vërejtjet e formuluara nga opozita.  Ambasadori Lu i shprehu zotit Berisha dhe falenderimet për rolin e madh që ai ka luajtur në proçesin e miratimit të ligjit për dekriminalizimin.
 
Zoti Berisha e falenderoi ambasadorin Lu  për mbështetjen e çmuar dhe përkushtimin e tij të madh në proçesin e dekriminalizimit. Pa këtë mbështetje dhe qëndrimet tuaja, ky ligj do ishte i pamundur, u shpreh zoti Berisha. Ai vlerësoi se ky ligj është një hap i madh përpara por nga ana tjetër shprehu keqardhjen më të madhe, se të nesërmen e miratimit të ligjit, Edi Rama emëroi në krye të socialistëve të Shkodrës një njëri të çertifikuar për vrasje nga drejtësia.
 
Zoti Berisha gjithashtu e falenderoi me mirënjohje ambasadorin për mbështetjen dhe angazhimin e madh që ai i jep reformës në drejtësi, të cilën zoti Berisha e ka vlerësuar dhe e vlerëson jetike dhe vendimtare për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptar, prosperitetin e tyre dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
 
Zoti Berisha shprehu falenderimet për Komisionin e Venecias për punën e madhe që ka bërë dhe për komentet dhe rekomandimet e tij, të cilat janë në një valë me propozimet e opozitës. Këtë dokument zoti Berisha e konsideroi një bazë shumë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Zoti Berisha theksoi se me vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, provohet se sa qesharake janë pretendimet se opozita është kundër reformës në drejtësi. Komentet, vërejtjet, rekomandimet apo sugjerimet dëshmojnë qartë se opozita është jo për një reformë që kap drejtësinë nga politika apo partia, por për një reformë të standarteve më të mira europiane.
 
Ish kryeministri Berisha shprehu besimin se opozita, sikundër deri sot, duhet dhe do të qëndrojë e angazhuar me të gjithë potencialin e saj për këtë reformë, e cila duhet të bazohet në parimet themelorë të kushtetutshmërisë, që aq me kopetencë i ka zbërthyer Komisioni i Venecias në vërejtjet e tij.
 
Në këtë kontekst, theksoi zoti Berisha, mendoj se forcat politike duhet të mbështesin këshillën e urtë të kryetarit të Komisionit të Venecias, i cili rekomandoi politikën e ndjekur për miratimin e ligjit të dekriminalizimit.
 
Zoti Berisha shprehu bindjen se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të punohet dhe proçedohet për hartimin dhe miratimin e të gjitha amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që rrisin përgjegjësitë, transparencën dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe ndëshkojnë korrupsionin në këtë sistem.
Next Post

Kërpudha tibetiane, një mrekulli e natyrës që pengon sëmundjet e zemrës, plakjen dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In