• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI thirrje Kuvendit: Të futet për diskutim “Statusi i minatorit”

by A R
20/11/2017 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes deputetit të saj Përparim Spahiu ka theksuar edhe një herë qëndrimin e kësaj force politike kundër vendosjes së TVSH për bizneset e vogla.

“Përjashtimi nga TVSH për bizneset e vogla, ky ka qenë dhe një shqetësim i FMN”, tha Spahiu.

Po ashtu, ai i ka bërë thirrje Kuvendit që të fusë sa më shpejtë në rend dite projektligjin për statusin e minatorit.

Deklarata e Spahiut

Sot LSI kishte grupin e radhës së grupit parlamentar. Çështjet kryesore që u diskutuan kryesisht ishte në lidhje me nisjen e diskutimeve të paketës fiskale për vitin 2018. LSI ka paraqitur 3 amendime, të cilat fatkeqësisht mazhoranca nuk I mori parasysh, madje dhe me arrogancë përgjigjet: ne nuk ndryshojmë asgjë, konkretisht ministri I Financave tha se ne nuk ndryshojmë asgjë nga ajo çka kemi paraqitur në buxhet. Ndërkohë që kemi një ftesë të marrim pjesë në këto diskutime, asgjë  nuk merret parasysh.

Amendimet e LSI konsistonin në uljen e TVSH-së për produktet e shportës, si buka, vaji, kripa. Kjo nuk është një kërkesë pa logjikë. Po të vëmë re të gjitha vendet e rajonit, të gjitha vendet e zhvilluara kanë një politikë fiskale shumë ndihmuese sa i takon kësaj pjese. Bëhet fjalë për vende si Kroacia, TVSH-ja e produkteve bazë është 5%, Franca është 5.5%, Gjermania e ka vetëm 5%, ndërkohë që Britania e Madhe e ka TVSH-në zero për produktet e shportës. Gjithashtu amendimi tjetër që u rrëzua sot nga qeveria ishte ai I rritjes së fashës së përjashtimit nga TVSH-ja për bizneset e vogla me xhiro deri në 5 milionë, pra të ngeleshim aty ku ky nivel ka qenë.

Ky ka qenë dhe një shqetësim I Fondit Monetar Ndërkombëtar, që e lidh me administrimin e të gjithë strukturës dhe kostove që sjell ulja e pragut nga qeveria në 2 milionë lekë. Po kështu edhe amendimi për taksën e banesave. Ne e ngritëm dhe në diskutimet në parlament, ku thamë që familje pensionistësh me të ardhura fare të vogla, me taksën e re do të paguajnë një pension apo një pension e gjysmë më tepër, me këtë taksë të vendosur. Kështu që ishte një propozim që kërkonte përjashtimin nga taksimi I shtëpisë së parë dhe të ardhurat nga ky përjashtim të kompensoheshin nga tatimi I shtëpive të dyta apo të treta që qeveria do të vendoste.

Gjithashtu në mbledhjen e grupit u diskutua dhe çështja e rëndësishme e propozimit të projektligjit të statusit të minatorit. Prej më shumë se një muaji ky propozim është bërë në komisionin përkatës të Shëndetësisë dhe të Punës. Pritej nga qeveria një përgjigje zyrtare përsa i takonte këtij propozimi. Kanë kaluar të gjitha afatet dhe ne akoma nuk kemi një propozim të tillë, kështu që grupi parlamentar i LSI i bën thirrje Kuvendit që ta fusë sa më shpejt në rend dite, në diskutimet në komisione, në diskutimet në parim dhe nen për nen të Statusit të Minatorit. Unë nuk kam shpresë dhe nuk besoj që qeveria ka dëshirën të kalojë Statusin e Minatorit, sepse jam shprehur dhe më herët, që ata I duan ata njerëz të varfër dhe të pambrojtur, por unë I bëj thirrje Parlamentit dhe të gjithë deputetëve që të ulemi në diskutime, ta kalojmë këtë propozim për këtë shtresë, për të cilën të gjitha qeveritë janë në borxh.

Next Post
Meta me homologun maqedonas: Shqiptarët faktor stabiliteti

Meta me homologun maqedonas: Shqiptarët faktor stabiliteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

August 20, 2026
Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

Flakët pushtojnë Pukën: Zjarri del jashtë kontrollit, rrezikohen banorët e Gojanit të Vogël

August 20, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

August 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

August 20, 2026
Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur

August 20, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

LDK si një alibi e Albin Kurtit për moszgjedhjen e presidentit

August 20, 2026
Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com