• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta me homologun maqedonas: Shqiptarët faktor stabiliteti

by A R
20/11/2017 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u prit sot nga homologu i tij, Presidenti Gjorge Ivanov.

Meta vlerësoi lidhjet e ngushta historike e kulturore dhe theksoi se ato janë ekzistenciale dhe përcaktuese për të ardhmen evropiane të dy vendeve tona.

“E vetmja mënyrë për të përballuar sfidat e globalizmit është bashkëpunimi i ngushtë në nivel dypalësh dhe atë rajonal.” – u shpreh Presidenti Meta.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi frymën dhe vizionin e përbashkët euroatlantik që i karakterizon ato dhe duke përshëndetur zhvillimet dhe angazhimet e marra nga Qeveria e re e Maqedonisë, për përmirësimin e klimës dhe harmonisë ndëretnike. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi hapat konkrete në drejtim të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Presidenti Meta i konsideroi shqiptarët në Maqedoni, një faktor të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe të orientuar qartë drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa pakicën kombëtare maqedonase në Shqipëri, si urë lidhëse të fuqishme miqësie. Presidenti Meta shprehu besimin se ligji i ri për pakicat kombëtare në Shqipëri do të krijojë hapësirën e duhur për ruajtjen e identitetit të saj sipas standardeve më të mira evropiane.

Duke perifrazuar Nënë Terezën e cila i bashkon të dy vendet, Presidenti Meta theksoi se shprehja e saj: “nëse i gjykojmë njerëzit pa fund nuk mbetet më kohë për t’i dashur ata”; i shërben si njerëzve ashtu edhe fqinjëve.

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, Presidenti Meta nënvizoi domosdoshmërinë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e infrastrukturës lidhëse mes dy vendeve dhe shprehu besimin se, mbledhja e ardhshme e dy Qeverive në Pogradec, do t’i japë një shtysë marrëdhënieve dypalëshe, jo vetëm në planin politik por edhe në atë ekonomik dhe do të evidentojë projektet e përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit.

“Ballkani, i cili ka prodhuar shumë histori e retorikë konfliktuale në të shkuarën, sot ka më shumë nevojë për bashkëpunim konkret dhe jo retorikë bashkëpunuese.”, – theksoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta e siguroi edhe njëherë Presidentin Ivanov për mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe rëndësinë që ka për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit./a.m.

Next Post
Serbia nuk heq dorë, Vuçiç: Kemi marrë masat e duhura për ekstradimin e Ballistit

Lajmi i mrekullueshëm që mori Ballisti në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra në Kaçinar dhe Përlat

August 20, 2026
Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

August 20, 2026
Debate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

Debate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë

August 20, 2026
VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

August 20, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Rekord historik: 4.5 miliardë euro u këmbyen në treg, por Leku vijon të forcohet

August 20, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com