• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI nuk merr pjesë në festën e PS, zbulohet përfaqësuesi i PD

by A R
12/06/2017 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një aleat si LSI, thuajse formal në bashkëqeverisje, dhe me një opozitë teknikisht të përfshirë në qeveri, Partia Socialiste do ta kremtoje 26-vjetorin e themelimit në kulmin e një fushate të pazakontë elektorale.

Ftesa ka mbërritur në shumë zyra të qeverisë dhe në seli partish, por jo të gjithë do t’i përgjigjen asaj.

Një prej atyre që nuk do të jetë pjesë e festës është një nga themeluesit e rinisë socialiste, Ilir Meta, raporton Top Channel.

Lufta politike për timonin e pushtetit i ka çuar dy aleatët në pikën e tyre më të ulët të komunikimit në këto 4 vjet bashkëqeverisje.

“Unë, si themelues i Partisë Socialiste do ta festoj ditën e themelimit të PS. Po flas për Partinë Socialiste, jo për Rilindjen, me një grup deputetësh dhe anëtarësh themelues të PS-së në respekt të gjithë kontributit që ata kanë dhënë për PS”, deklaroi gjatë ditës Luan Rama.

Por nëse aleatët formalë politikë nuk do të jenë në festën e socialistëve, partneri i tij teknik, Partia Demokratike do të përfaqësohet në festë me doktor Halim Kosovën, i cili sot ka dy urime politike për të bërë. Një për ditëlindjen e partisë së Edi Ramës dhe një për ditëlindjen e kryetarit të tij, Lulzim Bashës.

Torta e ditëlindjes së 43-të të Bashës, e përgatitur nga banorë të njësisë 7 në Tiranë ishte e mbushur me simbolet e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.

Dhe po ashtu ishte edhe batuta e falenderimit nga kreu i opozitës.

“Nga torta do të marrin vetëm fëmijët dhe qytetarët. Politikanët nuk kanë punë, janë të republikës së vjetër”, tha Basha.

Dy ditëlindjet, ajo e partisë së Ramës dhe ditëlindja e Bashës përkojnë edhe me një ditë të veçantë për besimtarët, ditën e Shna Ndout.

Ndoshta, Rama dhe Basha nuk do të shkojnë të kalojnë sonte natën në kishën e Shna Ndout për të pritur ditëlindjen e shenjtit, por me siguri, secili në shtëpinë e tij do të lutet për një mrekulli në zgjedhje.

Next Post
Largimi i Tahirit/ Astrit Patozi: Të gjitha gjurmët të çojnë në çadër…

Patozi: Pse jam kundër bashkëqeverisjes Rama-Basha pas 25 qershorit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In