Donald Lu i është përgjigjur me ironi deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili një ditë më parë në një interviste televizive tha se ambasadori është në konflikt të hapur interesi përsa i përket çështjes së kryeprokurorit.
Berisha deklaroi se Lu kërkon me insistim largimin e Llallës pasi e akuzoi për korrupsion, dhe sipas Berishës kjo ishte e rëndë për një diplomat.
Sot Lu, ka gjetur një mënyrë ndryshe për t’iu përgjigjur këtyre akuzave.
Duke ironizuar Berishën, ambasada publikon një listë të prapësive të Babagjyshit të Vitit të Ri, mes gjërave është edhe emri i Donald Lu.
STATUSI I AMBASADËS
Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! #KonfliktInteresi
Lista e Prapësive e Babagjyshit:
Donald Lu
Qenushë
Futboll
Kafe
Karamele
Trafiku
Por kjo nuk është hera e parë që ambasada ka reaguar me ironi ndaj akuzave të opozitës në drejtim të ambasadorit Donald Lu. Më herët u publikua një lajm se Donald Lu ka kërkuar para në këmbim të fshirjes së emrit të Kryebashkiakut të Kurbinit dhe akuzonte se ka marrë 200 mijë euro për t’i fshirë emrin nga lista e zezë kryebashkiakut në fjalë.
Ambasada reagoi me ironi dhe shpërndau një foto-montazh në llogarinë e saj në Facebook ku shfaqet ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ylli i muzikës Elvis Presli. Kjo fotografi shoqërohet me dixhiturën ironizuese:
“A e gjeni dot sa ka paguar ky person për të bërë një foto me Ambasadorin Lu? | Can you guess how much this person paid for a #PhotoWithAmbassadorLu? #FotoSkandal” shkruhej në postim.
Ky është një sulm i paprecedentë që bëhet nga opozita dhe në mënyrë të përsëritur nga Berisha, ndaj diplomatëve të SHBA-BE.
a.ç