• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI prezanton kandidatin për Bashkinë e Kavajës, Braimllari: Do ta fitojmë!

by Java News
28/05/2017 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Kavajës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari theksoi se LSI është krenare për përfaqësimin e saj me Maksim Konën, i cili do të dalë fitues në garën për kryetar të Bashkisë së Kavajës.

“Jemi krenar për përfaqësimin tonë me Maksim Konën në Kavajë. Së bashku ne do ta fitojmë Bashkinë e Kavajës dhe LSI do të dalë e para në Kavajë. LSI është forca politike e njerëzve të përgjegjshëm që marrin vendime në shërbim të qytetarëve. Ka ardhur koha që Kavaja të përfaqësohet me njerëz serioz, të mirë arsimuar, profesionist dhe me integritet”,- u shpreh Braimllari.

Duke u ndalur tek programi elektoral i LSI-së për zgjedhjet e 25 qershorit, Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës për të rinjtë.

“Do të hapim 100 mijë vende të reja pune për të rinjtë. Objektivi ynë është që raporti i arsimit profesional me atë të përgjithshëm brenda 4 viteve të arrijë në 50% me 50% duke marrë në konsideratë që premtimi ynë është për arsim të mesëm të detyrueshëm. Ky është Plani për Punësimin e të Rinjve, është garanci për të sotmen dhe të ardhmen e te rinjve”,- u shpreh Braimllari.

Në fjalën e tij, kandidati për Kryetar të Bashkisë së Kavajës, Maksim Kona theksoi se do të punojmë për të ndërtuar projekte zhvillimi për Kavajën në mënyrë që të sjellim më shumë mirëqenie dhe vende të reja pune, të mirë paguara për të përballuar koston e jetesës.

Krahas kësaj, Kona u shpreh se do të investojë në arsimin profesional në Kavajë duke shtuar se baza e programit të tij për drejtimin e Bashkisë së Kavajës por edhe i LSI-së janë shanset e reja për të rinjtë. “Do krijojmë më shumë shanse për të rinjtë sepse besojmë tek të rinjtë e Kavajës si një fuqi transformuese”,- tha Kona. /ma.me

Next Post
Këshilltari i Presidentit, Lezhja: Basha, spastrime të paprecedenta në PD! Ai s’mund të bëhet kurrë lider

Këshilltari i Presidentit, Lezhja: Basha, spastrime të paprecedenta në PD! Ai s'mund të bëhet kurrë lider

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Ambasada e SHBA në Kosovë paralajmëron shtetasit amerikanë: Shmangni sheshin “Skënderbeu”!

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

October 2, 2026
“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje për hallet e qytetarëve në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë!

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje për hallet e qytetarëve në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë!

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zbarkon në Helsinki, kuqezinjtë përballen nesër për kreun e grupit

October 2, 2026
Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

Mbrojtën kartelet e drogës! Goditje ndaj korrupsionit në Bolivi, arrestohen Kryeprokurori dhe 13 zyrtarë të tjerë

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

Liga e Kombeve/ Kosova u ndal nga Izraeli, “Dardanët” në vendin e dytë pas barazimit pa gola në Hungari!

October 2, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

Putin paralajmëron Perëndimin me armët bërthamore: Rusia mund të përdorë të gjitha armët e saj nëse sulmohet Kaliningradi!

October 2, 2026
Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

Protestat masive studentore fusin Francën në kaos, rreth 2000 mijë të arrestuar dhe 305 policë të plagosur nga përleshjet nëpër rrugë!

October 2, 2026
Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

October 2, 2026
Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës! Diskutime te Ekonomia

Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës! Diskutime te Ekonomia

October 2, 2026
SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e naftës goditet me raketë, ngrihet alarmi për rrezik të lartë

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com