• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI sërish me sytë nga lekët, drejtori i saj, vëlla i deputetit Përpari Spahiu, miraton tenderin 1 mln euro për 185 mijë targa 

by Java News
01/07/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë nisi tenderin për blerjen e 185 mijë targave kundrejt vlerës 1 milion euro. Në krye të kësaj drejtorie është Ylli Spahiu i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe është vëllai i deputetit Përpari Spahiu i po kësaj partie.

Normalisht duke qenë se është post politik gjasat janë që drejtori Spahiu ka për t’u larguar me emërimin e qeverisë së re, në të cilësn LSI-ja nuk ka për të qenë më pjesë. Pra pak para largimit drejtori Spahiu hap një tender me një vlerë të madhe.

Ftesa për tender u bë nga Agjencia e Prokurimit Publik dje në orën 8:00, teksa pritet që ofertat të dorëzohen deri më 27 korrik. Shuma në dispozicion është mbi 129 milionë lekë, me të cilën do të blihen 185 mijë targa dhe 350 shiritë ngjyrosës. Kjo sasi targash konsiderohet e lartë në raport me makinat në qarkullim, të cilat në fund të vitit 2016 ishin 563 mijë automjete, duke përfshirë edhe automjetet në inventar, por që nuk qarkullojnë.

Specifikat e tenderit kërkojnë që operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera dhe të realizuara gjatë tre viteve të fundit në vlerë jo më të vogël se 51.000.000 (pesëdhjetë e një milion) lekë, që është realizuar gjatë tre viteve të fundit.

Operatori ekonomik për përvojën e mëparshme duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik dhe/ose fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  kërkon që mallrat e furnizuara sipas kontratës duhet të jenë konform kodeve dhe Standardeve Teknike të parashikuara në specifikimet teknike.

Nëse gjatë ekzekutimit të kontratës, ka ndryshime në kodet përkatëse ose në Standardet Teknike, këto ndryshime do të zbatohen vetëm pas aprovimit nga Autoriteti Kontraktues. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë dispozitë tjetër e kontratës, kur nuk është përcaktuar asnjë Standard Teknik përkatës në specifikimet teknike, Mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike ndërkombëtare të tanishme. Nëse nuk ekzistojnë standarde teknike ndërkombëtare, mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike përkatëse shqiptare. shqiptarja.com

ma.me
Next Post
FOTOT/ Thatësira, si po i ndihmon qytetarët për ujë Bashkia e Tiranës

FOTOT/ Thatësira, si po i ndihmon qytetarët për ujë Bashkia e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

February 25, 2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

February 25, 2026
Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

Lëvizte me fenelina policie në makinë për të shmangur kontrollet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë zjarri

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In