• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kërpudha tibetiane, një mrekulli e natyrës që pengon sëmundjet e zemrës, plakjen dhe…

by A R
23/12/2015 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo bimë vjen nga shumë larg , ajo është kërpudha tibetiane. Kështu quhet receta që po përhapet së fundmi në vendin tonë, ardhja e së cilës ende nuk ka autor e bashkë me të një fletë formati, ku janë shënuar të gjitha mënyrat e përdorimit të kurës, vetitë kuruese të saj si dhe përgatitjen e recetës. Ajo duket tamam si një legjendë e largët, nga e cila njerëzit presin shpëtimin, shkruan Shqipmedia.

Përse përdoret kërpudha tibetiane

­ Rregullon dhe ekuilibron sistemin imunitar të trupit

­ Shëron sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shpërbën kolesterolin (yndyrën) në enët e gjakut

­ Shëron sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe shpretkës

­ Pastron rrugët e kalimit të lëngut biliar (të fshikëzës së tëmthit) dhe tret gurët e formuar aty

­ Shëron sëmundjet e veshkave dhe kontrollon rrugët urinare

­ Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, zhduk ulçerat

­ Forcon veprimin e antibiotikëve dhe mjekon pjesët e infektuara në të gjithë organizmin

­ Rregullon tensionin e gjakut

­ Mjekon kancerin dhe pengon zhvillimin e metastazave

­ Pengon plakjen e shpejtë

­ Heq dobësinë trupore dhe lodhjen nga stresi

­ Përmban çdo vitaminë të nevojshme për jetën.

Kosi prej kërpudhe

Nuk ka as erë as shije të ndryshme nga kosi që blemë apo zëmë nëpër shtëpi, vetëm se nuk është si ai që “pritet me thikë”. Lela, gruaja që përdor kërpudhën tibetiane, na tregon se si ajo përgatit kosin që e pi çdo natë në vend të ilaçeve. “Në një enë hedh 250 gram qumësht të pazier që duhet të jetë në temperaturën e ambientit, është e këshillueshme që qumështi të mos ketë shumë yndyrë. Pas kësaj, fus

në enë kërpudhën, dhe enën e mbuloj me napë. Pas 24 orësh heq napën dhe qumështi është i kthyer në kos” – vijon Lela, duke shtuar se kërpudhën e shpëlan me ujë të bollshëm dhe e rifut sërish në qumësht.

Ajo nuk nguron të na shpjegojë se, kjo kërpudhë nuk duhet të takojë në metal dhe ushqimi i saj i vetëm edhe kur nuk e përdor kosin e kërpudhës është qumështi. Gruaja beson në mrekullinë e kërpudhës tibetiane, duke shtuar se edhe nëse kjo nuk e shëron keq nuk i bën ta pijë.

Historia e kërpudhës

Është e çuditshme kur mendon se kërpudha e mbajtur në qumësht çdo 17­të ditë rilind një tjetër nkërpudhë. E kjo është mënyra e përhapjes së magjisë së re, e cila po kalohet dorë më dorë. Kërpudha

tibetiane çdo 17 ditë ka ciklin e shtimit dhe pjesa e re pritet dhe i jepet një njeriu që ta kërkon, në të kundërt flaket. Kështu është bërë e mundur përhapja e saj, nga e cila dhjetëra njerëz kërkojnë shërimin.

E bashkë me formatin ku shkruhet gjerë e gjatë për përdorimin, në fund gjendet edhe një shënim i vogël mbi historinë e zbulimit të kësaj kërpudhe. Kjo kërpudhë rritet nga priftërinjtë tibetianë. Në Europë, kërpudhën tibetiane e solli një profesor i Klinikës Universitare të Gleivitzit në Poloni. Ky i fundit, gjithmonë

sipas rrëfenjave, punonte që prej 5­vjetësh në Indi, ku edhe u sëmur nga kanceri në mëlçi. Ai u mjekua me këtë kërpudhë nga priftërinjtë dhe, u kthye nga India plotësisht i shëruar. Ky profesor ka qenë edhe përhapësi i kërpudhës magjike në Europë, e cila veç qumështit nuk do kujdes tjetër.

Next Post

Ish Presidenti Izraelit Peres përgëzon Ramën: Keni rilindur Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In